• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Poetët dhe xhelatët: “Dallëndyshja” e Burgjeve Sadleva Bodo dhe burgu i madh komunist / Saga e një historie që përsëritet

9 Nëntor, 2026
në Shënim
A A
Poetët dhe xhelatët: “Dallëndyshja” e Burgjeve Sadleva Bodo dhe burgu i madh komunist / Saga e një historie që përsëritet
12
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Leka ishte 36 vjeç kur u ekzekutua (1941-1977)

Vilson Blloshmi 29 vjeç kur u ekzekutua (1948-1977)

Kanë kaluar 49 vjet nga pushkatimi i poetëve martirë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, një krim i kryer nga regjimi diktatorial komunist më 17 korrik 1977.

Vilsoni ishte 29 vjeç natën e ekzekutimit. Kishte të njëjtën moshë me Nevrije Fistaj, kryetaren e Gjykatës së Rrethit Librazhd të asaj kohe.

Nevrije Fistaj (Bodo) është nëna e Drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo.

Nevrije Fistaj (Bodo)

Emri i saj lidhet dokumentarisht me gjykimin dhe dënimin me vdekje të dy poetëve disidentë. Sipas dokumenteve zyrtare të dala nga arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit, më 28 prill 1977, Nevrije Fistaj mori pjesë në mbledhjen sekrete të Sekretariatit të Komitetit të Partisë të rrethit të Librazhdit, e cila drejtohej nga Sekretari i Parë, Sotir Koçollari.

Në këtë mbledhje, ku merrte pjesë Prokurori i Rrethit Librazhd, Qani Lavdari, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Librazhdit, Hysen Faqolli dhe gjyqtari i çështjes Sybi Sulçe, u vendos që të pandehurit e “grupit të Bërzeshtës” të dënoheshin maksimalisht për “sabotim” dhe “agjitacion e propagandë”, duke paracaktuar vendimin përpara se të kryhej gjyqi formal.

Gjykata e Rrethit të Librazhdit shpalli dënimin me vdekje (pushkatim) të dy poetëve, në kinemanë e qytetit, më 13 qershor 1977. Kryetar i trupit gjykues ishte Subi Sulçe.

Subi Sulçe vdiq në tetor 2016 në Korçë. Vitet e fundit të jetës i kaloi në vetmi, pasi gruaja i kishte vdekur, fëmijë nuk kishte, ndërsa shoqëria e përbuzi tërë kohën për të shkuarën e tij si gjykatës “enverist”, veçanërisht për dënimin ndaj dy poetëve martirë, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.

Nevrije Fistaj (Bodo) e martuar me një tjetër personazh të nomenklaturës komuniste Malo Bodo, të dy nga Dukati i Vlorës, pati një jetë të rehatshme, para dhe pas rënies së regjimit komunist. Çifti pati tre vajza: Vjosa, Aulona dhe Sadleva. Pas viteve ’90, Nevrije Bodo punoi si avokate e licencuar, ndërsa në kohën e pushtetit të Partisë Socialiste, si nëpunëse e Ministrisë së Drejtësisë.

Vilson Blloshmi, që sot duhet të ishte 78 vjeç, sa Nevrije Bodo, la vetëm një vajzë 8-muajshe, Enerjeta, e cila u internua bashkë me familjen, disa ditë pas pushkatimit të tij.

Enerjeta Blloshmi me një adoleshencë të vështirë, u largua për në Itali (1993), pas rënies së regjimit komunist dhe jetoi me kujtimin e babait që nuk e njohu kurrë, por që e takoi përmes poezive dhe përkthimeve të tij. Ajo sot është 50 vjeç dhe prej 33 vitesh jeton në Milano. Atje është martuar dhe ka një vajzë.

Enerjeta Blloshmi, Foto: abcnews

Paç fatin e komunistëve!

Ardhja e demokracisë nuk rivendosi drejtësinë e premtuar për të persekutuarit e regjimit komunist dhe dënimit të krimeve të tij. Demokracia e viteve ’90 rrodhi me shpejtësinë e një tranzicioni që vazhdon dhe nuk ka përfunduar akoma. Ky tranzicion zgjati aq shumë sa “harroi” pikën e nisjes. Me kalimin e kohës, komunistët e dikurshëm të regjimit, u kthyen në kulakët e “persekutuar” të demokracisë. Thuajse të gjitha familjet e nomenklaturës komuniste, u rivendosën në postet kyçe përmes pinjollëve të tyre në rendin e ri demokratik. Sidomos në sistemin e drejtësisë.

Ish-kryetarja e Gjykatës së Përmetit, Nevrije (Fistaj) Bodo, të treja vajzat i bëri juriste në kohën e demokracisë, rendi ku nuk shihej më e kaluara dhe biografia, por vetëm merita.

Aulona Bodo është prej vitesh ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë. Ajo nuk arriti në fillim të këtij viti të bëhet gjyqtare, edhe pse u konfirmua në detyrë nga KPK dhe KPA.

Aulona Bodo

Vjosa Bodo (Mujo) është drejtore juridike e kompanisë së sigurimeve “Sicred” sh.a., shoqëri që operon pranë Bankës Credins. Ajo nuk arriti të emërohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi u eliminua nga një konkurrim në vitin 2020 kur aplikoi për këtë pozicion.

Vjosa Bodo (Mujo)

Sadleva Bodo, e lindur më 29 janar 1988, në Librazhd, me një karrierë të varfër, krahasuar me dy motrat e saj, pasi është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2010, fillimisht (2014) është emëruar sekretare pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, menjëherë me emërimin si Inspektor i Përgjithshëm të Shkëlqim Ganajt. Pas disa muajsh, Ganaj e promovon në specialiste sektori.

Sadleva Bodo

Ishte Fatmir Xhafaj, ish-Ministër i Punëve të Brendshme, i cili raportohet të jetë mik i ngushtë i familjes Bodo, që e emëroi znj. Bodo, në maj 2018 si Drejtoreshë të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, superagjencisë së krijuar në shkurt 2018 që u projektua si Organ Qendror Blerës për të zhvilluar të gjitha prokurimet në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe të gjitha institucioneve të varësisë.

Me largimin e tij nga ministër në nëntor 2018, ai e zhvendos Sadleva Bodon nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në një pozicion komod si drejtoreshë të Drejtorisë së Integrimit Europian, në Ministrinë e Brendshme.

Në verën e vitit 2021, Sadleva emërohet si këshilltare e Drejtoreshёs së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Veizaj (Hajnaj), pozicion që e mbajti deri në tetor të këtij viti, kur u emërua papritur si Drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve.

Karrierat e rehatshme të vajzave të ish-gjyqtares së regjimit komunist, u shoqëruan në demokraci edhe me pretendime të natyrës së “kulakëve”. Faqja zyrtare e Gjykatës së Lartë, tregon të dhëna se si familja Bodo dhe, konkretisht Nevrie Bodo dhe tre vajzat e saj Vjosa, Aulona dhe Sadleva, tashmë si trashëgimtare të të ndjerit Malo Bodo, kërkojnë të përfitojnë me padi gjyqësore gati gjysmën e Karaburunit, në brigjet e Orikumit. Janë 220 hektarë ose 2,200,000 metra katrorë që zonjat Bodo pretendojnë t’ia marrin pronarëve të cilët e kanë përfituar më parë me vendime të KKP-Vlorë.

“Dallëndyshja” e burgjeve

Edi Rama, nuk reshti asnjëherë së testuari gratë dhe vajzat e reja pa asnjë përvojë si profesionale ashtu edhe jetësore, në pozicionet kyçe të administratës së tij, që në fund rezultoi një dështim, me shumicën e rasteve nën hetim.

Emrat e Elisa Spiropalit dhe Briseida Shehaj, në drejtimin e doganave dhe tatimeve, në fillim të mandatit të tij qeverisës, ishin eksperimentet e para.

Ndërsa Mirlinda Karçanaj e AKSHI dhe Dallëndyshe Bici e Kadastrës dhe IKMT-së, janë shembujt më kuptimplotë të korruptimit. Pasojat që kanë shkaktuar këto dy personazhe, në aksin qendror të shërbimeve më të rëndësishme publike të vendit, po hetohen nga SPAK dhe, me shumë gjasë rezultati i dëmeve do jetë shokues për gjithë opinionin publik.

Emërimi i Sadleva Bodos, në dukje enigmatik dhe i veshur me misterin e një personi me CV të rëndësishme, nuk është as më pak dhe as më shumë, por si prurjet e tjera, të vendosura aty për një mision të caktuar, si ai Nevrije Bodos në 1977.

Me marrjen e detyrës, drejtoresha e re e burgjeve, përveç fotografive me pamje “engjëllore”, kreu edhe misionin e parë: delegoi firmën për tre ditë (nga data 29.10.2026 ora 08:40 deri nё datёn 1.11.2026, ora 13:00) tek zëvendësi, me qëllim që Erjon Veliaj, të transferohej i qetë nga IEVP Durrës, në IEVP Fier, së bashku me Ergys Agasin që vinte nga “pushimet” në burgun e Bradasheshit të Elbasanit.

Ashtu si nënës së saj gjysmë shekulli më parë, Sadlevës i janë caktuar detyra me burgje dhe internime, por me një ndryshim; nëse në 1977 urdhri ishte për të dënuar poetë, në 2026 poetët nuk ekzistojnë më. Ata janë vrarë të gjithë, në komunizëm dhe më pas në demokraci, si Vilson Blloshmi me Genc Lekën.

Vilson Blloshmi (majtas) dhe Genc Leka (djathtas)

Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Skandal në maternitetet britanike: Qindra dosje të nënave dhe foshnjave u fshinë qëllimisht, askush nuk mban përgjegjësi

  • Më të fundit
Poetët dhe xhelatët: “Dallëndyshja” e Burgjeve Sadleva Bodo dhe burgu i madh komunist / Saga e një historie që përsëritet

Poetët dhe xhelatët: “Dallëndyshja” e Burgjeve Sadleva Bodo dhe burgu i madh komunist / Saga e një historie që përsëritet

9 Nëntor, 2026
Skandal në maternitetet britanike: Qindra dosje të nënave dhe foshnjave u fshinë qëllimisht, askush nuk mban përgjegjësi

Skandal në maternitetet britanike: Qindra dosje të nënave dhe foshnjave u fshinë qëllimisht, askush nuk mban përgjegjësi

9 Nëntor, 2026
Fund tarifave të shtrenjta të telefonit në Europë? BE nis negociatat me Shqipërinë dhe pesë vendet e Ballkanit Perëndimor

Fund tarifave të shtrenjta të telefonit në Europë? BE nis negociatat me Shqipërinë dhe pesë vendet e Ballkanit Perëndimor

9 Nëntor, 2026
Flluska e inteligjencës artificiale mund të shpërthejë dhe të godasë rëndë Europën. Pse Brukseli vazhdon ta fryjë?

Flluska e inteligjencës artificiale mund të shpërthejë dhe të godasë rëndë Europën. Pse Brukseli vazhdon ta fryjë?

9 Nëntor, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Poetët dhe xhelatët: “Dallëndyshja” e Burgjeve Sadleva Bodo dhe burgu i madh komunist / Saga e një historie që përsëritet

Poetët dhe xhelatët: “Dallëndyshja” e Burgjeve Sadleva Bodo dhe burgu i madh komunist / Saga e një historie që përsëritet

9 Nëntor, 2026
Skandal në maternitetet britanike: Qindra dosje të nënave dhe foshnjave u fshinë qëllimisht, askush nuk mban përgjegjësi

Skandal në maternitetet britanike: Qindra dosje të nënave dhe foshnjave u fshinë qëllimisht, askush nuk mban përgjegjësi

9 Nëntor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.