• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Manuali nul dhe zhvatja me ekspertizë: Qeveria do paguajë patronazhistë për të rishkruar Kodin Penal

30 Gusht, 2026
në Drejtësi-Ligj
A A
Manuali nul dhe zhvatja me ekspertizë: Qeveria do paguajë patronazhistë për të rishkruar Kodin Penal
105
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Para se të merrte pushimet, qeveria e zëvendëskryeministres Albana Koçiu la një porosi të veçantë pune për Ministrinë e Drejtësisë: hapni sytë të gjeni ekspertë vendas apo të huaj për Kodin Penal!

Pak a shumë me këtë kërkesë qeveria i drejtohej Ministrisë së “Ekspertëve”, kur dihet se në këtë ministri ka shumë drejtori me një duzinë juristësh, specialistësh, në teori ndër më të mirët në qarkullim, veçanërisht ata të strukturës së posaçme të kodifikimit që paguhen miliona çdo muaj, për të shkruar ligjet penale.

Me VKM nr. 588, datë 22.7.2026, qeveria ka vendosur ngritjen e grupeve ad hoc pranë Ministrisë së Drejtësisë për të hartuar, konsoliduar dhe finalizuar projektin përfundimtar të Kodit të ri Penal, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe akte të tjera të legjislacionit penal që lidhen me integrimin europian dhe reformimin e politikës penale.

Pra, Kodi Penal që prej afro dy vitesh diskutohet, konsultohet, udhëton e shëtit nëpër tryeza, panele dhe hotele dhe për të cilin grupi i drejtuar nga kryepenalisti Arben Rakipi me çetën e tij të ekspertëve, na është paraqitur si fabrika ku po prodhohej reforma më e madhe penale dhe profesionale në Shqipëri, na paskësh sot nevojë të “hartohet, konsolidohet dhe finalizohet”!?

Po si ndodh kjo?

Me 3 milionë lekë për ekspert të jashtëm, për çdo akt!

VKM-ja autorizon përfshirjen e ekspertëve të jashtëm, vendas ose të huaj, në grupet e punës. Për secilin ekspert, vlera totale e shpërblimit është deri në 3 000 000 lekë për një akt.

Po. E lexuat mirë.

Tre milionë lekë, ose 30 milionë lekë të vjetra, për çdo ekspert, për një akt.

Vendimi nuk cakton një numër maksimal ekspertësh. Numrin dhe masën konkrete të shpërblimit do t’i përcaktojë ministri i Drejtësisë, sipas sugjerimit të drejtuesve të grupeve të punës dhe produktit që dorëzon secili ekspert.

Kështu që matematika bashkë me “zhvatjen ekspertizë” mund të bëhet interesante. Nëse një ekspert përzgjidhet për më shumë se një akt apo angazhohet në disa grupe, tavani prej 3 milionësh lidhet me secilin akt, por jo me personin e njëjtë në tërësi.

Eksperti X mundet të marrë 3 milionë për aktin I, 3 milionë për aktin II, por dhe 3 milionë për aktin III; ndërsa eksperti Y, patronazhist i qeverisë, mundet ta gjejë veten tek 4 akte njëkohësisht, dhe t’i zhvasë buxhetit të shtetit plot 120 milionë lekë të vjetra.

Po juristët që paguan me rrogë Ministria e Drejtësisë çfarë do bëjnë?

Këtu VKM-ja bëhet edhe më interesante, juridikisht.

Vetë vendimi citon nenin 16 të ligjit nr. 90/2012 për administratën shtetërore. Ky nen lejon krijimin e grupeve të punës për detyra të përkohshme, komplekse dhe ndërsektoriale dhe parashikon që ato mund të përfshijnë ekspertë të jashtëm.

Pra, mundësia ligjore për ekspertizë të jashtme ekziston.

Por Ministria e Drejtësisë nuk është Ministria e Bujqësisë që papritur i duhet të shkruajë apo “rishkruajë” Kodin Penal. Ajo ka juristë, drejtori dhe strukturë përgjegjëse pikërisht për kodifikimin e akteve dhe hartimin e tyre profesional, pa Chatbot, por me teknikë dhe ekspertizë të veçantë. Pagat e tyre i paguan buxheti i shtetit çdo muaj, e jo pak, që legjislacionin ta prodhojë ose korrektojë institucioni që është specializuar me “letrat” e drejtësisë në këtë vend. Ai është Ministria e Drejtësisë.

Manuali Nul: Thagma dhe ekspertiza

Si mund të paguhet dy herë i njëjti “Kod Penal”: një herë administrata ndihmuar nga “rakipianët” dhe një herë tjetër përsëri administrata ndihmuar nga patronazhistët?

Por populli nuk u thirr vetëm dy herë për të paguar përmes taksave në buxhetin e shtetit projektkodin penal. Ai u thirr edhe për një herë të tretë, si ekspert.

Ministria e Drejtësisë ka postuar në faqen e Konsultimit Publik projektligjin “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” bashkë me relacionin përkatës që supozohet se është punuar nga grupi i ekspertëve në dy vite “shëtitje” prezantuese.

Në dokumentet e publikuara populli po jep mendimin e tij, për 952 nene të projekt Kodit Penal dhe relacionit që e shoqëron, që ka si autorësi, një sekretariat teknik, me anëtarë dhe kryetar, pjesë të një grupi pune të paidentifikuar me emra. Paçka se ata njihen dhe dihet cilët janë.

Në 25 korrik 2025, ministri i Drejtësisë së asaj kohe, Ulsi Manja, prezantoi draftin e Kodit të ri Penal, duke deklaruar se puna për bërjen e tij kishte nisur që në vitin 2019, por që vetëm në shkurt 2023 ishte ngarkuar zyrtarisht një grup i pavarur pune, i përbërë nga ekspertë të njohur të fushës, nën drejtimin e profesor Arben Rakipit.

Fotografia shëtitëse e grupit të punës gjithnjë kishte si figurë qendrore Arben Rakipin dhe Skënder Kaçupin, por më vonë u zbuluan të gjithë emrat e përfshirë në draftimin e 952 neneve.

Grupi i punës përbëhej nga: Arben Rakipi, Bledar Mustafaraj, Sokol Binaj, Gentian Jahjolli, Dorina Hoxha, Tereza Merkaj, Nurieta Tafa, Erjon Bani, Ylli Pjetërnikaj dhe Kujtim Luli, ndërsa në sekretariatin teknik bënin pjesë: Kristina Puci, Klobeta Zylyfi, Ketjona Kaçupi.

Në pamje të parë të emrave të përfshirë, të gjithë ishin profesorë të Shkollës së Magjistraturës, pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë, gjyqtarë ose prokurorë me eksperiencë. Pra, ekspertë të fushës. Por përbërja dhe lidhja ndërmjet tyre, pushtetit gjyqësor dhe atij politik, të bënte të dyshoje që në “krye të herës” se kjo ishte vepër qeveritare, e jo si reklamohej me insistim, si një nismë me produkt të pavarur ekspertësh.

Impakti që pati në publik prezantimi i neneve dhe kapitujve të projekt Kodit Penal ishte i madh dhe me shumë komente negative, por asnjë analizë serioze nuk u bë më pas, për shkak të volumit të këtij dokumenti me thuajse 1000 nene.

I vetmi ekspert që ka analizuar në detaje, nene dhe kapituj këtë draft kod është gjyqtari dhe studiuesi i njohur i shkencës juridike, Florjan Kalaja.

Në një intervistë ai pohoi se iu deshën 6 muaj të lexonte me laps dhe letër të gjithë projektin voluminoz.

Kalaja në një seri publikimesh me titullin elegant “Dilema mbi Kodin e ri Penal” analizoi dhe rrëzoi thuajse tërësisht themelet e draft Kodit penal.

“11 dispozita me dënime penale fikse tregojnë konkretisht dhe qartazi një nga problemet më të mëdha të draftit të Kodit të ri Penal, papajtueshmërinë me Kushtetutën” – shkruan Kalaja në një prej analizave të tij.

Jo vetëm kaq, por gjyqtari Kalaja ngre një alarm të madh kur shkruan: “Këto gabime të papranueshme janë arsye të mjaftueshme se pse turravrapit të marrëzishëm të hartuesve të draftit të Kodit të ri Penal duhet t’i përgjigjet përshtatshëm vetëpërmbajtja dhe maturia institucionale dhe jo t’i atashohet shurdhtazi dhe verbtazi asaj.”

Nëse Kalaja rrëzoi “kalanë” me 952 nene dhe nëse rezulton e vërtetë se dispozita të tëra nuk kanë përfillur Kushtetutën, atëherë puna e ekspertëve për disa vite do shumëzohet me zero?

Por kjo do ishte thagmë e madhe për të gjithë sistemin e drejtësisë, ku rreth 15 ekspertë të nivelit të lartë të këtij sistemi bashkë me ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë, kanë prodhuar një manual NUL që i kanë vënë emrin Kodi Penal.

Nëse ata thjesht kanë firmosur “autorësinë” e draftit për arsye konjukturale dhe politike, atëherë thagma bëhet më e rëndë: ekspertët pa drojë mund të quhen “patronazhistë” të qeverisë.

Dhe qeveria pasi i “pagoi” herën e parë, ka nxjerrë një VKM për t’i paguar përsëri.

Apo do ketë ekspertë të tjerë të jashtëm, që do korrektojnë punën e ekspertëve të brendshëm të grupit të punës të Kodit të ri Penal?

Mbetet për t’u parë, kur emrat e tyre të shfaqen në borderotë e qeverisë.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Katër ekonomitë e mëdha po humbasin peshë në BE, Polonia fituesja e madhe e 20 viteve të fundit

Postimi i rradhës

Koreja e Jugut do t’u ofrojë falas qytetarëve Inteligjencën Artificiale, tre gjigantë teknologjikë marrin përsipër projektin

  • Më të fundit
Kroati bën histori: Filip Hrgović fiton titullin e kampionit të botës së peshave të rënda

Kroati bën histori: Filip Hrgović fiton titullin e kampionit të botës së peshave të rënda

30 Gusht, 2026
Koreja e Jugut do t’u ofrojë falas qytetarëve Inteligjencën Artificiale, tre gjigantë teknologjikë marrin përsipër projektin

Koreja e Jugut do t’u ofrojë falas qytetarëve Inteligjencën Artificiale, tre gjigantë teknologjikë marrin përsipër projektin

30 Gusht, 2026
Manuali nul dhe zhvatja me ekspertizë: Qeveria do paguajë patronazhistë për të rishkruar Kodin Penal

Manuali nul dhe zhvatja me ekspertizë: Qeveria do paguajë patronazhistë për të rishkruar Kodin Penal

30 Gusht, 2026
Katër ekonomitë e mëdha po humbasin peshë në BE, Polonia fituesja e madhe e 20 viteve të fundit

Katër ekonomitë e mëdha po humbasin peshë në BE, Polonia fituesja e madhe e 20 viteve të fundit

30 Gusht, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Kroati bën histori: Filip Hrgović fiton titullin e kampionit të botës së peshave të rënda

Kroati bën histori: Filip Hrgović fiton titullin e kampionit të botës së peshave të rënda

30 Gusht, 2026
Koreja e Jugut do t’u ofrojë falas qytetarëve Inteligjencën Artificiale, tre gjigantë teknologjikë marrin përsipër projektin

Koreja e Jugut do t’u ofrojë falas qytetarëve Inteligjencën Artificiale, tre gjigantë teknologjikë marrin përsipër projektin

30 Gusht, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.