• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Investigim

Nuk është “Portokallia”, është Partia: Donald Veshaj nuk është deputet

10 Maj, 2026
në Investigim
A A
Nuk është “Portokallia”, është Partia: Donald Veshaj nuk është deputet
12
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kontrasT.al

Dy ditët e fundit, dy personazhe publike të artit dhe televizionit pushtuan rrjetin. Aktori Robert Ndrenika shkaktoi një tërmet të vërtetë mediatik me puthjen dhe fjalinë “fatale” që i tha Erjon Veliajt në gjyq.

Donald Veshaj, një ditë para gjyqit, u zbulua se ishte jo vetëm personazh “VIP” televiziv, por edhe investitor me “I” të madhe në qytetin e tij të lindjes, Vlorë.

Çfarë ndërton Donaldi?

Donald Veshaj, bashkë me mikun e tij Glenis Çobo, një ditë shkurti në vitin 2024 krijuan një firmë ndërtimi. Me inicialet e emrave të tyre “DG” dhe një “C” që nënkupton Company, ata themeluan firmën “DGC” Sh.p.k, që u regjistrua në QKB me NIPT-in M41508005V. Me 50% aksione për secilin, miqtë e kishin të qartë rrugën e biznesit.

Në fillim kompania do të krijohej, më pas diçka do të shitej, transferohej dhe, në vazhdim, të gjithë do të fitonin pjesën e tyre në këtë biznes apo histori.

Glenis Çobo, jurist me profesion, e njihte fushën e biznesit të ndërtimit, pasi prej vitesh punonte te firma e kunatit të tij “Leti Construction”, që merrej me projektim dhe ndërtim objektesh. Por nuk ishte vetëm ky avantazhi i ortakut Çobo në biznesin e ri. Enxhi Sinaj, e bija e deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ishte partnerja e jetës dhe nëna e fëmijës së tij.

Enxhi Sinaj dhe Glenis Çobo

Vullnet Sinaj është një personazh i njohur dhe i suksesshëm në botën e biznesit. Vitet e fundit njihet edhe si personazh politik, me mandate deputeti nga PS në qytetin e Vlorës.

Dhëndri i deputetit, me “dhëndrin” e showbiz-it, krijuan një kompani me qëllim të qartë dhe thuajse të garantuar për të bërë biznes dhe para.

Që prej krijimit të saj, DGC shihet qartë nga deklarimet e bizneseve në QKB se është “pjellë” e një plani ndërtimor bashkë me Anchor Investments, kompanisë së njohur për sipërmarrjet e saj ndërtimore, me të cilën kishte të njëjtën adresë në ish-Bllok: Rruga “Ibrahim Rugova”, Nd. 40, H. 8, Ap. 45, 1019, Tiranë.

Pa u mbyllur ende viti 2024, kur dy djelmoshat nga Vlora “krijuan” firmën e ndërtimit DGC, ata e shitën gjysmën e saj tek tre ortakët e Anchor Investments: Ardi Kollçaku, Eduart Frangaj dhe Albi Shyti.

Aplikimi i DGC për të marrë një leje ndërtimi, me qëllim ndërtimin e një kulle 33 kate të lartë në zonën e Vlorës, zbulon një panoramë tjetër. Kompania me iniciale shokësh, që një ditë të bukur thanë “Pse të mos bëjmë edhe ne një pallat?”, ishte një sipërmarrje me plan të qartë dhe të strukturuar biznesi: politika, media dhe paraja e nëndheshme janë, si çdo herë, bashkë. Këtë herë fishekët manovër “vranë” opinionin publik me emrin Donald Veshaj.

Investitorët “Artistikë”

Personazhe të dashura të televizionit apo skenës janë përzier vitet e fundit me biznesin dhe aferat e tij, sidomos në ndërtimtari, duke hutuar dashamirësit e shumtë të të dyja ngjyrave politike.

Gazmend Paja, aktori i dashur i “Portokallisë”, u vendos në pozicionin e një “investitori strategjik”, me marrjen e lejeve thuajse të pamundura të ndërtimit që jepen nga AZHT e kryeministrit të Shqipërisë.

Turjan Hysko është një tjetër personazh i dashur për publikun shqiptar. Regjisor, producent filmash dhe emisionesh humori, vitet e fundit është bërë një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të rivierës shqiptare, duke “blerë” të gjitha ngastrat e bregut të Lukovës për ndërtimin e një resorti turistik gjigand.

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, braktisi skenën e Portokallisë për atë të “ndërtimit”. Humoristi Isai nuk është bërë investitor strategjik, por akuzohet nga media dhe prokuroria se është përzier me afera të ndërtimit. Në shtator 2025, ai është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

Lista e personazheve të njohur që shkëmbyen famën “artistike” me investimin që sjell para dhe jo duartrokitje është e gjatë.

Pyetjes se përse ata braktisën famën artistike për atë “strategjike”, vështirë t’i përgjigjet dikush me siguri. Publiku do të vazhdojë t’i dojë, edhe pse i pështjelluar nga pamjet kur ata thirren para organeve të drejtësisë, ose kur i lexon në faqe gazetash si pronarë resortesh, të ngjashëm me ata që i përqeshnin aq bukur…

Investitorët e Partisë

Nëse Donald Veshaj, Gazmend Paja, Turjan Hyska apo të tjerë personazhe publike kanë një alibi para opinionit për të parë edhe ata një ditë të “bardhë”, çfarë kanë dhënë pinjollët, familjarët apo të afërmit e deputetëve, ministrave, pushtetarëve me teserë partie, që janë kthyer të gjithë në “strategjikë”?

Shembuj të strategjikëve në pushtet, media i ka dhënë dhe zbuluar pa asnjë mundim. Ata dalin hapur, nuk i fshihen askujt. Nuk i druhen as opinionit publik, as drejtësisë!

Vullnet Sinaj është shembulli më i fundit për të kuptuar se si familjarët e Partisë kanë “përmbytur” planet strategjike të qeverisë. Vlorës turistike do t’i jepet një dorë nga familjarë të deputetëve të partisë në pushtet.

Pas çdo sipërmarrjeje të rëndësishme qëllojnë, tashmë pa asnjë habi, familjarë të partisë.

Djali i socialistit me famë, Gramoz Ruçi, ndërton një park fotovoltaik në zonën e Fierit, me kompaninë e tij “SLR Albania”.

Vajza dhe dhëndri i “babait” të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafajt, po ndërtojnë edhe ata një park fotovoltaik, në të njëjtën zonë, me kompaninë “DION Energji”.

Djali dhe dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, po ndërtojnë një shumëkatësh gjigand “Mara Palace”, në Tiranë, me kompaninë e tyre “Am&Zo”.

Këta janë emra dhe shembuj që nuk të lënë të komentosh gjatë, pavarësisht se pas të gjitha ndërtimeve dhe investimeve kudo nëpër Shqipëri, gjen pas tyre emra familjarësh, vëllezërish, motrash, ungjёsh apo thjeshtrash, të gjithë “investiturë” të partisë ose qeverisë.

Në këtë rrëmujë investitorësh strategjikë, ku disa u shkëputën dhe lanë kampin artistik, ajo që mbetet është qartësia se vota tashmë shtrihet bashkë me kutinë në “shesh ndërtimin” politik. Ajo nuk këmbehet më, si dikur me një pallat, por me një gradaҫelë ose mandat.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Italianët e promovojnë, shqiptarët e “shkarkojnë”: Gentian Ndoi, oficeri që u transferua pasi i tha “Jo” SPAK dhe KLP

  • Më të fundit
Nuk është “Portokallia”, është Partia: Donald Veshaj nuk është deputet

Nuk është “Portokallia”, është Partia: Donald Veshaj nuk është deputet

10 Maj, 2026
Italianët e promovojnë, shqiptarët e “shkarkojnë”: Gentian Ndoi, oficeri që u transferua pasi i tha “Jo” SPAK dhe KLP

Italianët e promovojnë, shqiptarët e “shkarkojnë”: Gentian Ndoi, oficeri që u transferua pasi i tha “Jo” SPAK dhe KLP

10 Maj, 2026
I hoqi mëlçinë në vend të shpretkës/ Kirurgu amerikan: “Jam i traumatizuar përgjithmonë”

I hoqi mëlçinë në vend të shpretkës/ Kirurgu amerikan: “Jam i traumatizuar përgjithmonë”

10 Maj, 2026
Mitrush Kuteli: mes fjalës, ekonomisë dhe kujtesës kombëtare

Mitrush Kuteli: mes fjalës, ekonomisë dhe kujtesës kombëtare

10 Maj, 2026

Postimet e fundit

Nuk është “Portokallia”, është Partia: Donald Veshaj nuk është deputet

Nuk është “Portokallia”, është Partia: Donald Veshaj nuk është deputet

10 Maj, 2026
Italianët e promovojnë, shqiptarët e “shkarkojnë”: Gentian Ndoi, oficeri që u transferua pasi i tha “Jo” SPAK dhe KLP

Italianët e promovojnë, shqiptarët e “shkarkojnë”: Gentian Ndoi, oficeri që u transferua pasi i tha “Jo” SPAK dhe KLP

10 Maj, 2026
I hoqi mëlçinë në vend të shpretkës/ Kirurgu amerikan: “Jam i traumatizuar përgjithmonë”

I hoqi mëlçinë në vend të shpretkës/ Kirurgu amerikan: “Jam i traumatizuar përgjithmonë”

10 Maj, 2026
Mitrush Kuteli: mes fjalës, ekonomisë dhe kujtesës kombëtare

Mitrush Kuteli: mes fjalës, ekonomisë dhe kujtesës kombëtare

10 Maj, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Nuk është “Portokallia”, është Partia: Donald Veshaj nuk është deputet

Nuk është “Portokallia”, është Partia: Donald Veshaj nuk është deputet

10 Maj, 2026
Italianët e promovojnë, shqiptarët e “shkarkojnë”: Gentian Ndoi, oficeri që u transferua pasi i tha “Jo” SPAK dhe KLP

Italianët e promovojnë, shqiptarët e “shkarkojnë”: Gentian Ndoi, oficeri që u transferua pasi i tha “Jo” SPAK dhe KLP

10 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.