• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Stil jetese

Mbrojtësit e Elizabeth Holmes dhe Lindsay Clancy janë të prerë nga e njëjta pëlhurë sociopatike

14 Shtator, 2026
në Stil jetese
A A
Mbrojtësit e Elizabeth Holmes dhe Lindsay Clancy janë të prerë nga e njëjta pëlhurë sociopatike
2
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

“Girlboss”-i sociopatik jo vetëm bëhet miliardere, por shndërrohet edhe në personazh të famshëm – dhe në kulturën tonë të varur nga vëmendja, kjo e fundit mund të jetë joshja edhe më e madhe…

Një fragment i shkurtër nga një dokumentar që pritet të publikohet së shpejti po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për filmin You Can See Everything, i cili ndjek ditët e fundit përpara se Elizabeth Holmes, tashmë e dënuar, të dërgohej në burg.

Nëse nuk ju kujtohet kush është Elizabeth Holmes, ajo është ish-drejtoresha ekzekutive e Theranos, një kompani e teknologjisë mjekësore, vlera e së cilës u rrit në mënyrë marramendëse gjatë fillimit të viteve 2010, mbi bazën e pretendimeve se zotëronte një teknologji mjekësore potencialisht revolucionare. Kjo i solli Holmes një pasuri të madhe dhe njëkohësisht vlerësimet e mediave, të cilat e paraqitën si një figurë pioniere dhe si miliarderen më të re në botë që e kishte krijuar vetë pasurinë e saj.

Por rezultoi se e gjitha ishte një mashtrim. Një seri hetimesh, të nisura në vitin 2015, çuan në rrëzimin e plotë të vlerës së Theranos deri në vitin 2018 dhe, më pas, në dënimin e Holmes në vitin 2022 për mashtrim të investitorëve. Ajo u dënua me 11 vjet e gjysmë burg dhe nisi vuajtjen e dënimit në vitin 2023.

Fragmenti në fjalë nga dokumentari vjen nga videoja promovuese dhe tregon Holmes duke folur me Nathan Fielder, komedian dhe një prej bashkëregjisorëve të filmit. Duke e parë drejt në sy, ajo e siguron:

“Unë nuk jam ai lloj personi, këtë mund të ta premtoj. Nuk kam asgjë për të të mashtruar; sigurisht që nuk po të mashtroj. Po komunikoj me ty si një qenie njerëzore. Përse do të të mashtroja?”

Për ta kuptuar plotësisht efektin që krijon kjo skenë, duhet parë vetë fragmenti.

Është… shqetësues, për ta thënë më së paku. Në atë fragment, buzëqeshja e Holmes, shikimi dhe intonacioni i zërit të saj krijojnë përshtypjen e dikujt që po përpiqet fort t’ju bindë se nuk po ju mashtron dhe që është shumë e stërvitur për ta bërë këtë. Ajo futet thellë në atë zonë të çuditshme ku sinqeriteti duket pothuajse artificial. Ka sjelljen e duhur, shprehjen e duhur të fytyrës dhe thotë fjalët e duhura, por diçka aty thjesht… nuk shkon. Dhe kjo krijon një ndjesi thellësisht të pakëndshme.

Siç mund të pritej, nga kjo skenë kanë lindur tashmë shumë meme në internet. Por ajo, sipas autorit, tregon gjithashtu se sa shqetësuese mund të jetë sociopatia reale. Holmes duket se shfaq disa prej shenjave që lidhen zakonisht me sjelljen sociopatike, përfshirë mungesën e empatisë, përdorimin e shpeshtë të manipulimit, papërgjegjshmërinë – duke pasur parasysh, sigurisht, të gjithë historinë e mashtrimit – si dhe mungesën e pendesës.

Dhe, sipas autorit, pikërisht ky është tipi i personalitetit që haset në departamentet e burimeve njerëzore, në burokracinë federale, në rrjetin e organizatave joqeveritare të së majtës dhe mes mbështetësve të Lindsay Clancy.

Shpesh është e vështirë të dallosh një sociopat në jetën e përditshme, por këto tipare, në një mënyrë ose në një tjetër, dalin në sipërfaqe. Tirania e vogël e burokracisë shtetërore – apo e çdo lloj burokracie – është një shembull i mirë. Nëse ju është dashur ndonjëherë të shkoni në zyrat e shërbimeve të automjeteve në SHBA, të kaloni kontrollet e sigurisë së TSA-së në aeroporte apo të përballeni me drejtuesin e burimeve njerëzore të kompanisë suaj – rreth tre të katërtat e punonjësve të këtij sektori janë gra – ndoshta keni hasur dikë që shfaq prirje të tilla.

Këto sjellje kanë depërtuar thellë edhe në politikë dhe gazetari. Nuk duhet të jesh ekspert i manualeve të diagnostikimit psikiatrik për të dalluar simptoma të tilla.

Persona të tillë gjejnë një lloj kënaqësie në këto pozicione, sepse ato u krijojnë mundësinë të shfaqin pikërisht këto sjellje: mungesën e empatisë ndaj viktimave të tyre, mashtrimin dhe manipulimin e vazhdueshëm gjatë ushtrimit të pushtetit të vogël, si dhe shkeljen e normave shoqërore nën petkun e kauzave të konsideruara të pranueshme, si lufta kundër “patriarkatit”. Pasi të dish çfarë të kërkosh, fillon ta shohësh kudo.

Një sjellje të ngjashme e kemi parë edhe te mbrojtësit e Lindsay Clancy, shumica dërrmuese e të cilëve, janë gra. Në TikTok janë publikuar video të shumta me teori të ndryshme që përpiqen ose të justifikojnë aktin e saj të tmerrshëm, ose t’ua kalojnë përgjegjësinë personave të tjerë. Një grup grash u mblodh gjithashtu jashtë gjykatës për të shprehur solidaritet me Clancy, ndërsa mbështetësit e saj shpallën pafajësinë e saj duke shpërfillur ose minimizuar viktimat e vërteta: tre fëmijët e vrarë të Clancy.

Tre anëtarë të jurisë dolën së fundmi në një intervistë dhe sjellja e tyre përmbush shumë nga kёto tipare. Ata folën me admirim për avokatin mbrojtës të Clancy, duke e cilësuar atë “gazmor”, “argëtues” dhe plot “dhembshuri” ndaj saj.

Ndërkohë, ata e përshkruan anëtarin e vetëm të jurisë që kundërshtoi të tjerët si “shumë arrogant” dhe dukej sikur e qortonin sepse nuk kishte pranuar ekspertizën e tyre personale gjatë diskutimeve – diçka që bie ndesh me rregullat e procesit.

Një prej anëtareve të jurisë u ankua se personi që kundërshtonte “e kishte shumë të vështirë të shkëputej nga fakti se Lindsay Clancy vrau fëmijët e saj”.

Njerëz me këto tipare kanë depërtuar pothuajse në çdo institucion të rëndësishëm të shoqërisë. Ata janë vendosur në Hollywood, në botën akademike, në organizatat joqeveritare, në gazetari dhe, në rastin e Holmes, në sallat e bordeve të korporatave. Dhe kështu, arrihet në një situatë ku 11 persona janë të gatshëm të lirojnë nga përgjegjësia një grua që mbyti tre fëmijët e saj, ndërsa vetëm një anëtar jurie refuzon t’i nënshtrohet manipulimit dhe presionit të të tjerëve.

Një numër rekord njerëzish në Shtetet e Bashkuara, dhe veçanërisht grash, kanë probleme serioze të shëndetit mendor. Më shumë se gjysma e grave të bardha nën moshën 30-vjeçare që identifikohen me të majtën, janë informuar nga një profesionist i shëndetit se kanë një problem të shëndetit mendor, ndërsa situata nuk është shumë më e mirë as për gratë mbi 30 vjeç.

Përdorimi i medikamenteve për problemet e shëndetit mendor është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Më shumë se një e katërta e grave kanë një recetë për antidepresantë, ndërsa e njëjta gjë vlen për afro 14% të burrave. Përdorimi i antidepresantëve nga gratë e reja u rrit me 63.5% nga viti 2020 deri në vitin 2022.

Nuk po pretendoj që një pjesë e madhe e popullsisë lind pa ndjenja apo me prirjen për t’u shndërruar në “monstra”. Por njerëzit ndikohen nga një kulturë ku sjellja imorale është bërë kronike dhe ku ekziston një shtysë e vazhdueshme për të kërkuar vëmendje me çdo kusht.

Vetë natyra e rrjeteve sociale dhe e internetit, shpërblen sjelljen antisociale. “Girlboss”-i sociopatik jo vetëm bëhet miliardere, por shndërrohet edhe në personazh të famshëm – dhe kjo e fundit mund të jetë tërheqja edhe më e madhe në një kulturë të varur nga vëmendja. Vajza që manipulon vazhdimisht njerëzit, pa u shqetësuar për moralin, arrin atë që dëshiron dhe, gjatë rrugës, fiton edhe një sasi të madhe vëmendjeje.

Tolerimi, madje edhe shpërblimi, i sjelljeve të tilla në rrjete sociale si TikTok përbën një rrezik serioz për strukturën shoqërore. Në fund të fundit, nuk duam që manipulues narcisistë dhe pa pendesë të na qeverisin apo të shndërrohen në modele për fëmijët tanë.

Por fëmijët shohin sjellje ekstreme në TikTok, në shkollë, në CNN dhe ndoshta edhe në shtëpitë e tyre dhe më pas i imitojnë ato, duke rrezikuar krijimin e brezave tё tjerё sociopatёsh.

Burimi: Hayden Daniel, pёrshtatur nё shqip nga The Federalist

Postimi i mëparshëm

Hashim Thaçi drejt verdiktit në Hagë: fundi i një procesi që tronditi politikën e Kosovës

  • Më të fundit
Mbrojtësit e Elizabeth Holmes dhe Lindsay Clancy janë të prerë nga e njëjta pëlhurë sociopatike

Mbrojtësit e Elizabeth Holmes dhe Lindsay Clancy janë të prerë nga e njëjta pëlhurë sociopatike

14 Shtator, 2026
Hashim Thaçi drejt verdiktit në Hagë: fundi i një procesi që tronditi politikën e Kosovës

Hashim Thaçi drejt verdiktit në Hagë: fundi i një procesi që tronditi politikën e Kosovës

14 Shtator, 2026
Google vë bastin më të madh në BE: 13 miliardë euro për inteligjencën artificiale në Finlandë

Google vë bastin më të madh në BE: 13 miliardë euro për inteligjencën artificiale në Finlandë

14 Shtator, 2026
Kur elita kap… shtetin

Kur elita kap… shtetin

14 Shtator, 2026

Postimet e fundit

Mbrojtësit e Elizabeth Holmes dhe Lindsay Clancy janë të prerë nga e njëjta pëlhurë sociopatike

Mbrojtësit e Elizabeth Holmes dhe Lindsay Clancy janë të prerë nga e njëjta pëlhurë sociopatike

14 Shtator, 2026
Hashim Thaçi drejt verdiktit në Hagë: fundi i një procesi që tronditi politikën e Kosovës

Hashim Thaçi drejt verdiktit në Hagë: fundi i një procesi që tronditi politikën e Kosovës

14 Shtator, 2026
Google vë bastin më të madh në BE: 13 miliardë euro për inteligjencën artificiale në Finlandë

Google vë bastin më të madh në BE: 13 miliardë euro për inteligjencën artificiale në Finlandë

14 Shtator, 2026
Kur elita kap… shtetin

Kur elita kap… shtetin

14 Shtator, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Mbrojtësit e Elizabeth Holmes dhe Lindsay Clancy janë të prerë nga e njëjta pëlhurë sociopatike

Mbrojtësit e Elizabeth Holmes dhe Lindsay Clancy janë të prerë nga e njëjta pëlhurë sociopatike

14 Shtator, 2026
Hashim Thaçi drejt verdiktit në Hagë: fundi i një procesi që tronditi politikën e Kosovës

Hashim Thaçi drejt verdiktit në Hagë: fundi i një procesi që tronditi politikën e Kosovës

14 Shtator, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.