• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

7 vite për një apartament 20 m²: si drejtësia u kthye në pritje pa afat

18 Prill, 2026
në Drejtësi-Ligj, Opinion
A A
7 vite për një apartament 20 m²: si drejtësia u kthye në pritje pa afat
33
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo është një nga mijëra historitë që nuk bëhen lajm çdo ditë. Histori që nisin me një kërkesë të thjeshtë në gjykatë dhe përfundojnë duke u zvarritur për vite me radhë, duke u përplasur dyerve të drejtësisë dhe duke mbetur pezull në konflikte pa zgjidhje. Për qytetarët që i jetojnë, nuk janë statistika – janë vite të jetës së tyre.

Në vitin 2018, një grua i drejtohet gjykatës për ndarjen e pasurisë. Brenda dy viteve, procesi në shkallë të parë përfundon dhe në vitin 2020 Gjykata e Durrësit jep vendim, duke përcaktuar pjesët e apartamentit 20 m2 për secilën palë. Në vitin 2021, dosja shkon në apel – dhe aty ndalet.

Për më shumë se katër vite, nuk zhvillohet asnjë seancë. Nuk ka shqyrtim, nuk ka vendim, madje as një datë. Çështja mbetet e ngrirë në sistem, ndërsa konflikti mes palëve vazhdon të zvarritet në jetën e përditshme.

Pasojat janë konkrete: prona nuk ndahet, marrëdhëniet familjare përkeqësohen dhe procesi shndërrohet në një burim të vazhdueshëm tensioni. Në këtë pritje të gjatë, një nga palët ndërron jetë, duke e kthyer një konflikt mes familjarësh në një çështje mes trashëgimtarësh.

Përballë kësaj situate, qytetarja i drejtohet Gjykatës së Lartë për të kërkuar njohjen e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procesit. Por kërkesa rrëzohet.

Argumenti i gjykatës është i drejtpërdrejtë: nuk ka shkelje, sepse vonesa nuk vjen nga faj i sistemit, por nga “pamundësia objektive” – një term që lidhet me mbingarkesën e gjykatave dhe mungesën e gjyqtarëve.

Në shifra, kjo do të thotë mijëra çështje në pritje dhe qindra dosje për çdo gjyqtar.

Por historia nuk mbyllet këtu. Rasti shkon në Gjykatën Kushtetuese, e cila me vendimin nr. 30, datë 10 mars 2026, e rrëzon këtë arsyetim dhe pranon kërkesën e qytetares.

Sipas Kushtetueses, një proces që zgjat mbi 7 vite nuk është më thjesht vonesë, por shkelje e së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm. Gjykata thekson se problemet e sistemit nuk mund të rëndojnë mbi qytetarët.

Ky vendim nxjerr në pah një realitet më të gjerë: reforma në drejtësi, e nisur në vitin 2016 për të përmirësuar sistemin, sot përballet me pasoja konkrete në funksionimin e tij. Numri i reduktuar i gjyqtarëve dhe volumi i lartë i dosjeve kanë krijuar një situatë ku shumë procese mbeten pezull për vite.

Sepse një çështje që zgjat mbi 7 vite nuk është më proces. Është padrejtësi.

Sepse 4 vite e 10 muaj në apel nuk janë “rrethana objektive”. Janë dështim.

Sepse Kushtetuta nuk njeh “pamundësi objektive”. Njeh vetëm të drejtë për gjykim brenda një afati të arsyeshëm.

Dhe mbi të gjitha, problemet e reformës nuk mund të paguhen nga qytetari.

Nga njëra anë kemi reformatorët e reformës që për vite të tëra folën për standarde europiane, për pastrim sistemi, për drejtësi të re.

Nga ana tjetër kemi realitetin: njerëz që vdesin duke pritur një vendim për një apartament 20 metra katrorё.

Kemi familje që nuk ndajnë dot pronën, që nuk mbyllin dot konfliktet, që mbeten të bllokuara për vite të tëra në një proces që nuk ecën.

Kemi një sistem që nuk prodhon më drejtësi, por pritje.

Dhe kemi një shtet që nuk e pranon këtë si dështim, por si fazë tranzicioni.

Sa zgjat ky tranzicion?

Sa jetë duhet të konsumohen që reforma të quhet e suksesshme?

Kjo nuk është më çështje ligjore. Është çështje njerëzore. Është historia e mijëra rasteve të ngjashme që nuk bëhen lajm. E njerëzve që plaken në korridoret e drejtësisë. E konflikteve që zgjasin më shumë se vetë marrëdhëniet që i kanë krijuar.

Dhe mbi të gjitha, është historia e një reforme që nisi në vitin 2016 për të shpëtuar drejtësinë dhe në vitin 2026, pas 10 vitesh, bёn akrobaci juridike pёr tё justifikuar mungesën e saj.

Kjo është e vёrteta qё duhet bёrtitur ҫdo ditё.

Jo ajo e prezantimeve.

Jo ajo e raporteve.

Por kjo që jetojnë qytetarët çdo ditë.

Reforma që nuk të thotë “ke humbur” e ta flesh mendjen, por të thotë “prit”.

Dhe pritja, në këtë vend, është forma më e sigurt e humbjes.

Tani tё presim “Reformёn 2036”.

Ku drejtësia nuk vonon më, ajo thjesht nuk arrin kurrë në kohë…

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Urrejtja nuk dëbohet me urrejtje: protestë e tensionuar në Epsom pas dyshimeve për përdhunim në grup

Postimi i rradhës

Dyshime për HIV/AIDS në një bashki: postimi trazon qytetin, mungon reagimi

Postimi i rradhës
Dyshime për HIV/AIDS në një bashki: postimi trazon qytetin, mungon reagimi

Dyshime për HIV/AIDS në një bashki: postimi trazon qytetin, mungon reagimi

  • Më të fundit
Dëbimi i 87-vjeçares që jetoi 70 vjet në të njëjtën shtëpi ndez protesta masive në Spanjë

Dëbimi i 87-vjeçares që jetoi 70 vjet në të njëjtën shtëpi ndez protesta masive në Spanjë

29 Shtator, 2026
Studimi me 2.8 milionë fëmijë: Koha e gjatë para ekraneve lidhet me rezultate më të dobëta në shkollë dhe probleme me gjuhën

Studimi me 2.8 milionë fëmijë: Koha e gjatë para ekraneve lidhet me rezultate më të dobëta në shkollë dhe probleme me gjuhën

29 Shtator, 2026
Rod Stewart i jep fund turneve pas më shumë se 60 vitesh në skenë: “Ka ardhur koha t’i them lamtumirë jetës në rrugë”

Rod Stewart i jep fund turneve pas më shumë se 60 vitesh në skenë: “Ka ardhur koha t’i them lamtumirë jetës në rrugë”

28 Shtator, 2026
Londra rrëzon arbitrazhin prej 96.5 milionë dollarësh kundër Arabisë Saudite: traktati nuk mjaftonte

Londra rrëzon arbitrazhin prej 96.5 milionë dollarësh kundër Arabisë Saudite: traktati nuk mjaftonte

28 Shtator, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Dëbimi i 87-vjeçares që jetoi 70 vjet në të njëjtën shtëpi ndez protesta masive në Spanjë

Dëbimi i 87-vjeçares që jetoi 70 vjet në të njëjtën shtëpi ndez protesta masive në Spanjë

29 Shtator, 2026
Studimi me 2.8 milionë fëmijë: Koha e gjatë para ekraneve lidhet me rezultate më të dobëta në shkollë dhe probleme me gjuhën

Studimi me 2.8 milionë fëmijë: Koha e gjatë para ekraneve lidhet me rezultate më të dobëta në shkollë dhe probleme me gjuhën

29 Shtator, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.