• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Ekonomi-Biznes

Alarm nga Katari: Lufta mund të ndalë eksportet e energjisë dhe të çojë naftën në 150 dollarë për fuçi

7 Mars, 2026
në Ekonomi-Biznes
Alarm nga Katari: Lufta mund të ndalë eksportet e energjisë dhe të çojë naftën në 150 dollarë për fuçi
15
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Katari ka ngritur alarmin për pasojat e luftës në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se konflikti mund të çojë në ndërprerjen e eksporteve të energjisë nga vendet e Gjirit Persik dhe të shkaktojë një rritje të fortë të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Ministri i Energjisë i Katarit, Saad al-Kaabi, tha për Financial Times se nëse lufta vazhdon, vendet e Gjirit mund të detyrohen të ndalojnë eksportet e energjisë brenda disa javësh, një skenar që mund të tronditë ekonominë globale.

Sipas tij, një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit mund të çojë çmimin e naftës deri në 150 dollarë për fuçi, duke goditur rëndë rritjen ekonomike në botë.

Megjithatë, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, është përpjekur të qetësojë tregjet duke deklaruar se aktualisht ka “bollëk nafte në treg”, duke sugjeruar se një krizë globale e menjëhershme nuk është e pashmangshme.

Trafiku detar pothuajse i paralizuar në Ngushticën e Hormuzit

Ndërkohë, tensioni mbetet shumë i lartë në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të energjisë në botë. Përmes kësaj ngushtice kalon rreth 20% e naftës globale dhe rreth 20% e tregtisë së gazit të lëngshëm (LNG).

Sipas Qendrës së Përbashkët të Informacionit Detar, trafiku në këtë zonë është pothuajse ndalur plotësisht për shkak të luftës. Rreth 1,000 anije, gjysma e të cilave transportojnë naftë dhe gaz, janë bllokuar në ujërat e ngushticës.

Që nga e hëna, vetëm nëntë cisterna nafte dhe anije mallrash kanë arritur të kalojnë përmes saj, ndërsa disa prej tyre kanë fshehur përkohësisht pozicionin për arsye sigurie.

Zona tashmë është klasifikuar si “zonë lufte”, ndërsa incidentet janë shtuar. Raportet mediatike flasin për një rimorkiator të goditur nga municione të paidentifikuara, ndërsa Irani pretendon se ka goditur një ҫisternë amerikane nafte. Televizioni shtetëror iranian ka publikuar gjithashtu pamje të një tjetër anijeje që digjet pasi u godit nga një dron.

Për shkak të rrezikut të madh në këtë korridor strategjik, Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e shoqërimit ushtarak të ҫisternave të naftës që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.

Sekretari amerikan i Energjisë deklaroi se kjo masë mund të zbatohet “sapo të jetë e arsyeshme të bëhet”, duke iu referuar një ideje të paraqitur më herët nga presidenti Donald Trump.

Kompanitë ndërkombëtare po largohen nga zona

Ndërkohë, tensionet po shqetësojnë gjithnjë e më shumë kompanitë që operojnë në rajon. Gjigandi italian i energjisë Eni ka nisur evakuimin e stafit të huaj nga fusha e naftës Zubair në Basra të Irakut.

Në sektorin e transportit detar, disa kompani të mëdha kanë pezulluar aktivitetin në zonë. Pas kompanisë gjermane Hapag-Lloyd, edhe gjiganti danez Maersk ka vendosur të ndalojë përkohësisht linjat detare midis Evropës dhe Lindjes së Mesme dhe mes Gjirit dhe Lindjes së Largët.

Çmimet e naftës rriten ndjeshëm

Vetëm paralajmërimi i Katarit ka qenë i mjaftueshëm për të tronditur tregjet. Çmimi i naftës Brent nga Deti i Veriut dhe WTI nga Teksasi kanë kaluar pragun e 90 dollarëve për fuçi, duke arritur nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet.

Gjatë kësaj jave, çmimet e naftës janë rritur më shumë se 30%, një sinjal i qartë se tregjet po reagojnë me shqetësim ndaj zhvillimeve në Gjirin Persik.

(Burimi: ANSA)

Postimi i mëparshëm

Horaci – Zëri i Harmonisë dhe i “Carpe Diem” në Letërsinë Romake

Postimi i rradhës

Raporti i inteligjencës amerikane: Rusia i jep Iranit të dhëna për objektivat ushtarake të SHBA-së

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Më të fundit
Trump shkarkon Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem

SHBA/ Kristi Noem: “Kaubojsja” e Trump dha dorëheqjen mes akuzave për shpërdorim fondesh publike

24 Mars, 2026
“Raulito” Castro, asi nёn mёngё në përplasjen SHBA-Kubë

“Raulito” Castro, asi nёn mёngё në përplasjen SHBA-Kubë

24 Mars, 2026
Studimi i ri: Diabeti i tipit 1 rrit ndjeshëm rrezikun për demencë

Studimi i ri: Diabeti i tipit 1 rrit ndjeshëm rrezikun për demencë

24 Mars, 2026
Ekodizajni i Ceno Klosit: Monopoli pa emër, por me ligj

Ekodizajni i Ceno Klosit: Monopoli pa emër, por me ligj

24 Mars, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Trump shkarkon Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem

SHBA/ Kristi Noem: “Kaubojsja” e Trump dha dorëheqjen mes akuzave për shpërdorim fondesh publike

24 Mars, 2026
“Raulito” Castro, asi nёn mёngё në përplasjen SHBA-Kubë

“Raulito” Castro, asi nёn mёngё në përplasjen SHBA-Kubë

24 Mars, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.