• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Argëtim Kuriozitete

Marrëveshja e vitit 1917: Kur Danimarka shiti Karaibet dhe “blindoi” Groenlandën

23 Janar, 2026
në Kuriozitete
Marrëveshja e vitit 1917: Kur Danimarka shiti Karaibet dhe “blindoi” Groenlandën
16
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në historinë moderne ekziston vetëm një rast kur Danimarka i ka shitur territor Shteteve të Bashkuara. Ngjarja ndodhi në vitin 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, dhe përfshiu një marrëveshje që edhe sot shihet si një nga transaksionet më të pazakonta territoriale të shekullit XX.

Në atë kohë, Danimarka zotëronte Ishujt Danezë të Indive Perëndimore në Karaibe – St. Thomas, St. Croix dhe St. John – koloni të vogla, por me pozicion strategjik në rrugët detare të Atlantikut. Me luftën që përhapej në Evropë dhe frikën se Gjermania mund të përdorte ishujt si bazë ushtarake në Karaibe, Kopenhageni vendosi se ishte më e sigurt t’i shiste sesa t’i mbronte.

Pas negociatave të gjata, më 31 mars 1917, Danimarka ia transferoi ishujt Shteteve të Bashkuara për 25 milionë dollarë në ar. Flamuri amerikan u ngrit në St. Thomas dhe territori u bë pjesë e SHBA-së me emrin që mban ende sot: Virgin Islands – Ishujt e Virgjër Amerikanë.

Por marrëveshja kishte edhe një kapitull të dytë, më pak të njohur për publikun. Si pjesë e së njëjtës paketë diplomatike, SHBA nënshkroi të ashtuquajturën Deklarata Lansing, ku Uashingtoni angazhohej të njihte sovranitetin danez mbi Groenlandën dhe nuk do ta kundërshtonte kontrollin e saj atje. Një garanci e shkruar në vitin 1917 që, më shumë se një shekull më vonë, del sërish në qendër të debatit ndërkombëtar.

Ironikisht, një nga ishujt e vegjël të kësaj marrëveshjeje – Little St. James, pranë St. Thomas – u bë i njohur dekada më pas për arsye krejt të tjera, si vend i lidhur me një nga skandalet më të errëta të Amerikës moderne- atё tё Epsteinit. Por historia e tij nis në atë ditë të marsit 1917, kur Danimarka mbylli përgjithmonë kapitullin e saj kolonial në Karaibe.

Që prej asaj marrëveshjeje, Danimarka nuk ka transferuar më asnjë territor tek Shtetet e Bashkuara. Dhe pikërisht për këtë arsye, çdo diskutim i sotëm mbi Groenlandën rikthen në kujtesë një precedent të vetëm historik: shitjen e ishujve për ar – dhe ruajtjen e Groenlandës përmes një firme diplomatike.

Postimi i mëparshëm

Loja me telefona: SPAK konfirmon se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e ka telefonin në “xhep”. Po “zëvendësja” e tij?

Postimi i rradhës

Mos ndihesh i mbyllur në një kafaz të artë? Kur suksesi të lodh më shumë sesa të shpërblen…

Postimi i rradhës
Mos ndihesh i mbyllur në një kafaz të artë? Kur suksesi të lodh më shumë sesa të shpërblen…

Mos ndihesh i mbyllur në një kafaz të artë? Kur suksesi të lodh më shumë sesa të shpërblen…

  • Më të fundit
Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

“Drejtësi në Nuremberg” – Premierë teatrale më 5-8 mars

25 Shkurt, 2026
SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

SHBA shpall “non grata” edhe lokalet /Alarm i pazakontë për restorante në zemër të Tiranës

25 Shkurt, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

Luftë miliardash në Hollywood: Paramount rrit ofertën për Warner Bros, Netflix përballet me presionin e kundërofertës

25 Shkurt, 2026
Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

Një shkronjë  që “rrëzon” seriozitetin shtetёror

25 Shkurt, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.