Aktorja 28-vjeçare e serialit “Housemaid” mahniti me trupin dhe fytyrën perfekte kur prezantoi linjën e saj të fundit SYRN. Tangat në modë tashmë janë njëngjyrëshe, por ato duhet të shoqërohen me një bark fantastik, që “fatalja” Sweeney e ka.
Ylli i “Euphoria” vazhdoi fushatën provokuese nё rrjetet sociale për tё prezantuar koleksionin “The Do What Makes You Naked”, duke pozuar me një set bardhë e zi me logo të markës së saj, përpara se të shfaqej me një palё tanga të zeza të kombinuar me geta gjysmë transparente. Në një nga fotot më të komentuara, ajo qëndronte e ulur mbi një karrige, me shpinë nga kamera, duke theksuar linjat e trupit dhe duke mbajtur në dorë pjesë të tjera të koleksionit.


Në një tjetër imazh, flokët e saj biondë, të stiluar me volum, i binin mbi supe, duke i dhënë fotos një prekje glamour. Fotografitë u publikuan në faqen zyrtare të markës së saj në Instagram, e cila mban moton “Born to be a SYRN”.
Sweeney shpjegoi se koleksioni është realizuar me material qё tё mbledh, me një teksturë elastike dhe tё butë që përshtatet natyrshëm me trupin. “Është diçka që e vesh për veten tënde, pa shpjegime dhe pa ndjesë”, ka theksuar ajo më herët, kur zbuloi për herë të parë projektin e saj në industrinë e të brendshmeve.

Aktorja ka folur shpesh për marrëdhënien e saj me trupin dhe përvojat e hershme me zgjedhjen e reçipetave, duke treguar se në moshë shumë të re kishte vështirësi për të gjetur modele që e bënin të ndihej mirë. Linja e saj ofron masa deri në 42DDD, me synimin për të përfshirë sa më shumë gra.

Me këtë koleksion të ri, Sweeney duket se po ndërton jo vetëm një markë mode, por edhe një imazh të fortë biznesi, duke kombinuar sensualitetin me mesazhin e vetëbesimit dhe rehatisë.

(Burimi: The Sun)





