• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Opinion

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed.”

8 Nëntor, 2026
në Opinion
A A
“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed.”
8
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Auron Tare

Kështu u prezantua senatori i zgjedhur i Michiganit, mëngjesin e sotëm në Virginia, ku mbajti një fjalim përpara një organizate që përfaqëson komunitetet arabe në Amerikë.

Një fjalim i shkurtër, por mjaft frymëzues, nga një politikan i ri, pjesëtar i komunitetit mysliman të Michiganit, i cili sapo ka shënuar një moment historik në politikën amerikane.

Gara e tij për në Senatin amerikan u ndoq me interes të jashtëzakonshëm, jo vetëm për faktin se ai do të jetë myslimani i parë që do të ulet në këtë institucion, por edhe për shkak të fushatës së ashpër që u zhvillua kundër tij, ku paragjykimet fetare dhe identitare u kthyen në pjesë të debatit politik. Në këtë fushatë u përfshinë drejtpërdrejt edhe presidenti Donald Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance. Ironikisht, kjo vëmendje e madhe mediatike bëri që El-Sayed të fitonte një profil edhe më të gjerë publik.

Por, nga fjalimi i mëngjesit të sotëm, ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte rrëfimi i tij për përpjekjet që kishte bërë që në moshë të re për të ruajtur identitetin e vet.

«Që në shkollë», tregoi El-Sayed, «njerëzit më shikonin ndryshe. Disa ankoheshin se nuk arrinin ta shqiptonin emrin tim, disa e përçmonin, ndërsa të tjerë më shikonin me frikë. Por unë kam luftuar gjithmonë për identitetin tim. Jam prezantuar gjithmonë si Abdulrahman Mohamed El-Sayed. Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se identiteti ynë kulturor, fetar dhe njerëzor është i rëndësishëm për çdo individ».

Në fakt, një pjesë e konsiderueshme e sulmeve ndaj tij u përqendrua pikërisht te emri dhe përkatësia fetare. Emri i tij u përdor për të ushqyer paragjykime dhe për ta paraqitur si një kërcënim për sigurinë amerikane. Një retorikë që u amplifikua edhe nga figura të larta të politikës amerikane.

Po i shkruaj këto radhë si një reflektim për të gjithë ata shqiptarë që, pasi largohen nga vendi i tyre, përpiqen të integrohen në shoqëritë ku vendosin të jetojnë, por shpesh e ngatërrojnë integrimin me braktisjen e identitetit.

Në shumë raste, në përpjekjen për t’u bërë sa më të pranueshëm në shoqëritë e reja, fillojnë të fshehin emrat, gjuhën, traditat, kulturën e madje edhe besimin e tyre. Ndonjëherë, këtë proces ua përcjellin edhe fëmijëve, duke bërë që brezi i parë i lindur në emigracion të rritet pa një lidhje të fortë me origjinën dhe historinë e familjes.

Por a është kjo ajo që duhet të kuptojmë me integrim?

A duhet të heqim dorë nga ajo që jemi për t’u bërë pjesë e një shoqërie tjetër? A duhet të kemi turp nga emri ynë, nga gjuha e prindërve apo nga historia dhe kultura që mbartim?

Shembulli i Abdulrahman Mohamed El-Sayed na kujton diçka thelbësore, mund të jesh plotësisht amerikan pa pushuar së qeni arab dhe mysliman. Mund të jesh qytetar i një shoqërie të re pa mohuar historinë dhe identitetin e familjes prej nga vjen.

Integrimi nuk është asimilim. Dhe asimilimi nuk duhet të jetë çmimi që paguajmë për t’u pranuar.

Ndoshta ky është një mësim që duhet ta kuptojmë edhe ne shqiptarët e emigracionit. Sepse fëmijëve tanë nuk u lëmë vetëm një mbiemër apo një pasaportë. U lëmë një histori, një gjuhë, një kulturë dhe një identitet.

Dhe nëse ata një ditë do të kenë mundësinë të prezantohen me krenari, pa pasur nevojë të shpjegojnë apo të justifikojnë se nga vijnë, atëherë do të kemi bërë diçka më shumë sesa t’i kemi integruar në një shoqëri të re, do t’u kemi mësuar të mos kenë kurrë turp nga vetvetja.

Por kjo është edhe përgjegjësi e Shqipërisë. Ajo duhet të dijë t’i tërheqë, t’i frymëzojë dhe t’i bëjë këta të rinj të ndihen pjesë e saj, edhe kur jetojnë mijëra kilometra larg.

Në të kundërt, një ditë mund të zbulojmë se nuk kemi humbur vetëm njerëzit që u larguan, por edhe fëmijët dhe nipërit e tyre, të cilët nuk do të kenë më asnjë arsye të kthejnë sytë nga vendi i të parëve.

Sepse një komb nuk e humbet identitetin vetëm kur i braktisin qytetarët e tij. E humbet atëherë kur brezat që lindin larg tij nuk ndiejnë më asnjë lidhje me të.

Prandaj mesazhi i Senatorit me te ri te Michiganit ka një domethënie shumë më të gjerë se historia e tij personale. Ai u drejtohet të gjithë atyre që besojnë se mund të jenë pjesë e një shoqërie të re, të respektojnë vendin ku jetojnë dhe njëkohësisht të mos mohojnë vendin prej nga vijnë. Sepse të respektosh shoqërinë ku ndërton jetën nuk do të thotë të harrosh rrënjët e tua.

Sepse, në fund të fundit, nuk ka asgjë më të bukur sesa të mund të thuash me krenari, kudo që të ndodhesh “Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”.

Burimi: Marrë nga profili i hapur zyrtar i Auron Tares në rrjetin social Facebook

Postimi i mëparshëm

Dana White – nga bodigard diskotekash në Shtëpinë e Bardhë

Postimi i rradhës

“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin

  • Më të fundit
“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin

“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin

8 Nëntor, 2026
“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed.”

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed.”

8 Nëntor, 2026
Dana White – nga bodigard diskotekash në Shtëpinë e Bardhë

Dana White – nga bodigard diskotekash në Shtëpinë e Bardhë

7 Nëntor, 2026
Skandal me një eksperiment mbi 14 mijë foshnja në Afrikë, anulohet studimi i financuar nga SHBA për vaksinën kundër hepatitit B

Skandal me një eksperiment mbi 14 mijë foshnja në Afrikë, anulohet studimi i financuar nga SHBA për vaksinën kundër hepatitit B

7 Nëntor, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin

“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin

8 Nëntor, 2026
“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed.”

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed.”

8 Nëntor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.