• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

400 milionë fuçi për të qetësuar tregun: por bota e naftës mbetet peng i Ngushticës së Hormuzit

12 Mars, 2026
në Aktualitet, Bota
400 milionë fuçi për të qetësuar tregun: por bota e naftës mbetet peng i Ngushticës së Hormuzit
7
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë ranë dakord unanimisht të mërkurën të hedhin në tregun global 400 milionë fuçi naftë, në atë që konsiderohet lirimi më i madh i rezervave emergjente në histori. Ky vendim drastik synon të rrisë furnizimin me naftë bruto dhe të frenojë rritjen e çmimeve, të nxitura nga tensionet dhe përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Vendet e IEA-s do të vënë në dispozicion 400 milionë fuçi naftë në treg për të kompensuar furnizimin e humbur për shkak të mbylljes efektive të Ngushticës së Hormuzit”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Agjencisë, Fatih Birol, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. Sipas tij, bëhet fjalë për një ndërhyrje të madhe për të zbutur menjëherë tronditjet në tregjet energjetike, megjithëse zgjidhja afatgjatë mbetet rihapja e tranzitit në këtë korridor jetik për tregtinë e naftës dhe gazit natyror.

Sasia e vendosur për t’u liruar tejkalon ndjeshëm precedentët e mëparshëm. Në vitin 2022, kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, vendet anëtare kishin hedhur në treg rreth 182 milionë fuçi naftë. Në të njëjtin vit, Shtetet e Bashkuara shtuan edhe 180 milionë fuçi nga Rezerva Strategjike e Naftës gjatë një periudhe gjashtëmujore.

Megjithatë, pavarësisht madhësisë së këtij vendimi, ndikimi i tij mund të jetë i kufizuar. Një mbyllje pothuajse e plotë e Ngushticës së Hormuzit — një korridor përmes të cilit kalon rreth një e pesta e prodhimit global të naftës — do të krijonte një tronditje shumë më të madhe në furnizim. Aktualisht kjo rrugë ujore është praktikisht e pakalueshme për ҫisternat për shkak të rreziqeve të sigurisë.

Sipas Birol, bllokada e kësaj arterie jetike do të thotë se rreth 15 milionë fuçi naftë bruto dhe 5 milionë fuçi produkte të tjera nafte në ditë po mbeten jashtë tregjeve globale. Në këtë kontekst, rezervat prej 400 milionë fuçish do të mjaftonin për të kompensuar furnizimin vetëm për rreth 26 ditë.

Kjo situatë, sipas Amrita Sen, themeluese e firmës së inteligjencës së tregut Energy Aspects, do të linte “pak mundësi për të zbutur çmimet”. Në fakt, reagimi i tregut e ka konfirmuar këtë skepticizëm. Pas njoftimit të IEA-s, çmimet e naftës nuk ranë; përkundrazi, Brent, referenca globale, u rrit me rreth 4% duke arritur afërsisht 91 dollarë për fuçi, ndërsa WTI, referenca amerikane, u ngjit në rreth 87 dollarë për fuçi.

Edhe ndikimi në çmimet e karburantit për konsumatorët mund të jetë i kufizuar. Sipas një vlerësimi të Departamentit të Thesarit të SHBA-ve, lirimi i rezervave amerikane dhe ndërkombëtare në vitin 2022 uli vetëm 17 deri në 42 cent nga çmimi i një galloni benzine në SHBA. Ndërkohë, çmimi mesatar i një galloni benzine është rritur me 60 cent, duke arritur në 3.58 dollarë, që nga momenti kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt, sipas Shoqatës Amerikane të Automobilave.

Analistët paralajmërojnë se ndërhyrja aktuale është vetëm një zgjidhje e përkohshme. Strategu i bankës holandeze ING, Francesco Pesole, thekson se vetëm ulja e tensioneve ushtarake mund të sjellë një rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës.

Në fakt, perspektivat për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit duken gjithnjë e më të largëta. Dy burime të njohura me raportet e inteligjencës amerikane thanë për CNN se Irani ka filluar të vendosë mina detare në këtë rrugë ujore strategjike. Edhe pse vendosja e tyre nuk është ende e gjerë, një raport i Kongresit të SHBA-ve i publikuar vitin e kaluar vlerëson se Irani zotëron rreth 6,000 mina detare.

“Vendosja e minave nga Irani e ka çuar krizën në një dimension të ri”, shpjegon Ben Emons, drejtori kryesor i investimeve në FedWatch Advisors. Sipas tij, nëse kontrolli iranian mbi Ngushticën forcohet dhe vendosen më shumë mina, tregu i naftës do ta shohë lirimin e 400 milionë fuçive nga IEA “më shumë si një pistoletë me ujё”.

Ndërkohë, tregjet e naftës kanë përjetuar luhatje të forta gjatë 48 orëve të fundit. Të hënën, si Brent ashtu edhe WTI kaluan mbi 100 dollarë për fuçi për herë të parë në pothuajse katër vite. Një ditë më pas, Brent pësoi një rënie të fortë prej më shumë se 11%, duke zbritur në 87.80 dollarë për fuçi, rënia më e madhe ditore që nga marsi i vitit 2022.

Kjo rënie u nxit nga deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se lufta mund të përfundojë “shumë shpejt”, si dhe nga njoftimi i gjigantit saudit të energjisë Saudi Aramco se do të rrisë rrjedhat e naftës përmes tubacionit drejt portit të Yanbusë në Detin e Kuq, duke rikthyer rreth 70% të dërgesave të zakonshme.

Megjithatë, tensionet në terren vazhdojnë të përshkallëzohen. Irani njoftoi të mërkurën në mëngjes se kishte nisur “operacionin e tij më intensiv dhe më të rëndë” që nga fillimi i luftës, ndërsa Izraeli raportoi një valë të re sulmesh ndaj Teheranit. Po atë ditë, tre anije u raportuan të goditura nga predha të panjohura pranë Ngushticës së Hormuzit, sipas agjencisë detare të Mbretërisë së Bashkuar.

(Burimi: CNN)

Postimi i mëparshëm

Programues apo krijues digjitalë? Qeveria zgjedh dy profesionet që do të financojë

Postimi i rradhës

Kuvendi sot në seancë “të nxehtë”: në rend dite imuniteti i Ballukut, PD “rrethon” Parlamentin me protestues

  • Më të fundit
Fitër Bajrami u festua në mbarë botën nën hijen e luftës në Lindjen e Mesme

Fitër Bajrami u festua në mbarë botën nën hijen e luftës në Lindjen e Mesme

21 Mars, 2026
Pse politika na bën më pak racionalë dhe si “manipulohemi” pa e kuptuar

Pse politika na bën më pak racionalë dhe si “manipulohemi” pa e kuptuar

21 Mars, 2026
Mes yjeve dhe shpresës: Ryan Gosling në një mision për të shpëtuar botën

Mes yjeve dhe shpresës: Ryan Gosling në një mision për të shpëtuar botën

20 Mars, 2026
Kush është ‘djali i fshehtë’ i Celentanos? Historia që rikthehet pas 50 vitesh

Kush është ‘djali i fshehtë’ i Celentanos? Historia që rikthehet pas 50 vitesh

20 Mars, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Fitër Bajrami u festua në mbarë botën nën hijen e luftës në Lindjen e Mesme

Fitër Bajrami u festua në mbarë botën nën hijen e luftës në Lindjen e Mesme

21 Mars, 2026
Pse politika na bën më pak racionalë dhe si “manipulohemi” pa e kuptuar

Pse politika na bën më pak racionalë dhe si “manipulohemi” pa e kuptuar

21 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.