• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shkencë-Teknologji

Shkenca zbulon si e percepton truri bukurinë: arti aktivizon të njëjtat qarqe të kënaqësisë si ushqimi dhe paratë

6 Shtator, 2026
në Shkencë-Teknologji
A A
Shkenca zbulon si e percepton truri bukurinë: arti aktivizon të njëjtat qarqe të kënaqësisë si ushqimi dhe paratë
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Pse një pikturë mund të na mbajë të ngulur përpara saj edhe kur nuk dimë të shpjegojmë çfarë na tërheq? Një studim i ri mbi mënyrën se si truri reagon ndaj artit sugjeron se përjetimi i bukurisë nuk është aq subjektiv sa kemi menduar dhe se pas tij qëndron një mekanizëm i dallueshëm neurologjik.

Studimi, i publikuar në Nature Communications, u përpoq të zbulonte se si formohet në tru gjykimi estetik. Studiuesit arritën në përfundimin se truri nuk e përpunon bukurinë si një përvojë të vetme, por e ndan atë në dy komponentë kryesorë: së pari përcakton çfarë paraqet imazhi – një peizazh, objekt apo figurë – dhe më pas vlerëson se sa kënaqësi na shkakton ajo që shohim.

Pikërisht komponenti i dytë është veçanërisht interesant. Kënaqësia që marrim nga një vepër arti përpunohet në zona më të thella të trurit të lidhura me shpërblimin dhe kënaqësinë, të njëjtat qarqe që reagojnë edhe ndaj ushqimit apo parave. Këto dy sisteme neurologjike, megjithëse funksionojnë të ndara, bashkohen për të krijuar atë që ne e perceptojmë si bukuri.

Për të arritur në këto përfundime, studiuesit vendosën 34 vullnetarë përpara 96 pikturave tradicionale kineze me akuarel, ndërsa aktiviteti i tyre cerebral monitorohej me një skaner MRI 7 Tesla, mjaftueshëm i fuqishëm për të regjistruar ndryshime shumë të vogla të qarkullimit të gjakut që lidhen me aktivitetin e trurit.

Pas skanimit, pjesëmarrësit vlerësuan emocionet që u shkaktonte secila pikturë. Por studiuesit nuk u mjaftuan me përgjigjet individuale. Ata përdorën algoritme të ngjashme me sistemet e rekomandimeve të Netflix dhe Spotify, të cilat janë krijuar për të zbuluar modele të përbashkëta brenda preferencave të shumë njerëzve.

Analiza zbuloi dy dimensione të qarta. I pari i rendiste pikturat sipas asaj që paraqisnin, nga veprat e dominuara nga figurat deri te ato të dominuara nga peizazhet. I dyti i rendiste nga më pak të pëlqyerat te më të pëlqyerat nga pjesëmarrësit, duke matur kështu vlerën emocionale ose kënaqësinë që shkaktonte secila vepër.

Truri i mbante këto dy procese dukshëm të ndara. Përmbajtja e pikturës përpunohej përgjatë rrugëve vizuale, pra në sistemet që na lejojnë të dallojmë një fytyrë nga një peizazh, ndërsa kënaqësia estetike shfaqej në zonat e lidhura me shpërblimin.

Por eksperimenti zbuloi edhe diçka tjetër: arsimimi dhe ekspertiza në art duket se ndryshojnë mënyrën se si truri e përfaqëson bukurinë.

Dallimi u vu re veçanërisht në të ashtuquajturin default mode network, një rrjet i trurit i lidhur me imagjinatën, vetëdijen, reflektimin mbi veten dhe krijimin e kuptimit. Sa më e madhe të ishte ekspertiza e një personi në artet pamore, aq më ndryshe organizohej përvoja estetike në këtë sistem.

Kjo ngre një ide interesante: arti mund të mos na mësojë vetëm çfarë të konsiderojmë të bukur, por mund të ndryshojë vetë mënyrën se si truri e përpunon bukurinë.

Sipas studiuesve, rezultatet i japin një peshë tjetër edhe edukimit artistik. Nëse krijimi dhe vëzhgimi i artit mund të ndikojnë në mënyrën se si perceptimi, emocionet dhe kuptimi lidhen me njëri-tjetrin në tru, atëherë edukimi artistik nuk është thjesht një aktivitet kulturor shtesë, por potencialisht një formë trajnimi të trurit.

Gjetjet mund të jenë me interes edhe për terapitë që përdorin artin te personat me depresion, trauma apo demencë. Këto terapi janë përdorur prej kohësh, ndërsa një kuptim më i saktë i mekanizmave neurologjikë mund të ndihmojë në të ardhmen për të testuar më mirë efektivitetin dhe mënyrën e përdorimit të tyre.

Studimi merr një dimension tjetër edhe në epokën e Inteligjencës Artificiale, kur një pjesë gjithnjë e më e madhe e imazheve në reklama, dizajn dhe ekranet tona mund të krijohen nga makineritë. Të kuptuarit e asaj që ndodh brenda trurit njerëzor kur diçka na duket e bukur mund të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Rezultatet sfidojnë kështu shprehjen e vjetër se “bukuria është në syrin e atij që e sheh”. Preferencat individuale ekzistojnë, por pas tyre duket se ka edhe një strukturë të përbashkët biologjike, përmes së cilës truri jo vetëm e sheh botën, por vazhdimisht e vlerëson edhe estetikisht.

Burimi: The Conversation

Postimi i mëparshëm

Brenda botës private të Coco Chanel: nga apartamenti luksoz në Paris te suita ku jetoi për 34 vjet në Ritz

Postimi i rradhës

Europa druhet se nuk mund t’i rezistojë një lufte të gjatë me Rusinë/ Zyrtarët e mbrojtjes: Publiku nuk është i përgatitur

  • Më të fundit
Europa druhet se nuk mund t’i rezistojë një lufte të gjatë me Rusinë/ Zyrtarët e mbrojtjes: Publiku nuk është i përgatitur

Europa druhet se nuk mund t’i rezistojë një lufte të gjatë me Rusinë/ Zyrtarët e mbrojtjes: Publiku nuk është i përgatitur

6 Shtator, 2026
Shkenca zbulon si e percepton truri bukurinë: arti aktivizon të njëjtat qarqe të kënaqësisë si ushqimi dhe paratë

Shkenca zbulon si e percepton truri bukurinë: arti aktivizon të njëjtat qarqe të kënaqësisë si ushqimi dhe paratë

6 Shtator, 2026
Brenda botës private të Coco Chanel: nga apartamenti luksoz në Paris te suita ku jetoi për 34 vjet në Ritz

Brenda botës private të Coco Chanel: nga apartamenti luksoz në Paris te suita ku jetoi për 34 vjet në Ritz

5 Shtator, 2026
Zvicra refuzon programin satelitor të BE-së për klimën, kursen 48 milionë franga por humbet kontrata dhe ndikim

Zvicra refuzon programin satelitor të BE-së për klimën, kursen 48 milionë franga por humbet kontrata dhe ndikim

5 Shtator, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Europa druhet se nuk mund t’i rezistojë një lufte të gjatë me Rusinë/ Zyrtarët e mbrojtjes: Publiku nuk është i përgatitur

Europa druhet se nuk mund t’i rezistojë një lufte të gjatë me Rusinë/ Zyrtarët e mbrojtjes: Publiku nuk është i përgatitur

6 Shtator, 2026
Shkenca zbulon si e percepton truri bukurinë: arti aktivizon të njëjtat qarqe të kënaqësisë si ushqimi dhe paratë

Shkenca zbulon si e percepton truri bukurinë: arti aktivizon të njëjtat qarqe të kënaqësisë si ushqimi dhe paratë

6 Shtator, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.