• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin

8 Nëntor, 2026
në Shënim
A A
“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin
9
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Mjafton një shëtitje e shkurtër në qendër të Tiranës, në çdo orë të ditës, për t’i parë. Rreshta motorësh me kuti të gjelbra e blu në shpinë, të parkuar mbi trotuar, mes pemëve, përpara hyrjeve të pallateve. Pranë tyre, djem të rinj ezmerë, me kapuç ose kapele, me sytë ngulur te celulari. Presin. Nuk e dinë sa do të presin, as se ku do t’i nisë porosia tjetër. Dinë vetëm se duhet të jenë gati kur të bjerë telefoni, njoftimi. Pastaj nisen me shpejtesinё e “papaqit” qё humbet nёpёr rrugёt dhe lagjet e Tiranёs.

Shumica vijnë nga Bangladeshi dhe India. Erdhën me leje pune, me premtime agjencish dhe shpesh me borxhe që i morën për të paguar vetë rrugën. Për disa, Shqipëria ishte stacion kalimi drejt Evropës; për të tjerë po kthehet në stacion të gjatë qëndrimi. Po pёr ne? A mos ёshtё njё fillim mundimi?!

Ndërkohë qё debati publik për indianёt lëkundet mes skandalit të konvikteve dhe thirrjeve në rrjetet sociale për bojkotimin e firmave që i punësojnë ata, nёpёr rrugё “pushtimi” po merr formё, po bёhet i prekshёm. Tirana po ndryshon fytyrë, ditё pas dite, lagje pas lagjeje.

Frika pa emër

Në Qytetin Studenti, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre e ka bërë bazë, banorët flasin me një ndjesi që e ke të vështirë ta etiketosh. Qetësia e dikurshme, thonë, ka ikur. Para pallateve qëndrojnë grupe-grupe djem e burra të panjohur, nga mëngjesi deri natën vonë. Prindërit nuk guxojnë më ta lënë fëmijën të bëjë vetëm rrugën shkollë–shtëpi, apo vajzёn adoleshente mbrёmjeve vetёm. Dhe kur pyet ku mund të ankohen, përgjigjja është gati gjithmonë e njëjtë: nuk e dimë.

Në pamje të parë, armiqësi nuk ka. Askush prej tyre nuk ngacmon, askush nuk kërcënon. Nuk ka raste tё bёra publike.

Por varfëria dhe lodhja u lexohen në çdo detaj, në rrobat, në vёshtrim, në mënyrën si qёndrojnё pёrhumbur mbi motor në mes të ditës.

Hallexhinj tё ndershëm apo kriminelё qё mund të kenë qëllime të tjera?

Kjo nuk kuptohet. Ne nuk kuptojmё, nuk mundet edhe tё shpjegojmё. Kjo nuk është urrejtje, as diskriminim me racizёm benda tij. Ёshtё vetёm instinkti i kujtdo që sheh një realitet të ri, njerёz krejtёsisht tё panjohur nёpёr rrugёt dhe kthinat e qytetit ku banon.

Shqiptarët e njohin më mirë se kushdo peshën e te “panjohurit” pas derёs. Në vitet ’90, në Greqi e në Itali, shqiptarёt u panё me dyshimin e indianёve tё sotёm, pavarësisht se ata ishin mё tё bardhё dhe mё afёr kulturёs evropiane. Kjo kujtesë na bёn mё tё ndjeshёm se kushdo komb tjetёr nё Evropё, pёrballё “indianёve”.

Por mirёsia e brendshme e shqiptarit emigrant, s’mund ta bёjё atё tё mbyllё sytë nё vendin e tij. Siguria e fëmijëve sot është përgjegjësi e tё gjithёve: e prindërve, e fqinjëve, e shkollës, dhe askush nuk ka pse të ndihet fajtor që e kërkon.

Parku ku nuk ulesh dot më

Ajo ҫ’ka bie më shumë në sy nё qendrat e Tiranёs ёshtё vendi ku indianёt i sheh.

Ushtria e tyre gjendet kudo.

Modeli i punës së platformave si Wolt apo Foodini nё Tiranё, është i thjeshtë: korrieri paguhet për çdo dërgesë, jo për orët e pritjes. Nuk ka turn, nuk ka sallë, nuk ka bazë. Kështu, mes një porosie e tjetrës, ai duhet të qëndrojë diku afër restoranteve, në qendër, pa shpenzuar asnjë lek. Dhe qendra i ofron vetëm një gjë falas: hapësirën publike. Pra, hapёsirёn e qytetarit.

Ata e gjejnë atë hapësirë kudo ku ka një cep bosh. Trotuari përpara shkollave, sheshet e vogla mes pallateve, oborret pa gardh, stolat e lulishteve. “Papaqёt” parkohen njëri pas tjetrit mbi apo buzë trotuarit, aty ku duhej të kaloje një karrocë fëmijësh, apo njё ҫift tё moshuarish. Indianёt me shapka në këmbë zёnё hapёsirёn aty, me orë të tëra, me celular në dorë, pёr porosinë e radhës.

Parku lulishte përballë Presidencës është shembulli më i kuptimtё. Është një nga vendet e pakta të gjelbra në qendër tё Tiranёs. Stolat e kёtij parku tё shtunave dhe tё dielave pushtohen nga grupe indianёsh që shtrihen, flenë, hanë apo bisedojnë me zë të lartë aty, duke “pёrzёnё” me prezencёn e tyre, nёnat me fёmijё, vogёlushёt shqiptarё dhe gjyshet e Shqipёrisё. Askush nuk shkel ndonjë ligj duke u ulur në park. Por rezultati është i njëjtë: shqiptarёt ikin, indianёt qёndrojnё, parku boshatiset nga vendasit… dhe popullohet nga biznesi me punёtorё nga India dhe Bangladeshi.

Kush e paguan faturën?

Është e thjeshtë fare të bësh një llogari se kush fiton e kush humbet. Platformat dhe biznesi gastronomik fitojnë. Sepse kanë korrierë të gatshëm gjithë ditën pa paguar asnjë metër katror për t’i strehuar. Restorantet fitojnë, sepse porositë u mbërrijnë shpejt. Por edhe klientët qё ushqehen me racion tё ngrohtё fitojnë.

Po Faturёn e qytetit, tё trotuarёve të zëna, parqeve të braktisura, pleqve pa stola dhe tё prindërve që nuk e lënë mё dot fëmijën vetëm, kush e paguan?  

Shteti ka lëshuar leje pune pёr mijëra indianё, pa asnjë plan për ku do të banojnë këta njerëz, si do të mësojnë gjuhën, zakonet dhe rregullat e njё kryeqyteti evropian.

A ndodh kjo nё Athinё, Shkup, Prishtinё apo Podgoricё?

Nё Tiranё, kalimtarët janё tё pushtuar nga motorët mbi trotuar dhe indianёt nё lulishte. Kompanitë e punёsimit tё tyre, mjafton tё shpёrndajnё “kutitё Wolt” dhe lënë pas çdo përgjegjësi tjetër.

Zgjidhja?

Zgjidhjet nuk kërkojnë shpikje të mëdha. Platformat e shpërndarjes duhet të detyrohen të ngrenë pika pritjeje për korrierët e tyre, me hije, ujë dhe tualet, siç janë provuar tashmë në disa qytete evropiane. 

Bashkia Tiranё, me kryetarin qё nuk sheh ҫ’po bёhet nё kryeqytet, duhet të caktojë zona të posaçme parkimi për motorët e dërgesave dhe të zbatojë ligjin kundër parkimit mbi trotuar, pa dallim kombësie. 

Policia duhet të jetë më e pranishme në oraret e shkollave, rreth zonave ku qytetarët ankohen. Ajo duhet t’u hapë qytetarëve një portë ku të ankohen e të marrin përgjigje.

Përballë Presidencës, institucionit që simbolizon unitetin e vendit, sot shtrihet një park ku as fëmija shqiptar nuk luan dot dhe as punëtori indian nuk ka ku të pushojë si qёnie e civilizuar nё njё qytet evropian.

Tirana duhet t’ia kthejë parkun fëmijës, pleqve stolat dhe rrugicave t`u heqё hijen e frikёs qё i pёrgjon.  

Kompanitё që fitojnë nga “indianёt” e lirё, duhet tё kuptojnё qё do t’u kushtojё shumё mё shtrenjtё, kur jo shumё vonё, qyteti i tyre tё pushtohet nga kultura dhe ushtria e rregullt e tyre.

Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed.”

  • Më të fundit
“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin

“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin

8 Nëntor, 2026
“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed.”

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed.”

8 Nëntor, 2026
Dana White – nga bodigard diskotekash në Shtëpinë e Bardhë

Dana White – nga bodigard diskotekash në Shtëpinë e Bardhë

7 Nëntor, 2026
Skandal me një eksperiment mbi 14 mijë foshnja në Afrikë, anulohet studimi i financuar nga SHBA për vaksinën kundër hepatitit B

Skandal me një eksperiment mbi 14 mijë foshnja në Afrikë, anulohet studimi i financuar nga SHBA për vaksinën kundër hepatitit B

7 Nëntor, 2026

Postimet e fundit

“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin

“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin

8 Nëntor, 2026
“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed.”

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed.”

8 Nëntor, 2026
Dana White – nga bodigard diskotekash në Shtëpinë e Bardhë

Dana White – nga bodigard diskotekash në Shtëpinë e Bardhë

7 Nëntor, 2026
Skandal me një eksperiment mbi 14 mijë foshnja në Afrikë, anulohet studimi i financuar nga SHBA për vaksinën kundër hepatitit B

Skandal me një eksperiment mbi 14 mijë foshnja në Afrikë, anulohet studimi i financuar nga SHBA për vaksinën kundër hepatitit B

7 Nëntor, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin

“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin

8 Nëntor, 2026
“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed.”

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed.”

8 Nëntor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.