• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Futboll kushtetues: Topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj vetë

15 Shtator, 2026
në Drejtësi-Ligj
A A
Futboll kushtetues: Topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj vetë
1
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një panoramë kushtetuese për pagat e gjyqtarëve, Thesarin, Qeverinë dhe artin shqiptar të (mos)zbatimit të vendimeve që nuk na pëlqejnë

Në Shqipëri kemi shpikur më në fund një formë të re të shtetit të së drejtës. Quhet shteti i së drejtës me kushte.

Kushtet, në fakt, janë fare të thjeshta: Gjykata Kushtetuese vendos, Qeveria dëgjon, Kuvendi mendon, Ministria e Financave llogarit, Thesari kontrollon dhe, në fund, dikush pyet: “Po lekët, kush i ka?”

Tek ne Kushtetuta mund të jetë përfundimtare, por detyrimet financiare që burojnë prej saj, me sa duket, kërkojnë edhe një mendim të dytë. Mundësisht financiar.

Kjo është komedia e madhe shqiptare e këtyre ditëve: Gjykata Kushtetuese ka thënë një gjë, ndërsa pushteti ekzekutiv po na shpjegon se çfarë ka dashur të thotë Gjykata Kushtetuese kur e tha atë gjë.

Topi është i imi

Në futboll, kur arbitri jep penallti, lojtari nuk mund të marrë topin, ta fusë nën sqetull dhe të deklarojë se nuk është dakord me interpretimin e arbitrit, se fusha është e shtetit dhe, për më tepër, topi është blerë me fondet e buxhetit.

Në Shqipëri, kjo teori është pak më serioze, sepse këtu nuk kemi thjesht një arbitër, por Gjykatën Kushtetuese; dhe nuk kemi një top, por Kushtetutën.

Megjithatë, mekanizmi është çuditërisht i ngjashëm. Gjykata thotë se loja duhet të vazhdojë sipas këtyre rregullave; Qeveria përgjigjet se duhet parë si do të zbatohet; Kuvendi do ta shqyrtojë; Ministria e Financave kërkon bazën përkatëse; Thesari kërkon listëpagesën; KLGJ-ja thotë se lista është këtu dhe, ndërkohë, gjyqtari pret pagën.

Kështu kemi mbërritur në një formulë që mund të konsiderohet risi shqiptare në të drejtën publike: vendimi gjyqësor është i detyrueshëm, por ekzekutimi i tij mund të bëhet administrativisht i diskutueshëm dhe financiarisht i negociueshëm. Madje, po ta zhvillojmë edhe pak këtë teori, mund t’ua eksportojmë vendeve të tjera të Ballkanit dhe, pse jo, t’i sugjerojmë edhe Evropës të përshtatë acquis communautaire me përvojën tonë.

“Vendimi është i formës së prerë, por…”

Në teorinë klasike të shtetit të së drejtës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vendim. Në teorinë shqiptare të administrimit kreativ, ai rrezikon të shndërrohet në një ekuacion disi më të gjatë: vendim – interpretim – procedurë – fond – dakordësi – listëpagesë – Thesar – ndoshta edhe një VKM.

Dhe nëse një vendim kushtetues nuk prodhon dot efekt pa kaluar më parë nëpër të gjithë këta filtra, atëherë kush është autoriteti suprem në Republikë? Gjykata Kushtetuese, Kuvendi, Qeveria, Ministria e Financave apo, në fund fare, Excel-i i Thesarit?

Kushtetuta nuk ka llogari bankare

Argumenti më praktik është, sigurisht, ai që administrata e njeh më mirë: vendimi duhet zbatuar, por zbatimi kushton.

Natyrisht që kushton. Edhe Kushtetuta kushton, edhe demokracia kushton, edhe drejtësia kushton. Vetëm se ka edhe një gjë tjetër që kushton: moszbatimi ose vonesa në zbatimin e vendimeve gjyqësore.

Madje do të ishte interesante të shihej se çfarë do të ndodhte nëse i gjithë sistemi gjyqësor – gjyqtarë dhe administratë gjyqësore – do të kërkonte jo vetëm diferencat e papaguara, por edhe pasojat financiare të vonesës, kamatëvonesat dhe dëmet e pretenduara sipas rastit. Po aq interesante do të ishte të shihej edhe se çfarë dimensioni do të merrte çështja nëse procedimet e referuara si të nisura për moszbatimin do të përfshinin si persona të dëmtuar pikërisht ata mbi të cilët bie pasoja financiare.

Kostoja e moszbatimit nuk shfaqet gjithmonë menjëherë në kolonën e buxhetit. Ajo del më vonë në kolona të tjera: shteti i së drejtës, pavarësia e gjyqësorit, siguria juridike, besimi te institucionet, përgjegjësia kushtetuese, integrimi evropian dhe, në fund fare, reputacioni i Republikës.

Por këto janë shpenzime afatgjata. Lekët e pagës duhen sot. Megjithatё, administrata shqiptare duket sikur ka zbuluar një parim të ri: çdo detyrim kushtetues duhet fillimisht të kalojë testin e likuiditetit.

Po i rrisim shumë pagat!

Me qёllim qeveria e zhvendosi vëmendjen dalëngadalë nga pyetja “A duhet zbatuar vendimi?” te pyetja shumë më popullore: “A i meritojnë gjyqtarët kaq shumë para?”

Është një teknikë politike e vjetër dhe mjaft efikase: kur përgjigjja për detyrimin juridik bëhet e sikletshme, ndrysho temën dhe diskuto moralin. A paguhen shumë? A paguhen pak? A paguhen më shumë se grekët? A punojnë sa duhet? A kanë shumë pushime? A kanë makina, sekretare, dreka? Me këtë ritëm, nesër mund të bëjmë edhe një auditim të kafesë apo fërnetit që pinë gjyqtarët.

Vetëm se gjykatat nuk funksionojnë me parimin “sa na duket e arsyeshme ty dhe mua”. Ato funksionojnë me Kushtetutë, ligj dhe vendime gjyqësore. Paga e gjyqtarit nuk është bamirësi, bakshish apo bonus elektoral dhe, mbi të gjitha, nuk mund të shndërrohet në një levë me të cilën pushteti ekzekutiv negocion marrëdhënien e vet me gjyqësorin.

Debati nuk është vetëm për 65.600 lekë, për diferencën e pagës apo për një muaj të caktuar. Çështja është shumë më e madhe: kush kontrollon kushtet materiale të ekzistencës së gjyqësorit?

Pavarësia e gjyqësorit nuk është vetëm toga e zezë, podiumi, salla e gjyqit apo e drejta për të shqiptuar një vendim. Pavarësia është edhe aftësia që ai vendim të prodhojë efekt juridik pa kërkuar lejen e pushtetit të cilit i kundërvihet.

Gjetëm Thesarin

Dhe ja ku mbërrijmë te personazhi më interesant i gjithë historisë: Thesari.

Gjykata mund të shpallë një ligj antikushtetues, Parlamenti mund të miratojë ligje, Qeveria mund të nxjerrë vendime dhe KLGJ-ja mund të miratojë aktet e veta, por në fund ekziston edhe sporteli ku e gjithë teoria e shtetit të së drejtës duhet të shndërrohet në një transfertë bankare.

Aty mjafton një listëpagesë, një procedurë e papërfunduar, një mungesë fondi apo një pretendim se nuk ekziston baza e nevojshme dhe vendimi gjyqësor mund të mbetet në pritje.

Qeveria, natyrisht, mund të ketë argumentin e vet: një shtet nuk qeveriset vetëm me vendime gjykatash. Dhe kjo është absolutisht e vërtetë. Por është po aq e vërtetë se një shtet nuk mund të qeveriset as duke zgjedhur se cilat vendime gjykatash janë të përshtatshme për t’u zbatuar dhe cilat duhen “interpretuar” edhe pak.

Në fakt, fjala “interpretim” është ndoshta pjesa më delikate e gjithë historisë. Sepse mënyra më elegante për të mos thënë “nuk po e zbatoj” është të thuash “po e interpretoj”; mënyra më e mirë për të mos thënë “po e shtyj” është të thuash “po pres procedurën”; dhe mënyra më institucionale për të mos thënë “jo” është të thuash “po, por jo për momentin”.

Në Shqipëri, “për momentin” rrezikon të bëhet institucion.

Penalltia

Në fund, e gjithë historia ngjan me një ndeshje ku njëra palë administron stadiumin, kontrollon biletat dhe sistemin e pagesave, mban topat dhe, pasi arbitri ka dhënë penalltinë, kërkon të diskutojë edhe një herë nëse penalltia ishte vërtet penallti.

Në fund të fundit, topi duhet të jetë i dikujt dhe debati shqiptar duket sikur po arrin në një përfundim të jashtëzakonshëm: topi është i imi, fusha është e imja, arbitri është problem, rregullat janë për t’u interpretuar, penalltia është për t’u diskutuar dhe, po qe nevoja, penalltinë do ta gjuaj vetë.

Por në një shtet kushtetues, topi nuk është i Qeverisë, as i Kuvendit, as i Thesarit, as i opozitës dhe as i gjyqtarëve. Topi quhet Kushtetutë.

Dhe “loja” ka një rregull që nuk mund të negociohet: vendimi përfundimtar i gjykatës nuk është sugjerim për administratën. Është vendim.

Prandaj, nëse një ditë na duhet vërtet një VAR për këtë ndeshje, le të mos kontrollojë nëse ka para, nëse u plotësua Excel-i apo nëse sporteli dha miratimin. Le të kontrollojë vetëm një gjë: A u dha vendimi?

Nëse përgjigjja është po, loja duhet të vazhdojë pa interpretime kreative, pa penallti të reja, pa arbitër financiar dhe, mbi të gjitha, pa atë frazën magjike shqiptare: “Po, po, do ta zbatojmë… por jo tamam kështu.”

Ndryshe, për një Republikë që pretendon se ka ndërtuar, medemek, shtetin e së drejtës, kjo do të ishte ndoshta penalltia më absurde nga të gjitha ato që janë dhënë deri më sot në futbollin kushtetues.

Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Trump, Kina dhe Irani: lufta e inteligjencës në hijen e një konflikti më të madh

Postimi i rradhës

Gafa e Kuvendit/ Nuk respekton dot as ligjet që miraton vetë: Urdhri i Peleshit shpёrfill Kodin

Postimi i rradhës
Gafa e Kuvendit/ Nuk respekton dot as ligjet që miraton vetë: Urdhri i Peleshit shpёrfill Kodin

Gafa e Kuvendit/ Nuk respekton dot as ligjet që miraton vetë: Urdhri i Peleshit shpёrfill Kodin

  • Më të fundit
Gafa e Kuvendit/ Nuk respekton dot as ligjet që miraton vetë: Urdhri i Peleshit shpёrfill Kodin

Gafa e Kuvendit/ Nuk respekton dot as ligjet që miraton vetë: Urdhri i Peleshit shpёrfill Kodin

15 Shtator, 2026
Futboll kushtetues: Topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj vetë

Futboll kushtetues: Topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj vetë

15 Shtator, 2026
Trump, Kina dhe Irani: lufta e inteligjencës në hijen e një konflikti më të madh

Trump, Kina dhe Irani: lufta e inteligjencës në hijen e një konflikti më të madh

15 Shtator, 2026
AI hyn në institucionet shqiptare, por kush e kontrollon? Paralajmërimi që vjen nga Europa

AI hyn në institucionet shqiptare, por kush e kontrollon? Paralajmërimi që vjen nga Europa

15 Shtator, 2026

Postimet e fundit

Gafa e Kuvendit/ Nuk respekton dot as ligjet që miraton vetë: Urdhri i Peleshit shpёrfill Kodin

Gafa e Kuvendit/ Nuk respekton dot as ligjet që miraton vetë: Urdhri i Peleshit shpёrfill Kodin

15 Shtator, 2026
Futboll kushtetues: Topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj vetë

Futboll kushtetues: Topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj vetë

15 Shtator, 2026
Trump, Kina dhe Irani: lufta e inteligjencës në hijen e një konflikti më të madh

Trump, Kina dhe Irani: lufta e inteligjencës në hijen e një konflikti më të madh

15 Shtator, 2026
AI hyn në institucionet shqiptare, por kush e kontrollon? Paralajmërimi që vjen nga Europa

AI hyn në institucionet shqiptare, por kush e kontrollon? Paralajmërimi që vjen nga Europa

15 Shtator, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Gafa e Kuvendit/ Nuk respekton dot as ligjet që miraton vetë: Urdhri i Peleshit shpёrfill Kodin

Gafa e Kuvendit/ Nuk respekton dot as ligjet që miraton vetë: Urdhri i Peleshit shpёrfill Kodin

15 Shtator, 2026
Futboll kushtetues: Topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj vetë

Futboll kushtetues: Topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj vetë

15 Shtator, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.