• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e Hormuzit: Plani ushtarak pa plan për pasojat ekonomike

13 Mars, 2026
në Aktualitet, Bota
Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e Hormuzit: Plani ushtarak pa plan për pasojat ekonomike
12
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump duket se ka nënvlerësuar ndjeshëm mundësinë që Irani të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme të tregtisë globale të naftës, në përgjigje të sulmeve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit. Sipas disa burimeve të njohura me procesin e planifikimit, Pentagoni dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk e kanë marrë plotësisht në konsideratë këtë skenar gjatë përgatitjes së operacionit.

Burimet thonë se ekipi i sigurisë kombëtare i Trumpit nuk analizoi në mënyrë të plotë pasojat e mundshme të një reagimi të tillë nga Teherani – një situatë që disa zyrtarë e përshkruajnë tashmë si skenarin më të keq me të cilin po përballet administrata.

Edhe pse përfaqësues të Departamentit të Energjisë dhe të Thesarit morën pjesë në disa nga takimet e planifikimit përpara nisjes së operacionit, analizat dhe parashikimet ekonomike që zakonisht janë thelbësore në procesin e vendimmarrjes në administratat amerikane duket se u trajtuan si çështje dytësore.

Sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe Sekretari i Energjisë Chris Wright kanë qenë pjesë e diskutimeve gjatë fazave të planifikimit dhe zbatimit të operacionit. Megjithatë, sipas burimeve, mënyra se si Trump merr vendime – duke u mbështetur në një rreth të ngushtë këshilltarësh – reduktoi ndjeshëm debatet ndërinstitucionale mbi pasojat e mundshme ekonomike të konfliktit.

Një nga këto pasoja është pikërisht rreziku i bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e naftës që furnizon tregjet globale.

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se mund të duhen javë të tëra përpara se përpjekjet e administratës për të zbutur ndikimin ekonomik të krizës të fillojnë të japin rezultat. Një nga opsionet e diskutuara është shoqërimi ushtarak i ҫisternave të naftës përmes ngushticës, por Pentagoni aktualisht e konsideron këtë operacion tepër të rrezikshëm.

Ndërkohë, presidenti Trump ka vazhduar të minimizojë ndikimin e krizës në tregjet globale të energjisë.

Situata në terren ka shkaktuar konfuzion dhe shqetësim mes diplomatëve, ish-zyrtarëve amerikanë të sektorit të energjisë dhe drejtuesve të industrisë së transportit detar.

“Planifikimi për të parandaluar pikërisht këtë skenar – edhe pse për një kohë të gjatë dukej i pamundur – ka qenë një nga parimet bazë të politikës së sigurisë kombëtare amerikane për dekada,” tha një ish-zyrtar amerikan që ka shërbyer në administrata republikane dhe demokrate. “Jam i shtangur.”

Drejtues të industrisë detare kanë kërkuar vazhdimisht nga Marina amerikane që të organizojë eskorta ushtarake për ҫisternat e naftës, por deri tani këto kërkesa janë refuzuar.

Sipas dy drejtuesve të industrisë që kanë njohuri për diskutimet me autoritetet amerikane, zyrtarët ushtarakë kanë bërë të qartë se nuk kanë marrë ende urdhra për të nisur operacione shoqёrimi dhe se rreziku për asetet amerikane në rajon mbetet shumë i lartë.

Megjithatë, Sekretari i Thesarit Scott Bessent deklaroi për Sky News se këto operacione do të fillojnë “sapo të jetë e mundur nga pikëpamja ushtarake”.

“Kjo ka qenë gjithmonë pjesë e planifikimit tonë – që Marina amerikane, ose ndoshta një koalicion ndërkombëtar, të mund të shoqërojë ҫisternat e naftës,” tha ai.

Sipas burimeve, rruga drejt krizës aktuale është rezultat i një kombinimi kompleks faktorësh: supozime gjeopolitike, parashikime për tregjet e energjisë dhe prioritete strategjike të ndryshme brenda administratës.

Madje, sipas tre burimeve të njohura me një takim të klasifikuar me ligjvënës amerikanë, zyrtarë të lartë të administratës Trump kanë pranuar se nuk kishin planifikuar seriozisht mundësinë që Irani të mbyllte Ngushticën e Hormuzit si përgjigje ndaj sulmeve.

Arsyeja kryesore, sipas disa burimeve, ishte bindja brenda administratës se një veprim i tillë do ta dëmtonte Iranin më shumë sesa Shtetet e Bashkuara – një vlerësim që u përforcua nga fakti se kërcënimet e mëparshme të Iranit për të ndërmarrë një hap të tillë nuk ishin realizuar.

Por zhvillimet e fundit tregojnë se ky supozim mund të ketë qenë një gabim strategjik me pasoja globale, duke vënë në rrezik furnizimin me energji dhe stabilitetin e tregjeve ndërkombëtare.

(Burimi: CNN)

Postimi i mëparshëm

Alarm për ushqimin që hamë: Studimi zbulon pesticide “të përjetshme” në shumë fruta dhe perime

Postimi i rradhës

Skandali i “makinave fantazmë” në Francë: rreth 1 milion automjete të paligjshme në rrugë

Postimi i rradhës
Skandali i “makinave fantazmë” në Francë: rreth 1 milion automjete të paligjshme në rrugë

Skandali i “makinave fantazmë” në Francë: rreth 1 milion automjete të paligjshme në rrugë

  • Më të fundit
Ngrohja globale po zgjat sezonin e alergjive: gjithnjë e më shumë fëmijë preken nga poleni

Ngrohja globale po zgjat sezonin e alergjive: gjithnjë e më shumë fëmijë preken nga poleni

20 Mars, 2026
Trump–Netanyahu në Mar-a-Lago: Gaza, Ukraina dhe Irani në qendër të diplomacisë amerikane

Krisje mes Trump dhe Netanyahut? / “I thashë të mos godiste naftën e Iranit”, rritja e çmimeve të karburantit ndez tensionet

20 Mars, 2026
Arratisja e miliarderëve nga Dubai: Të pasurit braktisin parajsën arabe pёr atё latine

Arratisja e miliarderëve nga Dubai: Të pasurit braktisin parajsën arabe pёr atё latine

20 Mars, 2026
Zbulim premtues kundër kancerit: nanopjesëzat “ringjallin” imunitetin dhe zhdukin tumoret në teste laboratorike

Zbulim premtues kundër kancerit: nanopjesëzat “ringjallin” imunitetin dhe zhdukin tumoret në teste laboratorike

20 Mars, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Ngrohja globale po zgjat sezonin e alergjive: gjithnjë e më shumë fëmijë preken nga poleni

Ngrohja globale po zgjat sezonin e alergjive: gjithnjë e më shumë fëmijë preken nga poleni

20 Mars, 2026
Trump–Netanyahu në Mar-a-Lago: Gaza, Ukraina dhe Irani në qendër të diplomacisë amerikane

Krisje mes Trump dhe Netanyahut? / “I thashë të mos godiste naftën e Iranit”, rritja e çmimeve të karburantit ndez tensionet

20 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.