• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Ekonomi-Biznes

Ekonomia prej letre: Banka e Shqipёrisё flet për stabilitet, shqiptarёt flasin për mbijetesë/ Çfarë nuk u tha në takimin BSH–BERZH?

15 Korrik, 2026
në Ekonomi-Biznes
A A
Ekonomia prej letre: Banka e Shqipёrisё flet për stabilitet, shqiptarёt flasin për mbijetesë/ Çfarë nuk u tha në takimin BSH–BERZH?
32
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, njoftimet zyrtare për ekonominë duket sikur shkruhen gjithmonë nga e njëjta dorë dhe sipas së njëjtës formulë: ekonomia është e qëndrueshme, sistemi bankar është i fortë, kreditë me probleme kanë rënë, partnerët ndërkombëtarë janë të kënaqur dhe e ardhmja do të sjellë më shumë digjitalizim, më shumë ekonomi të gjelbër, më shumë investime dhe më shumë zhvillim.

Edhe takimi ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe përfaqësuesit të ri të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim u paraqit pikërisht në këtë mënyrë, me të gjithë elementët e një tabloje institucionale të kuruar me kujdes: stabilitet makroekonomik, banka të mirëkapitalizuara, klimë pozitive dhe bashkëpunim strategjik mes dy institucioneve.

Vetëm se realiteti ekonomik i Shqipërisë nuk mbyllet brenda kësaj fotografie.

Nëse ekonomia është vërtet kaq e fortë dhe kaq e qëndrueshme, atëherë kjo rritje duhet të ndihej më qartë edhe në jetën e qytetarëve, në të ardhurat e familjeve, në pagat, në fuqinë blerëse dhe në besimin e të rinjve se mund ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. Në vend të kësaj, emigracioni vijon të mbetet një nga plagët më të rënda të vendit, bizneset eksportuese ankohen prej vitesh për zhvlerësimin e euros dhe humbjen e konkurrueshmërisë, ndërsa prodhimi vendas vazhdon të humbasë terren përballë ndërtimit, tregtisë dhe sektorëve ku fitimi krijohet më shpejt, por jo domosdoshmërisht prodhohet më shumë vlerë për ekonominë.

Në njoftimet zyrtare këto probleme zakonisht kalojnë në heshtje, sepse stabiliteti paraqitet si një rezultat i mjaftueshëm në vetvete, edhe kur qytetarët nuk e ndiejnë dhe bizneset prodhuese nuk përfitojnë prej tij.

Raporti i kredive me probleme prej 3.7 për qind tingëllon pa dyshim mbresëlënës dhe paraqitet si niveli më i ulët në afro dy dekada. Megjithatë, ky tregues nuk na tregon sa biznese kanë hequr dorë nga ideja për të marrë kredi, sa sipërmarrës nuk aplikojnë fare sepse nuk shohin perspektivë investimi dhe sa kapital është zhvendosur nga industria dhe prodhimi drejt pasurive të paluajtshme.

Pёr mё tepёr, shifra 3.7% krijon përshtypjen e një sistemi bankar pothuajse ideal. Por statistikat nuk tregojnë gjithmonë gjithë historinë. Një pjesë e kredive të këqija nuk u shlyen, por u zhvendosën nga bilancet e bankave te shoqëritë që merren me administrimin dhe mbledhjen e tyre. Bilancet e bankave mund të jenë pastruar, por jeta e mijëra qytetarëve jo. Për ta, kredia problematike nuk u zhduk; thjesht ndryshoi pronar dhe, në shumë raste, u shoqërua me interesa, penalitete dhe ndjekje shumë më të ashpra, duke i mbajtur për vite të tëra në rrethin e borxhit.

Nga ana tjetёr, një sistem bankar mund të ketë bilance të shëndetshme dhe njëkohësisht ekonomia reale të jetë e dobët, e ngurtësuar dhe e varur nga disa sektorë që nuk prodhojnë zhvillim të qëndrueshëm. Kreditë me probleme mund të bien edhe sepse bankat janë bërë më të kujdesshme në kreditim, sepse bizneset e vogla janë tërhequr nga investimet ose sepse ekonomia informale dhe kapitalet jashtë sistemit bankar vazhdojnë të zënë një pjesë të madhe të aktivitetit ekonomik.

Stabiliteti i bankave nuk është automatikisht stabilitet i ekonomisë së një vendi

Në takimin me BERZH-in u fol për stabilitetin financiar, por jo për strukturën që prodhon rritjen ekonomike. Dhe ky është dallimi që mungon pothuajse në çdo komunikim zyrtar. Ekonomia mund të rritet në letër, por mënyra se si rritet përcakton nëse kjo rritje është e shëndetshme apo thjesht e përkohshme.

Kur një pjesë e konsiderueshme e saj mbështetet mbi ndërtimin, konsumin, remitancat, turizmin sezonal dhe rritjen e çmimeve të pronave, atëherë stabiliteti është shumë më i brishtë sesa paraqitet. Ai bëhet edhe më i diskutueshëm kur kapitali i investuar në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme nuk shoqërohet gjithmonë me transparencë të plotë mbi burimin e tij, ndërsa sekuestrimet dhe konfiskimet e vazhdueshme nga gjykatat dhe prokuroritë tregojnë se para me origjinë kriminale kanë hyrë prej kohësh në ekonomi dhe kanë ndikuar tregjet, çmimet dhe konkurrencën.

Në një ekonomi të tillë, bilancet bankare mund të duken të qeta, por deformimi vazhdon poshtë sipërfaqes.

BERZH-i nuk është thjesht një institucion që financon projekte. Ai financon reforma, standarde, qeverisje dhe ndryshim të mënyrës se si funksionojnë institucionet dhe tregjet. Kur përfaqësuesit e tij flasin për konkurrueshmëri, ekonomi të gjelbër, digjitalizim dhe përmirësim të qeverisjes, këto nuk janë vetëm fjalë për një njoftim diplomatik, por fusha ku Shqipëria vazhdon të ketë mangësi serioze.

Pjesë nga njoftimi zyrtar i BSH për takimin me BERZH

Një vend që do të kishte institucione funksionale, konkurrencë të ndershme dhe administratë të aftë nuk do të kishte nevojë për asistencë teknike të vazhdueshme për çdo strategji, reformë, sistem dhe projekt. Ndihma ndërkombëtare mbetet e domosdoshme pikërisht sepse institucionet shqiptare shpesh miratojnë dokumente, por janё tё paafta tё krijojnë mekanizma për t’i zbatuar ato, ndërsa reformat përfundojnë më shumë në raporte shumёfaqesh sesa në jetën e qytetarëve.

Edhe harmonizimi me standardet e Bashkimit Evropian paraqitet zakonisht si një proces teknik, i matur me ligje të miratuara, strategji të hartuara dhe dokumente të përkthyera. Por standardet evropiane nuk jetojnë në letër. Ato maten me institucione që funksionojnë, me konkurrencë, me zbatim të barabartë të ligjit dhe me besimin se kapitali nuk favorizohet sipas afërsisë me politikën.

Besimi ekonomik nuk krijohet vetëm nga inflacioni i ulët apo nga normat e interesit. Nuk krijohet as nga blerjet masive të valutës që Banka e Shqipërisë detyrohet të kryejë për të frenuar forcimin e lekut përballë hyrjeve të mëdha valutore, origjina e të cilave jo gjithmonë shpjegohet bindshëm.

Ai krijohet kur biznesi është i bindur se nuk do të përjashtohet nga tregu prej një konkurrenti që ka mbështetje politike, kur qytetari beson se prona e tij mbrohet, kur taksat zbatohen njësoj dhe kur paraja me origjinë të dyshimtë nuk përdoret për të blerë toka, apartamente dhe biznese, duke shtrembëruar gjithë ekonominë.

Zhvlerësimi i euros është kthyer prej vitesh në një prej problemeve më të rënda për eksportuesit shqiptarë, të cilët i kanë të ardhurat në euro dhe pjesën më të madhe të kostove në lekë. Për ta, monedha e fortë kombëtare nuk është domosdoshmërisht shenjë force ekonomike, por humbje e drejtpërdrejtë e konkurrueshmërisë, reduktim i marzhit të fitimit dhe në shumë raste rrezik për vendet e punës.

Banka e Shqipërisë mbase vёrtet nuk mund të zgjidhë e vetme të gjitha problemet strukturore të ekonomisë, sepse mandati i saj lidhet me stabilitetin monetar dhe financiar. Megjithatë, as nuk mund të paraqitet stabiliteti monetar si sinonim i zhvillimit, ndërkohë që vendi vazhdon të humbasë të rinj, prodhimi vendas dobësohet dhe ekonomia mbështetet gjithnjë e më shumë mbi sektorë që nuk krijojnë aftësi prodhuese afatgjata.

Fotografitë zyrtare janë gjithmonë të qeta. Ka buzëqeshje, shtrëngime duarsh, deklarata mirësjelljeje dhe premtime për thellim bashkëpunimi. Por ekonomia nuk matet me fotografinë e një takimi dhe as me gjuhën e kujdesshme të një njoftimi.

Ajo matet me fabrikat që hapen, me eksportet që rriten, me pagat që u japin qytetarëve mundësi të jetojnë me dinjitet, me produktivitetin, me numrin e bizneseve që investojnë dhe me të rinjtë që vendosin të qëndrojnë në Shqipëri.

Deri sa këto të dhëna të fillojnë të flasin po aq bukur sa njoftimet zyrtare, “stabiliteti” do të mbetet vetëm një pjesë e realitetit ekonomik shqiptar, e zgjedhur me kujdes për t’u treguar, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të jetojë jashtë fotografisë.

Link-u i njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për takimin: https://www.bankofalbania.org/Shtypi/Njoftimet_per_shtyp/Guvernatori_Sejko_takon_P_e_rfaq_e_suesin_e_ri_Rezident_t_e_BERZH-it_n_e_Shqip_e_ri_z_Hannes_Takacs.html

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Disa fakte që tregojnë se burokracia në Gjermani është kthyer në absurditet

Postimi i rradhës

Si ndikon vapa ekstreme në tru? Studimet zbulojnë efektet që nuk i imagjinonim

Postimi i rradhës
Si ndikon vapa ekstreme në tru? Studimet zbulojnë efektet që nuk i imagjinonim

Si ndikon vapa ekstreme në tru? Studimet zbulojnë efektet që nuk i imagjinonim

  • Më të fundit
Si ndikon vapa ekstreme në tru? Studimet zbulojnë efektet që nuk i imagjinonim

Si ndikon vapa ekstreme në tru? Studimet zbulojnë efektet që nuk i imagjinonim

16 Korrik, 2026
Ekonomia prej letre: Banka e Shqipёrisё flet për stabilitet, shqiptarёt flasin për mbijetesë/ Çfarë nuk u tha në takimin BSH–BERZH?

Ekonomia prej letre: Banka e Shqipёrisё flet për stabilitet, shqiptarёt flasin për mbijetesë/ Çfarë nuk u tha në takimin BSH–BERZH?

15 Korrik, 2026
Disa fakte që tregojnë se burokracia në Gjermani është kthyer në absurditet

Disa fakte që tregojnë se burokracia në Gjermani është kthyer në absurditet

15 Korrik, 2026
Konsensusi perëndimor në Ballkan po shpërbëhet  

Konsensusi perëndimor në Ballkan po shpërbëhet  

15 Korrik, 2026

Postimet e fundit

Si ndikon vapa ekstreme në tru? Studimet zbulojnë efektet që nuk i imagjinonim

Si ndikon vapa ekstreme në tru? Studimet zbulojnë efektet që nuk i imagjinonim

16 Korrik, 2026
Ekonomia prej letre: Banka e Shqipёrisё flet për stabilitet, shqiptarёt flasin për mbijetesë/ Çfarë nuk u tha në takimin BSH–BERZH?

Ekonomia prej letre: Banka e Shqipёrisё flet për stabilitet, shqiptarёt flasin për mbijetesë/ Çfarë nuk u tha në takimin BSH–BERZH?

15 Korrik, 2026
Disa fakte që tregojnë se burokracia në Gjermani është kthyer në absurditet

Disa fakte që tregojnë se burokracia në Gjermani është kthyer në absurditet

15 Korrik, 2026
Konsensusi perëndimor në Ballkan po shpërbëhet  

Konsensusi perëndimor në Ballkan po shpërbëhet  

15 Korrik, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Si ndikon vapa ekstreme në tru? Studimet zbulojnë efektet që nuk i imagjinonim

Si ndikon vapa ekstreme në tru? Studimet zbulojnë efektet që nuk i imagjinonim

16 Korrik, 2026
Ekonomia prej letre: Banka e Shqipёrisё flet për stabilitet, shqiptarёt flasin për mbijetesë/ Çfarë nuk u tha në takimin BSH–BERZH?

Ekonomia prej letre: Banka e Shqipёrisё flet për stabilitet, shqiptarёt flasin për mbijetesë/ Çfarë nuk u tha në takimin BSH–BERZH?

15 Korrik, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.