• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Politikë

Fundjavat hipokrite tё teknologjisё politike – Opozita “Tabaku” fiksuar nё njё fotografi

25 Prill, 2026
në Politikë, Shënim
A A
Fundjavat hipokrite tё teknologjisё politike – Opozita “Tabaku” fiksuar nё njё fotografi
49
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Përfaqësuesit e popullit, deputetë nga të dyja skajet e spektrit politik, në “weekend” përpiqen të justifikojnë mandatin e tyre, para kujt? Përpara popullit që i zgjodhi? Jo! Populli i fundjavës në lagjet e varfra të Shqipërisë nuk ka kohë dhe as iPhone t’i shohë a t’i dëgjojë.

Ekzibicioni me medium elektronik, një shkop selfie me telefon, vlen për partinë, për qeverinë, për masmedian që edhe ajo në fundjavë është në “weekend”, por për popullin që i votoi për punë tjetër, që s’është bërja e videoklipeve, sigurisht që jo.

Teknologjia politike e bërjes së videove propagandistike, pa pasur nevojën e kamerave televizive që i drejton media, është shpikur dhe mbahet në vend të parë nga Edi Rama. Me “Flasim” e ditës së diel, ai përmbyll javën dhe fundjavën “selfie” të pozitës dhe opozitës, duke vendosur vulën ERTV në çdo ngjarje dhe ndodhi të Shqipërisë e përtej.

Por nëse Zegjine “Roskoveci” bën gallatë politike, Balluku në Fier “lёpin” plagët e SPAK, apo Braçe në Selitë kërkon Anuelën e Bashkisë, opozitarët e rrënuar nga opozita e gjatë nuk mund t’i aviten pushtetit me iPhone, as mund ta kërcënojnë maxhorancën me video.

Saimir Korreshi deputeti simpatik i Lushnjës, ka marrë rolin e një “Zegjineje” opozitare, ku satira dhe sarkazma me video antiqeveritare, të bën të qeshësh nëse ke kohë të lirë ta shohësh. Por kjo nuk vlen për fshatarët e këputur të rrethinave të Lushnjës e të të gjithë zonës pa internet dhe iPhone. Fundjava e tyre është më e mjerë se sa sekuencat që kap Korreshi. Mjerim më të madh se në Myzeqe gjen akoma më thellë nga jugu në veri. Atje ku nuk pi ujë teknologjia politike, dhe dita me natën pasojnë njera-tjetrën pa e ditur se në Shqipëri ka parti apo qeveri.

 Opozita “Tabaku”

Babrru/Tiranё 25 Prill 2026 – nё Familjen Mehmeti

Deputetja e PD Jorida Tabaku, më e votuara në zgjedhjet e fundit për krahun e saj politik, nëse do varej nga votat, i bie të jetë vetë “fryma” që do e sjellë opozitën në pushtet. Gju më gju me popullin e Tironës, ajo bën takime dhe video selfie në fundjavë me popullin opozitar. Kësaj here ishte pranë familjes Dervishi në Babrru. Protestoi në jeshillëk për padrejtësinë që po i bëhej kësaj familje me pronën. Po ia rrëmben “Kayo” për fabrikë armësh, dmth mazhoranca me 83 deputetë, vetë qeveria dhe kryeministri.

Me mbarimin e xhiros “tironse”, opozitarja Tabaku përgatitet për takime të tjera me mision “opozitar” krah për krah me kolegët e mazhorancës, ashtu si bëri në fillim të kësaj jave. Me tre deputetë socialistë, znj. Tabaku për tre ditë “hëngri dhe piu”, në restorantet e Romës, sepse së bashku ata ishin ftuar në një tur parlamentar nga senatorët italianë.

Në të njëjtat tryeza Tabaku, Bido dhe Mazniku riafirmuan qëndrimin pa ekuivok pro integrimit europian. Shumë mirë, por Jorida Tabaku e harroi fare protestuesin demokrat të 17 prillit, kur para senatit italian foli si një demokrate e Kroacisë dhe jo e Shqipërisë.

Raportimi i saj lozonjar para italianëve, nuk mbante as aromë molotovi e as gazi lotsjellës. Fjalia më e egër e raportimit të saj opozitar ishte “Reformat në Shqipëri duhet të jenë reale, jo të mbeten vetëm në letër!”. Asnjë fjalë për krimin e organizuar me kokë vetë qeverinë, asnjë për vjedhjet galopante që nuk do e lejonin kurrë përparimin e Shqipërisë drejt BE. Asnjë fjalë për banditin Rama, për të cilin demokrati Aulon Kalaja u shemb me piper dhe dru.

Opozitarja Tabaku e harroi elektoratin e bindur tiranas kur foli për “diplomacinë parlamentare”, ndërsa për molotovistët demokratë që duan ta “shqyejnë” Ardit Bidon ndërsa ofendon idhullin e tyre, ajo bëri një foto me ngjyra, si njollë turpi për gjithë opozitën në Shqipëri.

A mos duhet të marrë “ushtën” Tabaku e t’ia ngulë Iris Luarasit në turin diplomatik?

Sigurisht që jo, afërmendsh që po!

Nëse parlamentarët e fotografisë, votuan që Kayo të grabisë pronat e Familjes Dervishi, atëherë Jorida Tabaku, nuk mund të qëndrojë asnjë sekondë me ta. Kudo që janë ata, për çfarëdo lloj arsye, qoftë kjo edhe “ëndrra europiane”.

Ajo nuk mundet t’i gënjejë me vizita tinzare opozitarët demokratë, kur vjen nga një darkë e kaluar këndshëm me hajdutët e tokës dhe votës së tyre. Kjo është më sfiduese se vetë rruga e Shqipërisë drejt Europës, rrugë që s’kalon nga rrugicat dhe tavernat e Romës, por nga tokat dhe monopatet që Kayo po i vjedh në Babrru.

Znj. Tabaku shkon rregullisht në protesta, fundjavave në “Babrru” pa refuzuar tryezat europiane ku diskutohet e ardhmja e Shqipërisë. Në parlamentin e Shqipërisë Tabaku ngrihet dhe “fshikullon” qeverinë por pa e bërë pis atë si ndoca të tjerë opozitarë. Nuk konfliktohet, nuk bëhet dhe as nuk bën pis, si në shesh dhe në sallë. E moderuar, e aromatizuar, e trukuar në çdo sjellje dhe fjalë është opozitarja e ëndrrave për çdo qeveri. E duan tironsit, e duan italianët, e duan biznesmenët dhe qeveritarët… mike me bankierët – mike me fshatarët.

“Tabaku” tashmë nga person është kthyer në filozofi: Mbaje mirë me të gjithë – mos afro njeri!

Në ndërkohë që Qeveria Rama po bën kërdinë me tokat e demokratëve, opozita “Tabaku” me shkopa selfie mbush fundjavat antiqeveritare, weekende që i tapos Ed Rama me Podkast të dielën e me kërbaç të hënën…

Romё/22 prill 2026 – nё Parlamentin italian

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

“Kriza në NATO”: SHBA sinjalizon masa ndaj aleatëve, por përjashtimi i Spanjës nuk është i mundur

Postimi i rradhës

“Makthi im i gjallë”: Djali i Rob Reiner rrëfen dhimbjen pas vrasjes së prindërve dhe akuzës ndaj vëllait

  • Më të fundit
Shamia në pasarelë: Parisi sfidon tabutё dhe përqafon modën fetare

Shamia në pasarelë: Parisi sfidon tabutё dhe përqafon modën fetare

25 Prill, 2026
“Makthi im i gjallë”: Djali i Rob Reiner rrëfen dhimbjen pas vrasjes së prindërve dhe akuzës ndaj vëllait

“Makthi im i gjallë”: Djali i Rob Reiner rrëfen dhimbjen pas vrasjes së prindërve dhe akuzës ndaj vëllait

25 Prill, 2026
Fundjavat hipokrite tё teknologjisё politike – Opozita “Tabaku” fiksuar nё njё fotografi

Fundjavat hipokrite tё teknologjisё politike – Opozita “Tabaku” fiksuar nё njё fotografi

25 Prill, 2026
“Kriza në NATO”: SHBA sinjalizon masa ndaj aleatëve, por përjashtimi i Spanjës nuk është i mundur

“Kriza në NATO”: SHBA sinjalizon masa ndaj aleatëve, por përjashtimi i Spanjës nuk është i mundur

25 Prill, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Shamia në pasarelë: Parisi sfidon tabutё dhe përqafon modën fetare

Shamia në pasarelë: Parisi sfidon tabutё dhe përqafon modën fetare

25 Prill, 2026
“Makthi im i gjallë”: Djali i Rob Reiner rrëfen dhimbjen pas vrasjes së prindërve dhe akuzës ndaj vëllait

“Makthi im i gjallë”: Djali i Rob Reiner rrëfen dhimbjen pas vrasjes së prindërve dhe akuzës ndaj vëllait

25 Prill, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.