Nga kontrasT.al
Pas një procesi “transparent” të zhvilluar në heshtje të plotë, Shkolla e Magjistraturës njoftoi dje për “Përfundimin e fazës së dytë të provimit të pranimit / shpallja e rezultateve” për këtë vit. Tabela me fituesit “fshihet” pas renditjes emër mbiemër të 171 konkurrentëve të fazës së dytë, kur dihet fare mirë që pranimet për këtë vit ishin 10 vende për magjistratë gjyqtarë dhe 7 vende për prokurorë. Sipas kësaj logjike, renditja vendos 17 të parët në listë fituesish, pavarësisht se njoftimi flet edhe për një testim të tretë – testi i shëndetit mendor dhe psikologjik.
Ky testim, që paraqitet si fazë e tretë para shpalljes së rezultatit final, tenton të krijojë përshtypjen e rreme se fituesit me formim superior juridik do “skanohen” për t’u kuptuar nëse janë të aftë edhe në dimensionin psikologjik. Faktet tregojnë se ky është një test fiktiv, thuajse qesharak pa asnjë rëndësi, sepse në gjithë historinë e provimeve dhe testimeve të magjistraturës shqiptare nuk gjendet një rast i vetëm të ketë mbetur në “psikopati”. Edhe nëse je “defiҫient” apo me çrregullim mendor, nuk ka asnjë problem, gjithmonë testi psikologjik kalohet.
Komisioni transparent
Në njoftimin e vendosur në faqen e saj, Shkolla e Magjistraturës përkujdeset që të jetë sa më transparente me detajet e procesit të vlerësimit:
“Pas përfundimit të fazës së dytë (dita e dytë) më 24 prill 2026, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës caktoi komisionin e vlerësimit të provimit për këtë fazë. Komisioni përbëhej nga 7 (shtatë) anëtarë, 3 (tre) anëtarë pedagogë të brendshëm në Shkollën e Magjistraturës: z. Vangjel Kosta, z. Artan Hajdari, z. Idlir Peçi dhe 4 (katër) anëtarë, pedagogë të jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, znj. Arta Mandro, znj. Elvana Çiçolli, z. Dashamir Kore, z. Klodian Kurushi.”
Bie në sy fakti që kjo pjesë e njoftimit përpiqet të krijojë idenë se vlerësuesit, që në zhargon i quajnë “korrigjuesit e provimeve”, janë më shumë nga jashtë sesa nga brenda shkollës. Pse kjo nevojë për të treguar që “shumica janë jashtë nesh”? Pra, 4 nga jashtë dhe 3 nga brenda, kur nuk është e vërtetë.
Këshilli Pedagogjik i Shkollës së Magjistraturës në faqen zyrtare të shkollës ka emrat e të gjithë pedagogëve që janë atashuar pranë saj dhe njihen nga të gjithë. Një prej kryesorëve, më i vjetri në moshë dhe eksperiencë pranë kësaj shkolle, është profesor Dashamir Kore, titullar i lëndës “Gjykimi Civil”.
Prof. Dr. Arta Mandro, po kështu, është pedagoge dhe titullare e lëndës “Gjykimi familjar, i mituri dhe viktima” në Shkollën e Magjistraturës, ndër më të vjetrat dhe më të njohurat e kësaj shkolle. Znj. Mandro, si anëtare e KLP-së, është jo vetëm pedagoge e brendshme e shkollës, por nuk ka nevojë as të lodhet të marrë pjesë në mbledhje të saj, pasi zyra e saj me KLP-në janë në të njëjtën godinë “Poli i Drejtësisë”.
Nëse profesor Dashamir Kore nuk mban asnjë pozicion tjetër jashtë Shkollës së Magjistraturës, përveç titullit të avokatit dhe pedagoge Arta Mandro mund të konsiderohet “e jashtme”, kur në të vërtetë është e kundërta, atëherë përse ky kujdes për t’i konsideruar anëtarë jo të shkollës?
Bashkë me të dy pedagogët e mirënjohur për gjithë habitatin juridik shqiptar, raporti i anëtarëve që vlerësuan fituesit e provimit të fundit për magjistratë është 5 me 2 në favor të Shkollës së Magjistraturës.
Çelësi i drejtorit
“Rregullorja e brendshme e Shkollës së Magjistraturës” është Kushtetuta e saj, një manual rregullash me 88 nene të bëra me kujdes, ku po t’i lexosh me radhë krijohet ideja e qartë se drejtori i kësaj shkolle është “Bosi”. Ai që vendos për gjithçka është Arben Rakipi, drejtori, pavarësisht se formalisht i jepen kompetenca për vendime një organi kolegjial me emërtesën Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës.
Këshilli Drejtues ka 18 anëtarë, ku një prej tyre është vetë drejtori, me fuqi të plota propozuese dhe vendimmarrëse.

Këshilli Pedagogjik ka për “Bari” drejtorin. Është ai që propozon miratimin e pedagogëve, programeve të çdo lënde, stafit mësimdhënës, të brendshëm e të jashtëm, trajnerë, ekspertë. Këshilli, me gjysmën e anëtarëve të tij, mblidhet dhe “vulos” gjithmonë propozimet e drejtorit.

Komisioni për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve për magjistratë, këshilltarë dhe ndihmës ligjorë apo atyre për avokatë shteti zgjidhet nga drejtori.
Është përsëri Drejtori i Shkollës së Magjistraturës që ndjek dhe kontrollon në vijimësi veprimtarinë praktike të fituesve të Shkollës së Magjistraturës, gjatë praktikës paraprofesionale të tyre trevjeçare.
Praktikisht, drejtori “prek” filizat e drejtësisë së re në çdo drejtim, që nga pranimi, provimi fillestar deri në daljen prej shkollës.
Atij i nevojitet gjithnjë “Qeveria” dhe vota e saj, për çdo vendim që rregullon të tërën, pasi detajet i sistemon më pas. Është kjo arsyeja që drejtori mban lidhje të forta me tre përfaqësuesit e qeverisë në Këshillin Drejtues të Shkollës, ku nevojiten vetëm 9 vota, përfshirë atë vetë.
Nëse Arben Rakipi, Sokol Berberi, Vangjel Kosta, Artan Hajdari dhe ortaku i tij Maksim Haxhia bashkë me Aida Bushatin, dy studentët magjistratë Rej Beqiraj dhe Gjergj Mati, janë vetë shkolla me 8 anëtarë të Këshillit që vendosi për rregullat e këtij viti, shtuar tre anëtarët e qeverisë, Toni Gogu, Elona Hoxha dhe Jonida Çollaku, praktikisht “pavarësia” në marrjen e vendimeve ka shënuar, si çdo vit, edhe këtë herë dakordësi të plotë.
Rregullorja e Shkollës së Magjistraturës heq çdo dyshim për mënyrën se si zhvillohet procesi përzgjedhës i magjistratëve të drejtësisë së re.
“Fondi fizik i tezave të testimeve vendoset në ruajtje në një kasafortë të sigurisë së lartë me çelës dhe kod. Çelësi i kasafortës dhe kodi i saj nuk do të mbahen në asnjë rast nga i njëjti person. Kodin e mban Drejtori i Shkollës, ndërsa çelësin e mban Përgjegjësi i Programit të Formimit Fillestar.” – thotë neni 86 i rregullores, pa emërtuar personat që mbajnë “butonat atomikë”, por që janë Arben Rakipi, drejtori dhe Sokol Berberi, përgjegjësi, apo si i thërrasin me humor “kunati i Shokut Xhemal”.

Fituesit e sezonit 2026
Ditën e djeshme, në orën 11:00, në Shkollën e Magjistraturës, u shpallën rezultatet e konkurrimit, përmes një procesi tё transmetuar drejtpёrdrejt që linte për të dëshiruar, po të konsiderohet se ky eveniment është ngjarje më e rëndësishme sesa një koncert bashkie. Korrigjuesit rrinin përballë atyre që prisnin me ankth rezultatet me një nervozizëm të fshehur në buzëqeshje të sforcuara, që përpiqeshin të përçonin transparencë.
Diku në një sallë larg Polit të Drejtësisë, në të njëjtën kohë, drejtori i Shkollës Arben Rakipi, shumë larg këtij procesi, si Ponc Pilati po “lante” duart në një takim me Ministrin e Drejtësisë së Francës dhe drejtoreshën e Shkollës së Magjistraturës së këtij vendi, duke shkëmbyer një eksperiencë të vyer me ta.
Rezultatet e provimit dolën përfundimisht në një tabelë elektronike që rendiste dhe kalonte me shpejtësi fituesit dhe humbësit e ç’sekretuar.
Shkolla e Magjistraturës në faqen e saj tregon një renditje me emra dhe mbiemra, por pa pikëzim. Ato u panë live nga konkurrentët, por për publikun e gjerë që mund të kishte interes për nivelin e pretenduesve dhe fituesve për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm, u shkëput ky informim:
“Nga 171 (njëqind e shtatëdhjetë e një) konkurrentë që morën pjesë në fazën e dytë të provimit të pranimit, 50 (pesëdhjetë) prej tyre arritën të vlerësohen me më shumë se 60% (gjashtëdhjetë për qind) të pikëve maksimale të mundshme për të dy ditët (katërqind pikë). Pra, 29% (njëzet e nëntë për qind) e konkurrentëve arritën të kalonin pragun minimal të vendosur nga Rregullorja.”
Një e dhënë statistikore që nuk e shpalos të vërtetën hapur dhe me shifra të renditura brenda saj.
Asnjë analizë, asnjë koment, asnjë konferencë, vetëm kujdes për të mbajtur status quo-në e një procesi themelor të paprekur.
Pas disa ditësh, kur tymnaja e dyshimeve dhe diskutimeve të fashitet dhe viti me magjistratë të rinj të futet në korsinë e vet, pyetja e papërgjigjur mbetet pezull:
A janë këta magjistratët që do çelin në Pemën e Drejtësisë së re, apo filizat e rinj të trungut të vjetër?
Lista e pikëzuar e fituesve:
| Nr | Emër Mbiemër | Teorike | Praktike | Total |
| 1 | Gerald Zotaj | 167.5 | 137 | 304.5 |
| 2 | Elisa Bregasi | 194.5 | 100 | 294.5 |
| 3 | Blerina Novruz Brahimi | 183 | 110 | 293 |
| 4 | Adenisa Ago | 179 | 113 | 292 |
| 5 | Jonel Baçi | 168 | 124 | 292 |
| 6 | Evanthi Suli | 158 | 131 | 289 |
| 7 | Jorxhilda Nani | 164.5 | 124 | 288.5 |
| 8 | Resi Pasho | 174.5 | 111 | 285.5 |
| 9 | Gazmend Xhepa | 182 | 103 | 285 |
| 10 | Tomor Cano | 160.5 | 123 | 283.5 |
| 11 | Enkelejda Patrioti | 157 | 125 | 282 |
| 12 | Enea Ismaili | 177 | 104 | 281 |
| 13 | Albina Hoxha | 190 | 88 | 278 |
| 14 | Inva Mustafa | 178 | 95 | 273 |
| 15 | Xhulja Kondakçiu | 165.5 | 107 | 272.5 |
| 16 | Dorela Nocaj Gjika | 156 | 115 | 271 |
| 17 | Resmi Xholi | 168 | 103 | 271 |
Renditja e të gjithë emrave
| NR | Emer Mbiemër |
| 1 | Gerald Zotaj |
| 2 | Elisa Bregasi |
| 3 | Blerina Novruz Brahimi |
| 4 | Adenisa Ago |
| 5 | Jonel Baçi |
| 6 | Evanthi Suli |
| 7 | Jorxhilda Nani |
| 8 | Resi Pasho |
| 9 | Gazmend Xhepa |
| 10 | Tomor Cano |
| 11 | Enkelejda Patrioti |
| 12 | Enea Ismaili |
| 13 | Albina Hoxha |
| 14 | Inva Mustafa |
| 15 | Xhulja Kondakçiu |
| 16 | Dorela Nocaj Gjika |
| 17 | Resmi Xholi |
| 18 | Sokol Loci |
| 19 | Aleksandra Bami |
| 20 | Iris Bilali |
| 21 | Klea Xhaferi |
| 22 | Fatina Onuzi |
| 23 | Eni Bistri |
| 24 | Keid Kalaja |
| 25 | Nikols Vathi |
| 26 | Anxhela Kalemi |
| 27 | Erik Veizi |
| 28 | Evi Kadana |
| 29 | Argela Mero |
| 30 | Sidrit Malaj |
| 31 | Rei Peçi |
| 32 | Rei Meçani |
| 33 | Elvis Gjini |
| 34 | Fatjona Xhuti |
| 35 | Ajdisa Daci |
| 36 | Ronaldo Matia |
| 37 | Haxhire Aliu |
| 38 | Fatjon Xhafaj |
| 39 | Aida Spahiu |
| 40 | Nevila Zekaj |
| 41 | Geri Murati |
| 42 | Enkeleda Lika |
| 43 | Xhuliana Fiku |
| 44 | Mustafa Rezhda |
| 45 | Jona Biba |
| 46 | Vasjan Bimbli |
| 47 | Bora Totolaku |
| 48 | Arta Bazhella |
| 49 | Elton Frangu |
| 50 | Isabela Tafili |
| 51 | Arba Osmanllari |
| 52 | Aurora Aliaj |
| 53 | Misela Metaliu |
| 54 | Ervina Xhixha |
| 55 | Anila Meshi |
| 56 | Ulvin Veizaj |
| 57 | Silvana Marku |
| 58 | Edmond Luli |
| 59 | Andiola Turtulli |
| 60 | Elona Baçe |
| 61 | Esida Sata |
| 62 | Juna Sanxhaku |
| 63 | Sara Ibrahimi |
| 64 | Oligert Dervishi |
| 65 | Anisa Kona |
| 66 | Gejla Shehaj |
| 67 | Florian Kanina |
| 68 | Ledjan Muzhaqi |
| 69 | Ambra Nazarko |
| 70 | Ergida Prifti |
| 71 | Armando Toma |
| 72 | Kamela Hoxha |
| 73 | Aida Metushi |
| 74 | Lorela Agalliu |
| 75 | Platin Çokaj |
| 76 | Ibrahim Feimi |
| 77 | Aurora Heqimaj |
| 78 | Jurgen Resulaj |
| 79 | Ledia Dermyshi |
| 80 | Alketë Dibra |
| 81 | Irgena Dokollari |
| 82 | Mexhit Dyrmishi |
| 83 | Klea Cahani |
| 84 | Torad Qyteza |
| 85 | Ira Dedej |
| 86 | Ilirjana Hoxha |
| 87 | Navi Noka |
| 88 | Olsi Cara |
| 89 | Rezart Hana |
| 90 | Entela Baci |
| 91 | Renilda Muçaj |
| 92 | Parid Sinella |
| 93 | Rebeka Borisha |
| 94 | Blerta Aliu |
| 95 | Eresta Troka |
| 96 | Nertila Kalanxhi |
| 97 | Ina Sulaj |
| 98 | Anila Xhafa |
| 99 | Ermelinda Tarelli |
| 100 | Esmeralda Kaca |
| 101 | Visarjo Petroshi |
| 102 | Mariglen Tanushi |
| 103 | Xhesika Toto |
| 104 | Enxhi Dibra |
| 105 | Gylsjon Aliaj |
| 106 | Eralda Muço |
| 107 | Mandrit Kamolli |
| 108 | Adelina Çupi |
| 109 | Jonida Hoxha |
| 110 | Kristiano Koçibelli |
| 111 | Pandush Nando |
| 112 | Florin Koka |
| 113 | Sokrat Gjermeni |
| 114 | Denis Selimi |
| 115 | Enes Peza |
| 116 | Alketa Gjini |
| 117 | Anxhela Saliaj |
| 118 | Besmir Kamberaj |
| 119 | Miga Xhafa |
| 120 | Laert Zifla |
| 121 | Lira Breçani |
| 122 | Andia Agalliu |
| 123 | Shkelqim Laboti |
| 124 | Mikel Xheli |
| 125 | Gentjana Sherri |
| 126 | Esa Hala |
| 127 | Admir Xhaka |
| 128 | Arber Ademi |
| 129 | Dritan Dema |
| 130 | Merisë Rukaj |
| 131 | Silvia Myslymi |
| 132 | Gentjan Tafilaj |
| 133 | Bedrudin Jangulli |
| 134 | Jondra Xhalia |
| 135 | Ornela Marku |
| 136 | Ardela Hidri |
| 137 | Pamela Hoxha |
| 138 | Azi Mustafallari |
| 139 | Ilva Elezi |
| 140 | Miranda Goçi |
| 141 | Biana Doda |
| 142 | Keisi Boni |
| 143 | Fatjon Bakia |
| 144 | Kristina Vila |
| 145 | Lineda Arapaj |
| 146 | Ugen Shera |
| 147 | Have Brahollari |
| 148 | Altin Mena |
| 149 | Anilda Sinanaj |
| 150 | Blerina Gjolek Brahimi |
| 151 | Arlind Mesi |
| 152 | Anxhela Vogli |
| 153 | Klaudja Resulaj |
| 154 | Thomas Dhimolea |
| 155 | Merita Hidri |
| 156 | Hidri Cerriku |
| 157 | Elda Shurdhi |
| 158 | Kejvin Dodaj |
| 159 | Alban Panxhi |
| 160 | Mirsad Likaj |
| 161 | Ardit Korbi |
| 162 | Ornela Onjea |
| 163 | Antonela Prendi |
| 164 | Altin Gjoka |
| 165 | Juljan Jovan Jano |
| 166 | Barbara Haxhari |
| 167 | Stelina Bilani |
| 168 | Enco Kumani |
| 169 | Taulant Muçi |
| 170 | Sebi Loshi |
| 171 | Aurora Tyto |
© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.





