• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shkencë-Teknologji

Kina përgatitet për fazën tjetër të revolucionit të AI-së: Robotët mund të ndryshojnë fabrikat dhe tregun e punës

26 Gusht, 2026
në Shkencë-Teknologji
A A
Kina përgatitet për fazën tjetër të revolucionit të AI-së: Robotët mund të ndryshojnë fabrikat dhe tregun e punës
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Kina po përgatitet për një fazë të re të garës globale të inteligjencës artificiale, ku beteja nuk pritet të zhvillohet më vetëm për modelin më të fuqishëm të AI-së, por për aftësinë për ta vendosur këtë teknologji brenda miliona robotëve dhe makinerive që mund të punojnë në fabrika dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Kompanitë kineze të teknologjisë, mes tyre edhe Moonshot, kanë prezantuar modele të reja të inteligjencës artificiale që pretendojnë se mund të konkurrojnë me sistemet e kompanive kryesore amerikane. Një rol të rëndësishëm në përparimin e shpejtë të Kinës ka luajtur qasja “open-source”, përmes së cilës kompanitë ndajnë kodin dhe teknologjitë e tyre, duke përshpejtuar zhvillimin edhe në kushtet e kufizimeve amerikane për eksportin e çipave të avancuar.

Tashmë analistët besojnë se etapa tjetër e konkurrencës SHBA-Kinë mund të përcaktohet pikërisht nga robotika. Kina ka investuar fuqishëm në këtë sektor dhe kompanitë e saj po përpiqen t’i çojnë robotët nga demonstrimet spektakolare drejt punëve të zakonshme në fabrika, magazina dhe shërbime. Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, Kina ka dominuar tregun e robotëve humanoidë, ndërsa kompanitë po investojnë në sisteme që do t’u mundësonin makinerive të kuptonin dhe kryenin detyra gjithnjë e më komplekse.

Por Pekini nuk po investon vetëm te makineritë. Një pjesë e strategjisë është edhe përgatitja e brezit të ri për ekonominë që po krijohet. Në institucione profesionale si Hangzhou Technician Institute, të rinjtë mund ta fillojnë formimin teknik që në moshën 15-vjeçare, duke u përgatitur në fusha që lidhen me teknologjinë, industrinë, motorët, aeronautikën dhe sektorë të tjerë strategjikë.

Kjo shihet edhe si një mënyrë për t’iu përgjigjur problemit të papunësisë së të rinjve. Ndërsa shumë të rinj kinezë e kanë të vështirë të gjejnë punë, studentët me aftësi teknike kërkohen gjithnjë e më shumë nga kompanitë dhe disa prej tyre sigurojnë vende pune ende pa përfunduar shkollimin. Edhe autoritetet kineze po zgjerojnë programet e formimit profesional për t’i orientuar të rinjtë drejt sektorëve të rinj të AI-së dhe robotikës.

Megjithatë, revolucioni teknologjik sjell edhe një pikëpyetje të madhe: çfarë do të ndodhë me vendet e punës që robotët mund të zëvendësojnë? Kina vazhdon të përballet me probleme të tjera të mëdha ekonomike, nga kriza e pasurive të paluajtshme dhe borxhet e pushtetit vendor deri te konsumi i dobët, ndërsa ende nuk është e qartë nëse automatizimi do të krijojë më shumë vende të reja pune sesa ato që do të zhdukë.

Në Hangzhou, megjithatë, transformimi tashmë ka nisur. Qindra kompani të robotikës janë përqendruar në qytet, ndërsa robotët po trajnohen për punë konkrete në fabrika, magazina, kuzhina, bujqësi dhe shërbime.

Gjithsesi, askush nuk mund ta dijë saktësisht se çfarë do të sjellë e ardhmja, sepse teknologjia po ndryshon me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Por të rinjtë kinezë, nuk po qëndrojnë në vend, por po gjejnë pozicionin e tyre brenda kësaj vale teknologjike.

Postimi i mëparshëm

3.7 milionë fëmijë në Afganistan vuajnë nga kequshqyerja akute, UNICEF jep alarmin

  • Më të fundit
Kina përgatitet për fazën tjetër të revolucionit të AI-së: Robotët mund të ndryshojnë fabrikat dhe tregun e punës

Kina përgatitet për fazën tjetër të revolucionit të AI-së: Robotët mund të ndryshojnë fabrikat dhe tregun e punës

26 Gusht, 2026
3.7 milionë fëmijë në Afganistan vuajnë nga kequshqyerja akute, UNICEF jep alarmin

3.7 milionë fëmijë në Afganistan vuajnë nga kequshqyerja akute, UNICEF jep alarmin

26 Gusht, 2026
Dashnorët më të mëdhenj të të gjitha kohëve: Nga 700 gratë e Solomonit te aventurat e Kazanovës

Dashnorët më të mëdhenj të të gjitha kohëve: Nga 700 gratë e Solomonit te aventurat e Kazanovës

26 Gusht, 2026
“Fiasko në Shqipëri”/ Kongresi vë në shënjestër Jared Kushner, kërkon dosjen e plotë të marrëdhënieve me qeverinë shqiptare

“Fiasko në Shqipëri”/ Kongresi vë në shënjestër Jared Kushner, kërkon dosjen e plotë të marrëdhënieve me qeverinë shqiptare

25 Gusht, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Kina përgatitet për fazën tjetër të revolucionit të AI-së: Robotët mund të ndryshojnë fabrikat dhe tregun e punës

Kina përgatitet për fazën tjetër të revolucionit të AI-së: Robotët mund të ndryshojnë fabrikat dhe tregun e punës

26 Gusht, 2026
3.7 milionë fëmijë në Afganistan vuajnë nga kequshqyerja akute, UNICEF jep alarmin

3.7 milionë fëmijë në Afganistan vuajnë nga kequshqyerja akute, UNICEF jep alarmin

26 Gusht, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.