Vjeshta tronditi nga themelet Shqipërinë me ngjarjet e veta.
Fundi i shtatorit dhe tetori i deritanishëm e zhveshi lakuriq.
Nga më të vegjlit, të rinjtë, të turpshmit e të paturpshmit, bashkë me mesoburrat, gratë, deri tek të mplakurit e këtij vendi u pataksën nga pornografia kombëtare që kaloi sy më sy e gojë më gojë.
Artistët hapën siparin e skenave “hard” nudo me kamzhik dhe qelbësirllëk.
Kompozitori Hila i tregoi shqiptarëve se arti i këngës, muzika, fjalët e shkrira në një pentagram, duhet të kalonin në fillim penisin e tij para se të merrnin një çmim.
Talenti i muzikës popullore Eli Fara, e gjithë admiruar nga dy tre breza shqiptarësh, i tregoi atyre se fama që i dhanë dhe dashuria e tyre nuk i mjafton. As pasuria me burim zërin e saj të ngrohtë. Kërkonte më shumë, shumë më shumë. Kërkonte rini, seks dhe çmime që nuk kanë një mbarim. Dhe kjo e ka një çmim…
Aktorja bukuroshe Monika Lubonja, kërkonte shumë më tepër se rinia, seksi dhe fama. Kërkoi një burrë që të ishte edhe kompozitor, edhe regjizor, edhe dashnor. Lubonja, një “dash” i vitit 1968 nuk reshti së luajturi skena “hot” në shtratin e tradhtarit edhe pse po i afrohet të gjashtëdhjetave.
Hakmarrja e saj për zhgënjimin 10-vjeçar të dashurisë nga Adi Hila përfundoi me dhuratën e shtrenjtë për ditëlindjen e tij: Një padi penale për maskarain pikërisht ditën e lindjes së tij, më 7 tetor 2026.
Lubonja i dha një mesazh të vyer grave të Shqipërisë: dashuria e thyer e dashnores është më e vlefshme se ajo e bashkëshortes.
Çfarë po ndodh?
Videot pornografike që panë shqiptarët “made in Albania”, nuk treguan vetëm seks të shthurur dhe pa asnjë skrupull moral (A ka moral seksi?), por grisën edhe atë perden e vjetër të konservatorizmit që na kishte mbetur në ndërgjegjen kolektive.
Marrëdhënia homo/heteroseksuale e Adi Hilës me këngëtaren Matraku dhe këngëtarin Gent Hoxha e shkatërroi intimitetin klasik të shqiptarëve.
Ata panë se si burri mund të pallojë, të pallohet njëkohësisht nga një burrë dhe një grua tjetër, apo një grua t’ia kërcejë artistikisht si qen një tjetre, pa patur merakun që edhe në fshehtësi apo intimitet ata të quhen homo artistë, bio ose trio këngëtarë, apo grup polifonik gjenital.
Përse ankohen këngëtarët që u doli intimiteti në sytë e publikut që i adhuronte për art e për moral?
Vetëm për këtë duhet falënderuar Adi Hila. Ai nxori ҫullak të vërtetën që ishte jo vetëm lakuriqe, por bënte porno për kaq e kaq vite me të pavërtetën. Pavarësisht se këtë do e paguajë shtrenjtë.
Kompozitori krijoi këngën më të bukur të karrierës së tij. Këngën me titull “Bordelloja gjigande”.
Me këtë këngë ai ka shenjuar të gjithë hipokrizinë artistike dhe politike në Shqipëri.
Drejtorë, nëndrejtorë, biznesmenë, artistë, këngëtarë, konferencierë, opinionistë bashkë me gazetarë oportunistë shpërthyen nëpër video dhe biseda kombëtare, pas “fitueses” së tij.
Videot janë sekuenca të ndyra me seks ashiqare, ku të gjithë janë përfshirë. Të gjithë janë përlyer me perversitet, pangopësi, pisllëk moral dhe trupor.
Sheh një biznesmen milioner teksa kalëron një miss që për para shet fytyrën e familjes dhe babait të saj.
Tmerrohesh nga video tjetër kur një opinionist publik, merr pjesë në një tavolinë sadiste bashkë me një ndyrësirë morale duke dhunuar një vajzë të droguar.
Asgjë nuk bën më përshtypje, as kur nga Kanadaja vjen lajmi i shumëpritur që Kristi Pinderi po bëhet me vajzë, bashkë me partnerin e tij.
Tek e fundit, a nuk është më e moralshme ta shpallësh madje dhe ta “festosh” prirjen tënde seksuale, se sa ta mbash mbyllur në një kasafortë morale?
Shteti i thartuar
Adi Hila nuk është i vetmi. Ai është i kapuri. Më i “pafajshmi” ndër ta…
Ata që nuk kanë video në qarkullim janë tutorët dhe aktorët e vërtetë të kësaj bordelloje morale që ka zaptuar vendin e vogël ballkanik. Vendin që krenohet për besën, mikpritjen, turizmin dhe… tashmë për thartinë.
Institucionet, administrata e shtetit janë shndërruar në një “studio” gjigande ku xhirohen filma për të rritur.
Në mëngjes sheh të nxitojnë për në zyrat e shtetit vajza dhe gra të trukuara deri në “thellësi” të shpirtit.
Botoks, fryrje, të pasme e të parme të gatshme për “punë” sheh në çdo cep të zyrave të administratës. Hotelet, motelet, apartamentet e shumta pa banorë realë, ofshajnë fort në çdo orë të ditës e të natës në metropolin e Shqipërisë.
Drejtoreshat, deputetet, drejtueset e rëndësishme të shtetit kanë marrë më së shumti pamjen dhe sjelljen e punëtoreve të qejfit. Në rrjetet e tyre sociale ato nuk shpalosin asnjë element të familjes biologjike apo të krijuar, përveç asaj politike. Fotografitë dhe videot e tyre publike janë plot me shokë pune dhe hire “origjinale”.
Përse shqiptarët trukohen kaq shumë kur shkojnë në punë apo shkollë? – pyet një studiuese angleze e Psikologjisë Sociale, me hilenë e dhënies së përgjigjes nga vetë shqiptarët.
Kultura e “fryrjes së buzëve” apo e trukut “konkubinë” nuk është estetikë, as mirëmbajtje, por një synim për të qenë në lartësinë e duhur në teatrin e madh imoral të shtetit që nuk të përfill po nuk je apo dukesh seksi.
Përse duhet të jesh dhe dukesh në formën më të mirë sensuale?
Sepse nuk ka asnjë mundësi që në shtetin e mjeruar shqiptar, një grua apo vajzë e “pabukur” me kokën plot të gjejë vendin e saj në krye të Zyrës apo Institucionit.
Ai është domen i thartësisë morale që ka infektuar shoqërinë tonë. Shoqërinë, ku seksi është shndërruar në armë dhe gruaja apo vajza janë pronarët e saj, deri kur duhet të ç’armatosen dhe të futen në studiot e shtetit.
Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.





