• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Gafa në Kodin Rrugor: Braçe, Manja dhe Zegjine Çaushi përjetësuan heqjen e patentës por “harruan” procedurën

11 Gusht, 2026
në Drejtësi-Ligj
A A
Gafa në Kodin Rrugor: Braçe, Manja dhe Zegjine Çaushi përjetësuan heqjen e patentës por “harruan” procedurën
152
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit njoftoi një listë të gjatë masash të reja, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të fundit në Kodin Rrugor.

Ligji nr. 58/2026 u miratua më 18 qershor, u shpall me dekret presidencial më 17 korrik dhe parashikoi hyrjen në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Policia renditi risitë: nëse kapesh duke drejtuar pa patentë, të shtyhet me një vit e drejta për ta marrë dhe, nëse je i mitur, me dy vjet; drejtuesit e rinj kanë kufi zero për alkoolin dhe shpejtësi më të ulëta; celulari ndalohet edhe mbi biçikleta, monopatina dhe motomjete deri në 50 cc; pezullimi për përdorimin e telefonit aktivizohet pas dy shkeljeve brenda vitit dhe jo më pas tri; gjoba për sjellje agresive në rrugë arrin deri në 60 mijë lekë. Është hequr edhe mundësia që pezullimi i patentës të shmangej duke paguar dyfishin e gjobës maksimale.

Deri këtu mund të debatohet për masën e secilit ndëshkim, por filozofia është e qartë: kush rrezikon jetën në rrugë, paguan më shtrenjtë.

Dhe në Shqipëri ka plot arsye që drejtimi i automjetit të trajtohet më seriozisht se gjetkë. Nuk është e nevojshme të shpiket një problem për të justifikuar forcimin e ligjit.

Shpejtësia vrastare, celulari në dorë, parakalimet pa sens, “pilotimi” pas harbimit të alkoolit dhe ideja se rruga është pronë private janë sjellje që shihen çdo ditë.

Por një nga ndryshimet drastike që nxjerr “dhëmbët” e shtetit me maksimalen e ashpërsisë së tij, është sanksioni “përjetësisht”.

Neni 184 godet pa logjikë ligjore: herën e dytë mbi 0.5 g/l, patenta ikën përgjithmonë

Në nenin 184 të Kodit Rrugor është shtuar një pikë e re, 11.1. Ligji thotë:

“Kur […] rezulton një vlerë alkoolike më e lartë se 0,5 gram për litër (g/l) në gjakun e drejtuesit të mjetit dhe ky drejtues është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur, në rast përsëritjeje merret masa e heqjes së lejes së drejtimit përgjithmonë.”

Duhet rilexuar ngadalë, sepse kjo është një nga dispozitat më të rënda të futura nga Ulsi Manja dhe Erjon Braçe në Kodin Rrugor.

Neni socialist, nuk flet për pesë vjet, apo dhjetë vjet. Nuk thotë se patenta rikthehet pas një ekzaminimi mjekësor. Nuk thotë as qё personi mund të futet sërish në autoshkollë pas një periudhe të gjatë. Nuk thotë as që shkelja e dytë duhet të ketë shkaktuar aksident, plagosje apo viktima. Thotë vetëm një fjalë: përgjithmonë. Për pragun mbi 0.5 g/l.

Teksti nuk vendos as ndonjë kufi kohor për shkeljen e parë. Nuk shkruhet p.sh “brenda dy vjetësh”, “brenda pesë vjetësh” apo “brenda dhjetë vjetësh”. Formulimi thotë vetëm se personi duhet të jetë “konstatuar e ndëshkuar më parë”.

Sipas leximit literal, një ndëshkim shumë i vjetër mund të mbetet relevant për gjithë jetën. Po pate një gëzim familjar a një dasëm, gabove një herë? Të dytën herë do dënoheni përjetë.

Ky nuk është më një sanksion që thotë: ke gabuar dy herë, tani do të rrish gjatë pa makinë. Është një normë që thotë: ke gabuar dy herë dhe shteti të konsideron të papërshtatshëm për të drejtuar makinën deri në fund të jetës.

Europa dënon fort alkoolin. Por “përjetësia” nuk gjendet kollaj

Kur u propozuan amendamentet, masa u paraqit si një nga instrumentet më të forta kundër drejtuesve të dehur. Por krahasimi i Shqipërisë me Europën kërkon pak më shumë kujdes sesa shprehja “edhe jashtë e bëjnë”.

Britania e Madhe është shumë e ashpër me recidivistët. Një dënim i dytë për drejtim mbi limitin e alkoolit brenda 10 vjetësh sjell të paktën tre vjet ndalim drejtimi. Për veprat shumë të rënda gjykata mund të vendosë ndalime shumë më të gjata. Por aty sanksioni i rëndë lidhet me një proces gjyqësor dhe ekzistojnë mekanizma për rimarrjen e të drejtës së drejtimit, përfshirë kontrolle mjekësore për drejtuesit e konsideruar me rrezik të lartë.

Suedia gjithashtu mund ta marrë menjëherë patentën pas një shkeljeje serioze, por revokimi përfundimtar kalon te autoriteti kompetent i transportit dhe drejtuesi ka mundësi të paraqesë qëndrimin e tij. Sistemi njeh edhe rikthimin e patentës.

Norvegjia njeh humbjen e së drejtës së drejtimit edhe pa një datë të paracaktuar kthimi në rastet e rënda, por kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në një ndalim biologjik deri në vdekje. Ekzistojnë procedura për të kërkuar rikthimin e së drejtës dhe, sipas rastit, për t’iu nënshtruar përsëri provimeve.

Franca ndëshkon rëndë recidivizmin, por anulimi i patentës dhe ndalimi për të marrë një të re funksionojnë me afate dhe me vendimmarrje gjyqësore për rastet penale të rënda.

Ndërsa Italia, ndoshta krahasimi më interesant për Shqipërinë, parashikon revokim të patentës në disa raste të rënda të përsëritjes së drejtimit nën efektin e alkoolit. Por “revokim” nuk do të thotë domosdoshmërisht se qytetari nuk do të drejtojë më kurrë makinën. Për kategori të caktuara, ligji italian lejon marrjen e një patente të re pas kalimit të periudhës së caktuar dhe plotësimit të disa kushteve.

Pra, shumë vende europiane e heqin patentën. E revokojnë. E pezullojnë për vite. E lidhin rikthimin me testim, mjekë, rehabilitim apo provim të ri.

Shqipëria ka zgjedhur t’i bjerë shkurt e thjeshtë: “përgjithmonë”.

Edhe pse Patenta nuk është “pronë” si shtëpia

Argumenti më i thjeshtë do të ishte: patenta është e qytetarit, prandaj nuk mund t’ia marrë shteti.

Juridikisht nuk është kaq e thjeshtë. Leja e drejtimit nuk është pronë private në të njëjtin kuptim si një apartament, një tokë apo një automjet. Ajo është një autorizim administrativ për të ushtruar një veprimtari të rregulluar dhe shteti mund ta pezullojë ose revokojë kur personi nuk plotëson më kushtet ose kur përbën rrezik për sigurinë publike.

Pra, nuk ka një “të drejtë absolute për të pasur patentë”.

Por nga kjo nuk rrjedh se administrata mund të vendosë çfarëdo mase, me çfarëdo procedure dhe pa kontroll. Sa më i rëndë dhe më afatgjatë të jetë sanksioni, aq më të forta duhet të jenë garancitë.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i ka trajtuar prej kohësh sanksionet mbi lejen e drejtimit si masa që, sipas natyrës dhe rëndësisë së tyre, mund të aktivizojnë garancitë e procesit të rregullt sipas nenit 6 të Konventës.

Në çështjen Malige kundër Francës, humbja e pikëve të patentës u konsiderua mjaftueshëm e lidhur me një akuzë me karakter ndëshkues për të hyrë në analizën e garancive procedurale të Konventës.

Nëse edhe pikët e një patente mund të kërkojnë një proces me garanci, një ndalim për gjithë jetën kërkon edhe më shumë kujdes, por edhe më shumë garanci ligjore.

Një ndëshkim përjetë, por pa një rrugë të qartë kthimi

Pika 11.1 mjaftohet me formulimin se, në rast përsëritjeje, “merret masa e heqjes së lejes së drejtimit përgjithmonë”, por nuk shpjegon me të njëjtën qartësi procedurën që çon deri te një pasojë kaq ekstreme.

Nga vetë neni nuk kuptohet qartë se cili organ merr vendimin përfundimtar, si verifikohet juridikisht ndëshkimi i mëparshëm, nëse ai duhet të jetë bërë i pakundërshtueshëm, si trajtohet një rast kur matja e alkoolit kontestohet dhe, mbi të gjitha, nëse pas shumë vitesh ekziston ndonjë mundësi për rivlerësim.

Kjo mungesë bëhet edhe më e dukshme sepse ligji nuk parashikon asnjë mekanizëm kthimi.

Nuk ka një afat pas të cilit personi mund të kërkojë një vlerësim të ri, nuk ka kontroll mjekësor të posaçëm, nuk ka program rehabilitimi, nuk ka mundësi për provim të ri dhe as një procedurë ku një organ i pavarur të vlerësojë nëse pas dhjetë, pesëmbëdhjetë apo njëzet vitesh drejtuesi vazhdon të paraqesë të njëjtin rrezik.

Kjo e dallon shumë qartë një revokim të rëndë të lejes së drejtimit nga një përjashtim civil i përjetshëm, ku ligji e mbyll derën njëherë e përgjithmonë pa lënë asnjë hapësirë për rehabilitim ose rivlerësim të shoferit të dikurshëm që bëri jo një, por dy shkelje.

Po kush do ta zbatojë përjetësinë?

Askush nuk mund të mohojë se në Shqipëri drejtohet keq dhe se një person që pi, hipën në makinë dhe rrezikon jetën e të tjerëve duhet të ndëshkohet. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një përsëritës që është kapur dhe ndëshkuar më parë. Por sapo ligji kalon nga gjoba dhe pezullimi te një ndalim për gjithë jetën, ndryshon edhe pesha e asaj që i besohet administrates së shtetit.

Tani nuk bëhet më fjalë vetëm për një procesverbal, disa pikë më pak apo disa muaj pa patentë.

Bëhet fjalë për një vendim që do ta përjashtojë një qytetar nga drejtimi i automjetit deri në fund të jetës. Dhe këtë fuqi do ta administrojë po ai sistem policor dhe administrativ shqiptar, që prej vitesh është përballur me akuza për zbatim selektiv, ndërhyrje, telefonata dhe standarde të ndryshme sipas personit që ndalohet. 

Është shumë e lehtë të kopjosh një normë “gjermanike” por tepër e vështirë është të kesh institucione po aq të sakta, të paanshme dhe të kontrollueshme në zbatimin e saj. Një gjobë e padrejtë mund të ankimohet dhe paguhet. Një muaj pezullim, ndoshta edhe një vit apo 10 pa patentë e kanë një fund. “Përgjithmonë” nuk ka.

Pikërisht për këtë, një masë e tillë nuk mund të trajtohet si një tjetër sanksion i Kodit Rrugor.

Sa më i pakthyeshëm të jetë ndëshkimi, aq më e fortë duhet të jetë procedura, kontrolli dhe garancia se ligji do zbatohet njësoj për të gjithë, si për VIPA-t e biznesit, drejtësisë dhe politikës, ashtu dhe për gjithë pjesën tjetër të shoqërisë së “pabindur” shqiptare.

Kritikat mbi idetë e vendosjes së dënimeve “rrugore” janë të panevojshme.

Ato duhen. Por, Shqipëria nuk ka pasur kurrë problem ligjin, dënimin, por moszbatimin.

Një ligj i mirë nuk matet vetëm me forcën e goditjes, por edhe me saktësinë e saj.

Nëse do të vendosësh një nga masat më ekstreme që njeh e drejta rrugore botёrore – përjashtimin për gjithë jetën nga drejtimi i automjetit – duhet të përcaktosh me të njëjtën saktësi kush e vendos, kur bëhet përfundimtare, çfarë të drejtash ka i ndëshkuari dhe nëse pas një periudhe shumë të gjatë ekziston apo jo një mundësi rehabilitimi.

Përndryshe, “përgjithmonë” bëhet përjetësisht, fjalë e lehtë për t’u shkruar në një Kod, por tepër e rëndë për t’u zbatuar në praktikë.

Policia kërkoi nga qytetarët përgjegjshmëri dhe tha se qëllimi nuk është ndëshkimi, por parandalimi dhe shpëtimi i jetëve, qëllim që është e pamundur ta kundërshtosh.

Por tani që “Kodi i Ri” është në xhepin e çdo polici rrugor, përgjegjshmëria duhet të kërkohet në të dy anët e xhamit të makinës.

Si nga shoferi që nuk duhet të shkelë kurrë ligjin, ashtu dhe nga shteti që, kur vendos heqje patente për gjithë jetën, duhet të kuptojë se nuk po mbushet thjesht një procesverbal.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

A është mosnjohja e Kosovës nga Ukraina mosmirënjohje e nxitur nga afërsia e qeverisë Rama me qeverinë Vuçiç?

Postimi i rradhës

Kolumbia nën rrënoja pas tërmetit 7.4 ballë: mbi 200 të vdekur dhe në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar

Postimi i rradhës
Kolumbia nën rrënoja pas tërmetit 7.4 ballë: mbi 200 të vdekur dhe në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar

Kolumbia nën rrënoja pas tërmetit 7.4 ballë: mbi 200 të vdekur dhe në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar

  • Më të fundit
Sulm kibernetik ndaj sistemit të financave publike në Francë, rrezikohen të dhënat e miliona tatimpaguesve

Sulm kibernetik ndaj sistemit të financave publike në Francë, rrezikohen të dhënat e miliona tatimpaguesve

14 Gusht, 2026
I morën Mozartët me vete: 210 statuja zhduken në Salzburg

I morën Mozartët me vete: 210 statuja zhduken në Salzburg

13 Gusht, 2026
Teknologjia po bëhet detyrim, por Evropës i duhet “e drejta për akses njerëzor”

Teknologjia po bëhet detyrim, por Evropës i duhet “e drejta për akses njerëzor”

13 Gusht, 2026
Skandalet në prokurorinë japoneze, kryeprokurori i ri përballë sfidës për të rikthyer besimin

Skandalet në prokurorinë japoneze, kryeprokurori i ri përballë sfidës për të rikthyer besimin

13 Gusht, 2026

Postimet e fundit

Sulm kibernetik ndaj sistemit të financave publike në Francë, rrezikohen të dhënat e miliona tatimpaguesve

Sulm kibernetik ndaj sistemit të financave publike në Francë, rrezikohen të dhënat e miliona tatimpaguesve

14 Gusht, 2026
I morën Mozartët me vete: 210 statuja zhduken në Salzburg

I morën Mozartët me vete: 210 statuja zhduken në Salzburg

13 Gusht, 2026
Teknologjia po bëhet detyrim, por Evropës i duhet “e drejta për akses njerëzor”

Teknologjia po bëhet detyrim, por Evropës i duhet “e drejta për akses njerëzor”

13 Gusht, 2026
Skandalet në prokurorinë japoneze, kryeprokurori i ri përballë sfidës për të rikthyer besimin

Skandalet në prokurorinë japoneze, kryeprokurori i ri përballë sfidës për të rikthyer besimin

13 Gusht, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Sulm kibernetik ndaj sistemit të financave publike në Francë, rrezikohen të dhënat e miliona tatimpaguesve

Sulm kibernetik ndaj sistemit të financave publike në Francë, rrezikohen të dhënat e miliona tatimpaguesve

14 Gusht, 2026
I morën Mozartët me vete: 210 statuja zhduken në Salzburg

I morën Mozartët me vete: 210 statuja zhduken në Salzburg

13 Gusht, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.