• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Komisioni i Prokurimit Publik dhe Ulsi Manja: Arma sekrete e Kryeministrit të Shqipërisë

23 Korrik, 2026
në Shënim
A A
Komisioni i Prokurimit Publik dhe Ulsi Manja: Arma sekrete e Kryeministrit të Shqipërisë

Ismail Shehu (majtas) dhe Ulsi Manja- Kolazh AI

115
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Socialistët zgjodhën drejtuesit dhe tre anëtarët e rinj të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), institucionit që do përcaktojë “fatin” e tenderave publikë në Shqipëri.

Në parlamentin e përfshirë nga lufta qesharake politike, ku kryeministri lagej me bidon uji nga Gazmend Bardhi, Elisa Spiropali i kërkonte llogari Sali Berishës pse nuk reformohej dhe Zegjine Ҫaushi kritikonte Tedi Blushin, për policët e dhunuar nga protestuesit, një personazh që duket si grotesk në komunikimin publik hodhi një hap shumë afër majës së pushtetit.

Për një dekadë, Edi Rama i ka falur besim dhe pushtet Ulsi Manjës, duke e ngritur më ngadalë në majën e pushtetit socialist. Ai e zëvendësoi Xhafën me një “Fatmir” të ri. Ulsi Manja është interlokutori i Ramës brenda sistemit të drejtësisë. Tashmë besimi absolut që ka krijuar te Shefi i madh, e bën Manjёn edhe mëkëmbësin e milionave të tenderave publikë.

Gara për kreun e KPP-sё ishte një farsë e vërtetë, që përfundoi me një votim të “fshehtë”, kur dihej që Ismail Shehu, d.m.th. Ulsi Manja, do fitonte. Ulsi Manja dhe Ismail Shehu, përveç se të lidhur në miqësi të thellë familjare, kolauduan bashkëpunimin e tyre për 4 vite me radhë në Ministrinë e Drejtësisë, ku njëri ishte ministër dhe tjetri Sekretar i Përgjithshëm.

Pavarësisht përpjekjeve të vakëta të lobimeve të brendshme, kreu i KPP-sё ishte vendosur prej muajit mars, me emërimin e ministrave të rinj.

Ismail Shehu, nga Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, kaloi për një “pit stop” në Ministrinë e Bujqësisë, po si Sekretar i Përgjithshëm, përkohësisht, sa të hapej procedura parlamentare për KPP. Lëvizja spostoi sekretarin e asaj ministrie, Dritan Palnikaj, i cili u dogj si figurë nga çështja e Agim Ismailit, dajës së tij, kur u kuptua se edhe ai vetë rezultonte i përfshirë.

Lidhja e Ismail Shehut me Ulsi Manjen ekspozoi një rekord tjetër miqësie, kur në konkurrimin farsë për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në muajin shkurt, u përdor si “fishek manovër” bashkëshortja e Shehut, Matilda.

Opozita nuk foli dhe as protestoi për skandalin parlamentar të (mos)zgjedhjes së kandidates Matilda Shehu, e cila u kualifikua nga Komisioni i Ekonomisë dhe emri iu dërgua për votim seancës plenare, kur në “minutë” të fundit emri i saj u tërhoq nga propozuesi, që ishte Këshilli i Ministrave.

Përse? Sepse anëtari i ri për Këshillin e Bankёs sё Shqipёrisё duhet të mbetej një “As” nën mëngë për Kryeministrin për ndonjë deal politik, e për këtë garantonte kandidatja e Ulsi Manjës, që, megjithëse u përdor si leckë, kishte në familje uratat më të mëdha për Kryeministrin dhe beniaminin e tij dibran.

Ismail Shehu u votua nga parlamenti si kreu i KPP-sё, kur opozita “u largua”, pasi bëri gjithë ditën shamatë.

Ai mori 78 vota pro, 3 abstenime dhe 4 vota kundër.

Rivali i tij, Enea Hoti, i gënjyer dhe i zhgënjyer se do kishte lobim dhe votim, u tërhoq nga gara mëngjesin e sotëm, kur mori vesh se “ajo punë është mbyll, vlla”.

Për të krijuar një ide se po bëhej zgjedhje me rivalitet, në garë mbeti Behar Zeneli. Edhe ky donte të largohej, por në momentin e fundit e ktheu një telefonatë.

Behar Zeneli mori 2 vota, por 51 abstenime dhe 31 vota kundër.

Për tre anëtarët e KPP-sё, zgjidhja ishte më e qetë. U kualifikuan 18 kandidatë, për tre vende që do ndaheshin nga klani i Blendi Gonxhes, një mik i kreut të ILD-së dhe një i zgjedhur nga Niko Peleshi.

Votimi i fundit në seancën e ditës së sotme nxori këtë renditje dhe radhë të pabesueshme që dilte nga butonat e “fshehtë”:

Kandidatët për anëtarë të KPP

  1. Fiorent Zguro – 0 vota pro, 61 abstenim, 21 kundër
  2. Edvin Simo – 73 pro, 8 ab., 2 kundër
  3. Enkeleon Topulli – 1 pro, 61 abs., 19 kundër
  4. Lulzim Mata – 0 pro, 65 abs., 18 kundër
  5. Ergys Streza – 0 pro, 63 abst., 17 kundër
  6. Donika Daci – 73 pro, 5 abs., 3 kundër
  7. Julian Dhima – 1 pro, 67 abstenime, 13 kundër
  8. Najada Merolli – 3 pro, 60 abs., 13 kundër
  9. Florjan Sahatçiu – 6 pro, 55 abs., 20 kundër
  10. Erald Mihali – 6 pro, 59 abst., 16 kundër
  11. Bledar Cengu – 1 pro, 62 abst., 16 kundër
  12. Nertil Kanina – 73 pro, 3 abs., 3 kundër
  13. Xhovan Gjini – 44 pro, 34 abs., 6 kundër
  14. Hipokrat Biba – 10 pro, 58 abs., 15 kundër
  15. Lorena Beqiri – 2 pro, 60 abst., 19 kundër
  16. Endri Tafa – 2 pro, 56 abst., 19 kundër
  17. Hektor Muça – 1 pro, 58 abst., 22 kundër
  18. Gjergji Kosta – 1 pro, 60 abst., 1 kundër.

Me përfundimin e votimit të sotëm vuloset pozicioni “Zenit” i Ulsi Manjёs, në krah të Kryeministrit të Shqipërisë, i cili nuk është çudi që ta bëjë zëvendësin e tij, pas kaq shumë shërbimesh dhe besnikërie të falur pa kushte dhe pa asnjë skrupull.

Nesër është njoftuar mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Në këtë mbledhje do bëhet një bilanc i punës së grupit socialist gjatë këtij sesioni parlamentar. Komisionet parlamentare kanë pasur një udhërrëfyes në punën e tyre, komisionin e drejtuar nga Ulsi Manja.

Me siguri medaljen “Punë mbaruari” për “Punët e Shqipërisë” këtë sesion do ta marrë kampioni Ulsi Manja.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e Joe Biden, hapet rruga për publikimin e regjistrimeve të intervistave për librin e kujtimeve të tij

Postimi i rradhës

Kur bastiset Deutsche Bank, Shqipëria duhet të marrë shembull

Postimi i rradhës
Kur bastiset Deutsche Bank, Shqipëria duhet të marrë shembull

Kur bastiset Deutsche Bank, Shqipëria duhet të marrë shembull

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Më të fundit
Mali i Olimpit, një hap larg UNESCO-s? Greqia kërkon mbrojtje botërore për “shtëpinë e perëndive”

Mali i Olimpit, një hap larg UNESCO-s? Greqia kërkon mbrojtje botërore për “shtëpinë e perëndive”

26 Korrik, 2026
Studimi i ri ngre pikëpyetje për ëmbëlsuesit artificialë: Mund të përshpejtojnë rënien e kujtesës

Studimi i ri ngre pikëpyetje për ëmbëlsuesit artificialë: Mund të përshpejtojnë rënien e kujtesës

26 Korrik, 2026
Rёnia e mitit tё rosakut plak

Rёnia e mitit tё rosakut plak

25 Korrik, 2026
Gjuetari në habitatin e flamingove

Gjuetari në habitatin e flamingove

25 Korrik, 2026

Postimet e fundit

Mali i Olimpit, një hap larg UNESCO-s? Greqia kërkon mbrojtje botërore për “shtëpinë e perëndive”

Mali i Olimpit, një hap larg UNESCO-s? Greqia kërkon mbrojtje botërore për “shtëpinë e perëndive”

26 Korrik, 2026
Studimi i ri ngre pikëpyetje për ëmbëlsuesit artificialë: Mund të përshpejtojnë rënien e kujtesës

Studimi i ri ngre pikëpyetje për ëmbëlsuesit artificialë: Mund të përshpejtojnë rënien e kujtesës

26 Korrik, 2026
Rёnia e mitit tё rosakut plak

Rёnia e mitit tё rosakut plak

25 Korrik, 2026
Gjuetari në habitatin e flamingove

Gjuetari në habitatin e flamingove

25 Korrik, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Mali i Olimpit, një hap larg UNESCO-s? Greqia kërkon mbrojtje botërore për “shtëpinë e perëndive”

Mali i Olimpit, një hap larg UNESCO-s? Greqia kërkon mbrojtje botërore për “shtëpinë e perëndive”

26 Korrik, 2026
Studimi i ri ngre pikëpyetje për ëmbëlsuesit artificialë: Mund të përshpejtojnë rënien e kujtesës

Studimi i ri ngre pikëpyetje për ëmbëlsuesit artificialë: Mund të përshpejtojnë rënien e kujtesës

26 Korrik, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.