• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

660 metrat e pushtetit: Reforma Territoriale marshon nё bulevard

1 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
660 metrat e pushtetit: Reforma Territoriale marshon nё bulevard
13
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri vuajmё nga njё sёmundje e çuditshme administrative: sa herë na “sёmuren” bashkitё i japim njё antibiotik i quajtur “Reformё”.

Reforma Administrativo-Territoriale quhet ky i fundit.

Pas më shumë se një dekade nga reforma e vitit 2014, Kuvendi po shqyrton në vitin 2026 nëse modeli me 12 qarqe dhe 61 bashki funksionon, nëse bashkitë janë mjaftueshëm të forta, nëse kanë financa të mjaftueshme, nëse ofrojnë shërbime cilësore dhe nëse janë realisht autonome.

Platforma zyrtare e reformës e përshkruan objektivin si kalimin “nga konsolidimi drejt funksionalitetit”, me synim bashki më funksionale, më autonome dhe më pranë standardeve evropiane.

Shumë bukur.

Por para se të hapim hartat, të vizatojmë qarqet e reja, të bashkojmë bashki e të ndajmë fshatra, ndoshta duhet të bëjmë një eksperiment shumë më të thjeshtë.

Të marrim një vizore dhe të masim distancёn ajrore midis dy ndërtesave që simbolizojnë dy nivele të pushtetit shqiptar: Kryeministrisë dhe Bashkisë së Tiranës.

660 metra i ndajnё njёra me tjetrёn, jo 660 kilometra. Thjesht një ecejake e shkurtёr që bëhet në këmbë, pa kёrkuar ndihmёn e aplikacionit “Tirana Ime”.

Afer me metra, kontinent tjetёr me pushtet

Reforma Territoriale e vitit 2014 kishte një ide të qartë: Shqipëria me 373 njësi vendore duhej tё reduktohej, sepse shumë prej tyre ishin tepër të vogla për të pasur administratë, financa dhe kapacitete reale.

Ato u konsoliduan në 61 bashki dhe 12 qarqe. Këshilli i Evropës e pranoi këtë reformë që konsolidoi 373 autoritete lokale në 61 bashki, me synim – forcimin e qeverisjes vendore.

Reforma bёnte kuptim: Më pak njësi, më shumë kapacitet. Më shumë kapacitet, më shumë autonomi. Më shumë autonomi, më shumë demokraci lokale.

Kaluan 10 vite.

A ndërtuam bashki më të forta apo thjesht bashki më të mëdha?

Jo pёr gjё, por qё të rrisësh përmasën e një bashkie nuk do të thotë automatikisht të rrisësh pushtetin e saj.

Bashkia mund të shtrihet nga qendra e qytetit deri në male, kodra, fshatra dhe zona rurale, me një administratë të madhe, me drejtoritë e saj, me këshillin e saj, me kryetarin e zgjedhur nga qytetarët dhe me një faqe interneti shumë moderne, por nëse vendimi merret diku tjetër, atëherë e decentralizuar ёshtё vetёm administrata e jo vendimmarrja. Ajo vuloset diku larg…

Bashkia e Tiranёs dhe ҫelёsat e “kashtёs”

Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit përcakton dy nivele autoritetesh përgjegjëse për zhvillimin e territorit: Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit dhe kryetarin e bashkisë.

Pra teorikisht me ligj ka një ndarje të kompetencave. Po çfarё ndodh realisht nё praktikë?

Ndryshimet ligjore kanë zgjeruar kompetencat e KKTU-së. KKTU është autoriteti vendimmarrës për lejet e zhvillimit dhe ndërtimit për të gjitha llojet e zhvillimeve komplekse, për objektet në kategori të caktuara të territorit, për çështje, zona dhe objekte me rëndësi kombëtare dhe për investime strategjike.

KKTU, sipas rregullave aktuale, kryesohet nga Kryeministri. Përbërja e kёtij organi përfshin një numër ministrash dhe drejtuesin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit si anëtar dhe sekretar.

Cila godinё vendos pёr Tiranёn kryeqytet?

Një qytetar i Tiranës voton dhe zgjedh për kryetarin e Bashkisë.

E zgjedh kryetarin e Bashkisë të ushtroje përgjegjësite për qytetin.

Voton dhe zgjedh edhe njё Këshill Bashkiak qё tё kontrollojë politikat lokale.

Pret dhe beson se pushteti vendor do jetё afёr tij, pra “më afër qytetarit”!

Por kur vjen puna te zhvillimi urban, ndёrtimi i një godinë shumëkatëshe apo i një projekti që ndryshon kryekёput strukturën urbane tё Tiranёs, qytetari zbulon një të vërtetë të hidhur: Vendimin nuk e marrin tё zgjedhurit e tij nё Bashki, por kryeministri, 660 metra larg nё Kryeministri.

Në vitin 2025, rregullat përcaktuan se në zonën “C”, për objektet me lartësi 30 metra ose më shumë, leja e zhvillimit ose ndërtimit merret pranë KKTU-së. Në zonën “B”, KKTU ka kompetencë, me disa përjashtime për objektet deri në 15 metra; në zonën “A”, kompetenca është gjithashtu e KKTU-së.

Bashkia e Tiranës ka “kopetenca” por jo pёr transformimin e madh të kryeqytetit.

Një shtëpi njëkatëshe nuk e ndryshon siluetën e Tiranës, ndёrsa godinat 30, 40, 50 apo 60 katëshe po.

Po njё kompleks i madh? Ai nuk është thjesht “një leje” ndёrtimi, por leje pёr tё jetuar ose jo, pёr sa kohё njё kompleks banimi gjigand, ndryshon trafikun, infrastrukturën, densitetin, ujësjellësin, kanalizimet, parkimet, transportin publik, ajrin, hijen, vlerën e pronës, hapësirat publike dhe karakterin e lagjes.

Ndryshon mёnyrёn e jetesёs, jetën e qytetit.

Nëse (krye)qyteti është vendor, pse vendimmarrja qё ja ndryshon jetёn tё jetё qёndrore?

Platforma zyrtare e Reformës Territoriale në 2026 flet për funksionalitet, ekonomi shkalle, autonomi fiskale dhe standarde evropiane.

Komisioni i Posaçëm shqyrtoi kuadrin ligjor, kapacitetet administrative, financat vendore, cilësinë e shërbimeve dhe ridizenjimin territorial. I futi edhe njё reformim numrit tё bashkive.

Dhe e ndezi debatin e pyetjes “Sa bashki duhet të kemi?”, ndёrkohё qё pyetja duhet tё jetё “Kush duhet të vendosë për çfarë?”

Le të kemi 61 bashki, 50, apo edhe 100 bashki. Nëse kompetencat mbeten të përqendruara në qendër, te godina ku pёrballё saj protestojnё prej dy muajsh Flamingot, ndryshon vetёm numri dhe harta, por jo kush vendos.

Tirana metropol

Bashkia e Tiranës nuk është më vetëm bashki e njё kryeqyteti. Reforma e 2014-ёs e zgjeroi në mënyrë drastike territorin e saj. Qyteti real, ai i dikurshmi, është zgjeruar tej mase shumë.

Një Tiranë urbane që tashme prek Kamzën, Vorën, Farkën, Kasharin, Dajtin, Vorën e deri në zonat periferike funksionon si një hapësirë ekonomike dhe sociale shumë më e madhe se kufiri administrativ i një bashkie normale, qoftё edhe kryeqyteti.

Trafiku i Tiranёs nuk ndalon në kufirin e Bashkisë. Ajri nuk kontrollon kartën e identitetit. Uji nuk pyet nëse je banor i Tiranës apo i Vorës. Ndërtimi në një zonë periferike krijon trafik në një zonë tjetër. Një kullë në qendër ndikon në infrastrukturë përtej parcelës së saj. Një kompleks i ri banimi prodhon mijëra udhëtime të reja.

Problemi i Tiranes nuk është vetëm territorial. Ai tashmё pa frikё mund tё quhet, metropolitan.

Evropa, decentralizimi dhe “kryeministrimi”

Shqipëria ka ratifikuar Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore që në vitin 2000. Karta e quan vetëqeverisjen vendore një shtyllë të demokracisë dhe kërkon autonomi politike, administrative e financiare, kompetenca reale dhe burime të përshtatshme për autoritetet lokale.

Parimi i subsidiaritetit synon pikërisht që vendimmarrja të jetë në nivelin më të afërt me qytetarin, për aq sa mund të ushtrohet në mënyrë efektive.

Madje Këshilli i Evropës ka vënë në dukje se Shqipëria ka bërë progres në decentralizim, por ka ende nevojë për ndarje më të qartë të përgjegjësive ndërmjet nivelit qendror dhe atij vendor, sepse kompetencat e deleguara shpesh ushtrohen nën mbikëqyrje të fortë të ministrive, duke kufizuar hapësirën e iniciativës lokale.

Pra, problemi nuk është vetëm shqiptar. Por në Shqipëri kemi një mënyrë shumë origjinale për ta zgjidhur: e quajmë decentralizim dhe pastaj e vendosim vendimmarrjen në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit. Nёse do pёrdorim njё fjalё tё re pёr kёtё mёnyrё zhvendosjeje, ajo ёshtё “kryeministrim”.

Nëse KKTU-ja e Kryeministrit vendos për projektet që ndryshojnë në mënyrë dramatike territorin dhe Bashkia ka përgjegjësinë e përditshme për pasojat e këtyre zhvillimeve, atëherë “reformatorёt” duhet të pёrcaktojnё se ku nis e mbaron përgjegjësia e Bashkisë dhe ku fillon përgjegjësia e KKTU-së alias Kryeministrit.

Qytetari nuk voton për KKTU-në, por për kryetarin e bashkisë, edhe kur atё e fusin nё burg se e ka vjedhur.

Po ashtu, kur një qytetar zgjohet një mëngjes dhe sheh një kullë të re përballë dritares, ai nuk pyet:

“Cili organ kolegjial qёndror ma bёri kёtё?”. Por i shkon mendja dhe gjuha menjёherё tё shajё kryetarin e Bashkisё.

Por edhe kёsaj anomalie shqiptarёt nё protestё ia kanё gjetur “ҫelёsin” dhe parrullёn: “O Erjon o legen, prite Ramёn se po vjen!”

Demokracia e pushtetit

Bashkia mund të mbledhë taksat. Por kush mbledh kullat?

Reforma Territoriale duhet të flasë për autonomi fiskale. Platforma e Kuvendit e vendos këtë shprehimisht në qendër të punës së Komisionit të Posaçëm: rritje të të ardhurave vendore, optimizim të shpenzimeve, përmirësim të menaxhimit financiar dhe forcim të decentralizimit fiskal.

Shumë mirë.

Por autonomia fiskale pa autonomi reale në planifikim është gjysmë autonomie.

Një bashki nuk mund të jetë thjesht arkëtare e taksës së ndikimit në infrastrukturë, ndërsa vendimmarrja për projektin që krijon atë ndikim, merret diku tjetёr.

Trinomi absurd shihet qartё: KKTU jep lejen. Bashkia llogarit taksën. Qytetari paguan pasojën. Sistemi perfekt, ku të gjithë mund shqyejnё nga një copë pushtet, ndёrsa qytetari sheh se si ia  “kafshojnё” qytetin para syve tёe tij.

Ndaj dhe qytetarit nuk duhet t’i serviret reforma territoriale si njё hartё e re me pak bashki, por si njё demokraci qё tregon autonominё e pushtetit.

Shqipëria ka ndryshuar shumë që nga viti 2014. Popullsia dhe migrimi kanё ndryshuar. Qytetet janë zgjeruar. Tirana është transformuar. Ndёrtimi, ekonomia, psikologjia e qyteteve janё shumё mё ndryshe se mё parё.

Asgjë nuk është si më parë, as padijenia e verbër e qytetarit. Ai tashmë di, sheh, flet, kërkon më shumë. Proteston…

Asnjë shqiptar nuk pranon më qeverisje me logo, slogane apo aplikacione.

Tashmë shqiptarët e njohin demokracinë lokale, demokracinë e pushtetit, dallimin e vendimit për kulla nga ai që s’do shkatërronte qytetin. Ata e kuptojnë çfarë bën Bashkia dhe pse ndërhyn Qeveria.

660 metrat që ndajnë Bashkinë me Kryeministrinë në Tiranë, nuk janë thjesht një distancë gjeografike. Ato janë kthyer në njësi marshimi për marrjen e një vendimi.

Aty brenda do të jetë edhe Reforma Territoriale…

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Policia britanike po përpiqet t’i largojë adoleshentët nga rruga e krimit kibernetik

  • Më të fundit
660 metrat e pushtetit: Reforma Territoriale marshon nё bulevard

660 metrat e pushtetit: Reforma Territoriale marshon nё bulevard

1 Gusht, 2026
Policia britanike po përpiqet t’i largojë adoleshentët nga rruga e krimit kibernetik

Policia britanike po përpiqet t’i largojë adoleshentët nga rruga e krimit kibernetik

1 Gusht, 2026
Nëse bie protesta, bie Shqipëria!

Nëse bie protesta, bie Shqipëria!

1 Gusht, 2026
Kriza e emigrantëve në Ceuta trondit Europën, Franca dhe Italia forcojnë kontrollet kufitare

Kriza e emigrantëve në Ceuta trondit Europën, Franca dhe Italia forcojnë kontrollet kufitare

1 Gusht, 2026

Postimet e fundit

660 metrat e pushtetit: Reforma Territoriale marshon nё bulevard

660 metrat e pushtetit: Reforma Territoriale marshon nё bulevard

1 Gusht, 2026
Policia britanike po përpiqet t’i largojë adoleshentët nga rruga e krimit kibernetik

Policia britanike po përpiqet t’i largojë adoleshentët nga rruga e krimit kibernetik

1 Gusht, 2026
Nëse bie protesta, bie Shqipëria!

Nëse bie protesta, bie Shqipëria!

1 Gusht, 2026
Kriza e emigrantëve në Ceuta trondit Europën, Franca dhe Italia forcojnë kontrollet kufitare

Kriza e emigrantëve në Ceuta trondit Europën, Franca dhe Italia forcojnë kontrollet kufitare

1 Gusht, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

660 metrat e pushtetit: Reforma Territoriale marshon nё bulevard

660 metrat e pushtetit: Reforma Territoriale marshon nё bulevard

1 Gusht, 2026
Policia britanike po përpiqet t’i largojë adoleshentët nga rruga e krimit kibernetik

Policia britanike po përpiqet t’i largojë adoleshentët nga rruga e krimit kibernetik

1 Gusht, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.