• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Kushtetuta nuk parashikoi kurrë emergjencën “Kanye West”

7 Korrik, 2026
në Drejtësi-Ligj, Opinion
A A
Kushtetuta nuk parashikoi kurrë emergjencën “Kanye West”
24
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ka vite që Edi Rama ndjek të njëjtën skemë sa herë është i vetëdijshëm se ka ndërmarrë një veprim që ngre pikëpyetje serioze ligjore, financiare apo morale. Përpara se të flasin juristët, ekonomistët, ekspertët apo mediat, del vetë në publik, e shndërron debatin në spektakël, hedh batuta, sulmon kritikët, prodhon dhjetëra video dhe përpiqet ta zhvendosë vëmendjen nga thelbi i problemit tek zhurma që krijon vetë. Kjo është bërë tashmë një teknikë e njohur politike: të paraprijë kritikën, që kur të nisë analiza serioze, ajo të duket sikur është vetëm vazhdim i një debati politik të konsumuar.

Por këtë herë nuk funksionon.

Kanye West nuk ёshtё problemi. Problemi nuk është as muzika, koncerti apo arti. Problemi është mënyra sesi një qeveri vendos të marrë 400 milionë lekë nga fondi rezervë i shtetit, duke përdorur një Akt Normativ me fuqinë e ligjit për një koncert që zhvillohet pesë ditë më vonë. Por edhe këtë herë, propaganda po përpiqet të mbulojë të drejtën.

Nëse dikush do t’u kishte thënë hartuesve të Kushtetutës në vitin 1998 se një ditë neni 101 do të përdorej për të financuar koncertin e një artisti ndërkombëtar, do ishin shkrirё së qeshuri.

Neni 101 nuk është shkruar për spektakle, as për marketing politik dhe as për videot e rrjeteve sociale. Ai është shkruar për raste të jashtëzakonshme, kur shteti përballet me një nevojë reale dhe një urgjencë të tillë që nuk pret dot procedurat normale parlamentare.

Megjithatë, pikërisht këtë bëri Këshilli i Ministrave më 6 korrik 2026. Me Aktin Normativ nr. 3, të propozuar nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, qeveria vendosi të financojë me 400 milionë lekë, ose rreth 4 milionë euro, organizimin e koncertit të artistit Kanye West, që do të zhvillohet më 11 korrik në Tiranë. Akti hyri në fuqi menjëherë dhe autorizoi Ministrinë të nënshkruajë marrëveshjen me kompaninë organizatore vetëm pak ditë përpara zhvillimit të aktivitetit.

Neni 101 i Kushtetutës është ndër dispozitat më të jashtëzakonshme të sistemit tonë juridik. Ai i lejon Këshillit të Ministrave, vetëm në rast nevoje dhe urgjence, të nxjerrë akte normative me fuqinë e ligjit për marrjen e masave të përkohshme, të cilat më pas duhet t’i dërgohen menjëherë Kuvendit dhe humbasin fuqinë nëse nuk miratohen brenda 45 ditëve.

Pyetja është aq e thjeshtë, sa nuk kërkon as profesor tё sё drejtёs kushtetuese, as gjyqtar dhe as ekspert financash.

Ku është nevoja? Ku është urgjenca?

A rrezikohej rendi kushtetues nëse koncerti nuk financohej? A rrezikohej ekonomia shqiptare? Siguria kombëtare? Shëndeti publik? Apo thjesht rrezikohej propaganda politike e qeverisë?

Ne jemi mësuar tashmë me një praktikë të rrezikshme. Fillimisht aktet normative u përdorën aq sa u kthyen nё normalitet për ndryshimet buxhetore. Më pas erdhi pandemia, e cila, pavarësisht abuzimeve që prodhoi, krijonte të paktën një situatë objektive emergjente. Atëherë mungonte edhe Gjykata Kushtetuese funksionale dhe askush nuk vendosi kufijtë e nenit 101. Pikërisht sepse nuk u vendosën kufij atëherë, sot kemi mbërritur në pikën ku “urgjenca” kushtetuese quhet koncert.

Dhe ky është degradimi më i madh i nenit 101.

Më shqetësues është edhe burimi i financimit. Akti Normativ nuk parashikon përdorimin e një fondi të zakonshëm të Ministrisë së Turizmit, por urdhëron që 400 milionë lekë të hiqen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe t’i transferohen ministrisë.

Fondi rezervë nuk ekziston që Kryeministri të realizojë vizionet e tij artistike apo të prodhojë spektakёl politik. Ai ekziston për fatkeqësi natyrore, emergjenca civile, kriza sigurie dhe situata të paparashikuara që kërkojnë reagim të menjëhershëm. Një koncert ndërkombëtar nuk është as i papritur, as i paparashikueshëm dhe as emergjencë. Përkundrazi, është një aktivitet që planifikohet me muaj. Pikërisht për këtë arsye, nëse qeveria besonte se financimi ishte i nevojshëm, duhej ta sillte përmes procedurave normale parlamentare, me transparencë dhe debat publik.

Vetë akti normativ ngre një tjetër seri pyetjesh. Ai u miratua më 6 korrik. Koncerti zhvillohet më 11 korrik. Pra, brenda pesë ditëve Ministria duhet të nënshkruajë marrëveshjen me kompaninë organizatore, të kryejë procedurat financiare dhe të disbursojë fondin.

Po atëherë, kur u bë analiza ekonomike? Ku është studimi që provon se këto 4 milionë euro do t’i kthehen ekonomisë shqiptare? Ku është raporti i kostos dhe përfitimit? Kush e përllogariti shumën? Pse është pikërisht 400 milionë lekë dhe jo 100 apo 700 milionë? Kush është kompania organizatore? Si u përzgjodh? A pati negociata? A pati alternativa? Për të gjitha këto pyetje, akti normativ nuk jep asnjë përgjigje.

Ndërkohë, fondi rezervë mbushet nga taksat e shqiptarëve. Nga pensionisti që nuk përballon dot ilaçet. Nga studenti që punon natën për të paguar qiranë. Nga familjet që nuk ndezin kondicionerin nga frika e faturës. Nga fëmijët e zonave rurale ku shkollat mbyllen sepse nuk ka më nxënës. Nga zjarrfikësit që çdo verë luftojnë me flakët pa pajisjet e nevojshme. Në një kohë kur Europa diskuton për sigurinë, mbrojtjen civile dhe krizën gjeopolitike, qeveria shqiptare shpall emergjencë… një koncert.

Kanye West nuk është problemi. Ka shumë mundësi që ai të mos ketë dijeni se si po financohet koncerti i tij. Problemi janë ata që kanë firmosur këtë akt. Kryeministri, ministrat dhe çdo anëtar i Këshillit të Ministrave që ngriti dorën nuk i detyrohen shpjegime artistit. I detyrohen qytetarëve shqiptarë.

Mbi të gjitha, kjo histori duhet të shërbejë si një alarm edhe për administratën. Askush nuk duhet të vazhdojë të firmosë verbërisht çdo urdhër që i vendoset përpara vetëm sepse vjen nga lart. Ligji nuk njeh “ma kërkoi ministri” apo “e vendosi Kryeministri”. Çdo firmë mban emër, mbiemër dhe përgjegjësi personale. Kur të vijë dita të jepet llogari, në tavolinën e drejtësisë do të ulen një nga një ata që hodhën firmën mbi një akt që Kushtetuta e lejon vetëm në rast nevoje dhe urgjence. Dhe askush nuk do ta ketë të lehtë të shpjegojë se emergjenca kombëtare e Shqipërisë paskësh qenë… një koncert.

Prandaj, para se ta hedhin firmën, le ta lexojnë edhe një herë Kushtetutën. Sepse posti është i përkohshëm, qeveritë ikin, ministrat ndryshojnë, por firma mbetet. Dhe atë nuk e mbron as propaganda, as një status në Facebook, as një koncert me 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Samiti i NATO-s nis në Ankara, fokusi te mbrojtja, Ukraina dhe rritja e shpenzimeve ushtarake

Postimi i rradhës

Charlize Theron pozon topless para premierës së “The Odyssey”, mahnit fansat me pamjen në moshën 50-vjeçare

  • Më të fundit
Argjentinë – Egjipt 3 – 2: Fitojnë lotët, shpirti dhe talenti i Leo Messit

Argjentinë – Egjipt 3 – 2: Fitojnë lotët, shpirti dhe talenti i Leo Messit

7 Korrik, 2026
Charlize Theron pozon topless para premierës së “The Odyssey”, mahnit fansat me pamjen në moshën 50-vjeçare

Charlize Theron pozon topless para premierës së “The Odyssey”, mahnit fansat me pamjen në moshën 50-vjeçare

7 Korrik, 2026
Kushtetuta nuk parashikoi kurrë emergjencën “Kanye West”

Kushtetuta nuk parashikoi kurrë emergjencën “Kanye West”

7 Korrik, 2026
Samiti i NATO-s nis në Ankara, fokusi te mbrojtja, Ukraina dhe rritja e shpenzimeve ushtarake

Samiti i NATO-s nis në Ankara, fokusi te mbrojtja, Ukraina dhe rritja e shpenzimeve ushtarake

7 Korrik, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Argjentinë – Egjipt 3 – 2: Fitojnë lotët, shpirti dhe talenti i Leo Messit

Argjentinë – Egjipt 3 – 2: Fitojnë lotët, shpirti dhe talenti i Leo Messit

7 Korrik, 2026
Charlize Theron pozon topless para premierës së “The Odyssey”, mahnit fansat me pamjen në moshën 50-vjeçare

Charlize Theron pozon topless para premierës së “The Odyssey”, mahnit fansat me pamjen në moshën 50-vjeçare

7 Korrik, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.