• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Psikologji

Studimi: 87% e njerëzve do të hiqnin dorë nga një pjesë e kënaqësisë së tyre për një shoqëri më të barabartë

31 Gusht, 2026
në Psikologji
A A
Studimi: 87% e njerëzve do të hiqnin dorë nga një pjesë e kënaqësisë së tyre për një shoqëri më të barabartë
4
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Sa të gatshëm jemi të sakrifikojmë nga mirëqenia jonë personale në mënyrë që shoqëria të jetë më e barabartë? Një studim i ri në Mbretërinë e Bashkuar tregon se, kur njerëzit vendosen përpara kësaj zgjedhjeje, shumica janë të gatshëm të pranojnë edhe një nivel disi më të ulët të kënaqësisë nga jeta, nëse kjo do të zvogëlonte pabarazinë mes njerëzve.

Rezultati më domethënës është se 87% e pjesëmarrësve ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga një pjesë e kënaqësisë së tyre personale nga jeta në këmbim të një barazie më të madhe.

Studiuesit e ndërtuan eksperimentin mbi një dilemë të njohur filozofike: në çfarë shoqërie do të zgjidhnit të jetonit nëse, përpara se të lindnit, nuk do ta dinit se çfarë pozicioni do të kishit në të?

Zgjedhja mund të ishte mes një shoqërie relativisht të barabartë, ku të gjithë bëjnë një jetë të mjaftueshme por jo veçanërisht të mirë, dhe një shoqërie më të pabarabartë, ku shumica jetojnë shumë më mirë, por një grup i vogël mbetet vazhdimisht pas. Problemi është se, në momentin e zgjedhjes, askush nuk e di nëse do t’i përkasë shumicës së privilegjuar apo pakicës që humbet.

Kjo ide njihet si “perdja e padijes” dhe lidhet me filozofin amerikan John Rawls. Ajo kërkon që rregullat e një shoqërie të mendohen pa ditur paraprakisht se çfarë pozicioni do të zërë secili prej nesh brenda saj.

Për ta matur këtë dilemë në praktikë, studiuesit përdorën si tregues kënaqësinë subjektive nga jeta, të matur në një shkallë nga zero në dhjetë. Në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 94% e njerëzve e vlerësojnë kënaqësinë e tyre nga jeta me pesë ose më shumë pikë, ndërsa mesatarja është rreth 7.5.

Pjesëmarrësit u vendosën përballë skenarëve hipotetikë ku duhej të zgjidhnin mes përfitimit dhe rrezikut. Në një prej tyre, për shembull, një person me një sëmundje të rëndë duhej të vendoste nëse do të pranonte një trajtim që në nëntë raste nga dhjetë do t’ia rriste kënaqësinë nga jeta me një pikë, por në një rast nga dhjetë do t’ia ulte atë me një pikë.

Eksperimenti u zgjerua më pas nga vendimet personale te ato që prekin të gjithë shoqërinë. Pjesëmarrësve iu kërkua të mendonin si politikëbërës dhe të vendosnin, për shembull, nëse do t’i jepnin fund një izolimi gjatë një pandemie, duke përmirësuar mirëqenien e shumicës së popullsisë, por me pasojën e mundshme të vdekjes së një personi në çdo 10 mijë banorë.

Rezultatet treguan dallime të pritshme mes njerëzve: disa ishin më të gatshëm të merrnin rreziqe, ndërsa të tjerë shumë më të kujdesshëm. Por studiuesit zbuluan edhe diçka tjetër: njerëzit tregoheshin përgjithësisht më të kujdesshëm kur vendimi prekte jetën e të tjerëve sesa kur rrezikonin vetëm mirëqenien e tyre.

Kur studiuesit përdorën një model kompjuterik për të krahasuar shpërndarjen reale dhe të pabarabartë të kënaqësisë nga jeta në Mbretërinë e Bashkuar me një shoqëri hipotetike ku të gjithë do të kishin saktësisht të njëjtin nivel mirëqenieje, rezultoi se personi mesatar do të ishte i gatshëm të pranonte rreth një pikë më pak në nivelin mesatar të kënaqësisë nga jeta, në këmbim të barazisë së plotë.

Një shoqëri ku të gjithë kanë saktësisht të njëjtën kënaqësi nga jeta është praktikisht e pamundur dhe, siç pranojnë edhe studiuesit, mund të ishte madje një skenar distopik. Megjithatë, rezultati përdoret si një mënyrë për të matur se sa vlerë u japin njerëzit barazisë dhe drejtësisë krahas mirëqenies së përgjithshme.

Studimi nxjerr një tjetër rezultat interesant: qëndrimi ndaj pabarazisë rezultoi shumë më pak i lidhur me bindjet politike nga sa mund të pritej. Mënyra se si pjesëmarrësit votonin apo pozicionoheshin politikisht kishte relativisht pak ndikim në nivelin e rrezikut që ishin të gatshëm të pranonin për veten ose për të tjerët.

Kjo sfidon ndarjen tradicionale sipas së cilës e majta politike i jep më shumë rëndësi barazisë dhe rishpërndarjes, ndërsa e djathta stimujve individualë dhe shpërblimit të meritës. Sipas rezultateve, kur pyetja zhvendoset nga ideologjia te rezultati konkret – sa mirë ose keq do të jetojnë njerëzit – dallimet mes qytetarëve zvogëlohen ndjeshëm.

Autorët argumentojnë se këto rezultate mund të kenë rëndësi edhe për politikëbërjen, pasi vendimet publike nuk duhet të synojnë vetëm rritjen e mirëqenies së përgjithshme, por edhe mënyrën se si ajo shpërndahet. Kjo mund të ndikojë në vendime që shkojnë nga transporti dhe shërbimi shëndetësor deri te sistemet e Inteligjencës Artificiale që po përdoren gjithnjë e më shumë për të ndihmuar vendimmarrjen publike.

Burimi: The Conversation

Postimi i mëparshëm

Media nën akuzë për “luftën me padi” kundër Trump: vendimet e Gjykatës Supreme hapin debat mbi raportimin e betejave ligjore

  • Më të fundit
Studimi: 87% e njerëzve do të hiqnin dorë nga një pjesë e kënaqësisë së tyre për një shoqëri më të barabartë

Studimi: 87% e njerëzve do të hiqnin dorë nga një pjesë e kënaqësisë së tyre për një shoqëri më të barabartë

31 Gusht, 2026
Media nën akuzë për “luftën me padi” kundër Trump: vendimet e Gjykatës Supreme hapin debat mbi raportimin e betejave ligjore

Media nën akuzë për “luftën me padi” kundër Trump: vendimet e Gjykatës Supreme hapin debat mbi raportimin e betejave ligjore

30 Gusht, 2026
Kroati bën histori: Filip Hrgović fiton titullin e kampionit të botës së peshave të rënda

Kroati bën histori: Filip Hrgović fiton titullin e kampionit të botës së peshave të rënda

30 Gusht, 2026
Koreja e Jugut do t’u ofrojë falas qytetarëve Inteligjencën Artificiale, tre gjigantë teknologjikë marrin përsipër projektin

Koreja e Jugut do t’u ofrojë falas qytetarëve Inteligjencën Artificiale, tre gjigantë teknologjikë marrin përsipër projektin

30 Gusht, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Studimi: 87% e njerëzve do të hiqnin dorë nga një pjesë e kënaqësisë së tyre për një shoqëri më të barabartë

Studimi: 87% e njerëzve do të hiqnin dorë nga një pjesë e kënaqësisë së tyre për një shoqëri më të barabartë

31 Gusht, 2026
Media nën akuzë për “luftën me padi” kundër Trump: vendimet e Gjykatës Supreme hapin debat mbi raportimin e betejave ligjore

Media nën akuzë për “luftën me padi” kundër Trump: vendimet e Gjykatës Supreme hapin debat mbi raportimin e betejave ligjore

30 Gusht, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.