• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Bota

Kriza e heshtur e Zelandës së Re: mijëra qytetarë po emigrojnё, mes tyre edhe ish-kryeministrja Jacinda Ardern

8 Mars, 2026
në Bota
Kriza e heshtur e Zelandës së Re: mijëra qytetarë po emigrojnё, mes tyre edhe ish-kryeministrja Jacinda Ardern
20
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Zelanda e Re, një nga vendet që shpesh renditet ndër destinacionet më të dëshirueshme për të jetuar në botë, po përballet me një fenomen në rritje: gjithnjë e më shumë qytetarë po largohen nga vendi.

Mes tyre është edhe ish-kryeministrja Jacinda Ardern, e cila sipas mediave është zhvendosur së fundmi në Sidnei të Australisë së bashku me familjen e saj. Zyra e saj konfirmoi javën e kaluar se ajo dhe partneri i saj po kërkojnë një shtëpi në zonën veriore të qytetit.

Por Ardern nuk është një rast i izoluar. Sipas të dhënave zyrtare dhe analizave ekonomike, Zelanda e Re po përjeton një valë emigrimi në nivele pothuajse rekord, e nxitur kryesisht nga kostoja e lartë e jetesës dhe një treg pune gjithnjë e më i dobët.

Në katër vitet e fundit, numri i qytetarëve të moshës 30 deri në 50 vjeç që largohen nga vendi është më shumë se dyfishuar, duke u rritur nga rreth 18 mijë në 43 mijë persona.

Vetëm në vitin që përfundoi në nëntor 2025, gati 122 mijë njerëz u larguan nga Zelanda e Re, një rritje prej 4% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Tradicionalisht, emigrimi nga Zelanda e Re lidhej me të rinjtë në të 20-at, që largoheshin për disa vite në Londër ose Australi për të punuar dhe udhëtuar. Ky fenomen njihet edhe me një term lokal: “Big OE” (pёrkthyer si “Pёrvoja e madhe pёrtej oqeanit”).

Por tani trendi po ndryshon.

Sipas ekonomistit Brad Olsen, grupi që po rritet më shpejt mes emigrantëve është pikërisht ai i moshës së mesme – njerëz që kanë karrierë, familje dhe rrjete sociale të ndërtuara.

“Është një trend i pazakontë. Zakonisht vetëm në kohë shumë të vështira ekonomike shohim një largim të madh të njerëzve mbi 40 vjeç,” tha ai.

Një nga familjet që vendosi të largohej është ajo e Jacinda Thorn, e cila u zhvendos nga kryeqyteti Wellington në Melbourne të Australisë me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Ajo tregon se familja e saj gjeti një shtëpi më të madhe për të njëjtin çmim, ndërsa kostot e jetesës janë dukshëm më të ulëta.

“Shpenzimet javore për ushqime ranë nga rreth 400 dollarë në 267. Karburanti dhe transporti publik janë rreth 40% më të lirë dhe vizitat te mjeku kushtojnë 25% më pak,” tha ajo për CNN.

Edhe pagat janë një faktor i rëndësishëm. Bashkëshorti i saj, një inxhinier i të dhënave, pa që paga e tij në Australi ishte rreth 50% më e lartë.

Sipas statistikave të vitit 2025, të ardhurat mesatare javore për punëtorët me kohë të plotë janë rreth 37% më të larta në Australi sesa në Zelandёn e Re.

Rreth 60% e qytetarëve që largohen nga Zelanda e Re zgjedhin Australinë, ku aktualisht jetojnë rreth 670 mijë “Kiwis” (siҫ u referohen ata) – afro 12.5% e popullsisë së Zelandës së Re.

Ekonomia e vendit ka qenë në vështirësi gjatë dy viteve të fundit, me rritje negative ekonomike deri në shtator 2025 dhe me papunësinë që ka arritur nivelin më të lartë në një dekadë.

Edhe tregu i banesave është goditur rëndë: në qytete si Auckland dhe Wellington, çmimet e shtëpive kanë rënë pothuajse 30% që nga viti 2022.

Ekspertët paralajmërojnë se ky emigrim mund të krijojë një problem të madh për vendin, pasi shumë nga ata që largohen janë profesionistë me përvojë në kulmin e karrierës së tyre.

“Zelanda e Re është shumë e mirë në prodhimin e talenteve,” tha sociologu Paul Spoonley nga Universiteti Massey. “Pyetja është: a do të kthehen ndonjëherë këta njerëz?”

Ndërkohë, vendi po sheh një rritje të emigracionit nga vende si India, Filipinet dhe Kina, që po mbushin boshllëqet në sektorë si ndërtimi, teknologjia dhe bujqësia.

Por ekspertët paralajmërojnë se zëvendësimi i profesionistëve të larguar nuk është gjithmonë i thjeshtë.

Nëse trendi vazhdon, thonë ata, Zelanda e Re rrezikon të humbasë një pjesë të rëndësishme të fuqisë së saj punëtore në moshën më produktive.

(Burimi: CNN)

Postimi i mëparshëm

Kur nuk tё vijnё fjalët: Brezi i ri po ia delegon ChatGPT-sё mesazhet e dashurisë, ndarjes dhe miqësisë

Postimi i rradhës

Lufta me Iranin po i sjell përfitime Rusisë: si Moska po del fituese nga kaosi në Lindjen e Mesme

  • Më të fundit
A po merr fund 8-orarёshi i punёs? Një mënyrë e re pune po sfidon modelin klasik

A po merr fund 8-orarёshi i punёs? Një mënyrë e re pune po sfidon modelin klasik

23 Mars, 2026
SHBA-Iran: Bie ultimatumi “Trump”, bie çmimi i naftës

SHBA-Iran: Bie ultimatumi “Trump”, bie çmimi i naftës

23 Mars, 2026
“Jo”-ja kërcënon Melonin në referendumin për drejtësinë, testi që mund t’i kthehet kundër

“Jo”-ja kërcënon Melonin në referendumin për drejtësinë, testi që mund t’i kthehet kundër

23 Mars, 2026
Ekodizajni i Ceno Klosit: Monopoli pa emër, por me ligj

Ekodizajni i Ceno Klosit: Monopoli pa emër, por me ligj

23 Mars, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

A po merr fund 8-orarёshi i punёs? Një mënyrë e re pune po sfidon modelin klasik

A po merr fund 8-orarёshi i punёs? Një mënyrë e re pune po sfidon modelin klasik

23 Mars, 2026
SHBA-Iran: Bie ultimatumi “Trump”, bie çmimi i naftës

SHBA-Iran: Bie ultimatumi “Trump”, bie çmimi i naftës

23 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.