• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Politikë

Hasmi zviceran i kryeministrit: Si arriti Florian Haçkaj t’i prishë “algoritmin” Edi Ramës

29 Qershor, 2026
në Politikë
A A
Hasmi zviceran i kryeministrit: Si arriti Florian Haçkaj t’i prishë “algoritmin” Edi Ramës
14
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

“Një nga cilësitë e para të një njeriu me mend është të kuptojë kur ka humbur dhe të ndalojë luftën menjëherë.”

Samuel Butler

Debati me protestuesit në internet, e ka futur kryeministrin Rama, në një “luftë” hibride që nuk po i duket fundi. Ashtu si protestës me lajtmotivin “Rama n’Burg, Berisha n’Burg”, që edhe kësaj, pas 28 ditëve pa pushim, nuk po i shfaqet ndonjë shenjë ku lexohet “Finish”.

Në dy dalje të ditës së diel, një në podkastin “Flasim” dhe tre orë pas tij me postimin e radhës në Fejsbuk, Edi Rama goditi drejtpërdrejt armikun e radhës, aktivistin e njohur të diasporës, Florian Haçkaj.

Jo pa shkak Rama, zgjodhi për të shënjestruar me shumë dinakëri, organizatorin më të zëshëm të protestave jashtë vendit. Me një videomontazh prej 7:46 minutash, kryeministri nga baçja e vilës qeveritare në Dhërmi (raportim i gazetarit Flavio Qarri), “ç’montoi” për followersat e tij, videomesazhin prej 2:13 minutash të disa ditëve më parë të Florianit, që bëri bujë në rrjetet sociale, për shuplakën e fortë me titull “F×ck you too Edi Rama!”

Florian Haçkaj, jeton në Zvicër, dhe njihet në gjithë diasporën shqiptare, si bashkëthemelues i shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”. Haçkaj përveçse aktivist, është edhe ekspert në sigurinë kibernetike. Ai punon pranë kompanisë së njohur “Ontinue”, me qendër në Zurich, kompani lider në tregjet globale të sigurisë.

Pra, armiku i kryeministrit dhe i algoritmeve që lidhen me minimizimin e protestës në rang ndërkombëtar, qëlloi të jetë një protestues që merret me sigurinë digjitale në botën perëndimore.

Haçkaj jo vetëm punon çdo ditë për organizimin e protestave në Zvicër, Gjermani, Austri, Belgjikë, por është shumë aktiv edhe në Shqipëri.

Më 12 qershor Florian Haçkaj me shoqatën e tij “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, nuk tërhoqi shumë vëmendjen e mediave kur depozitoi një kallëzim penal në SPAK, për çdo zyrtar publik të përfshirë në “abuzim me detyrën, korrupsion të mundshëm, konflikt interesi, favorizim të paligjshëm, tjetërsim ose përdorim të paligjshëm të pasurive publike, shkelje mjedisore, fshehje dokumentesh, deformim të konkurrencës dhe dëmtim të interesit publik në proceset e investimeve strategjike dhe vendimmarrjes shtetërore që prekin Sazanin, Zvërnecin/Vjosa-Nartën, Karaburunin dhe zona të tjera të mbrojtura ose të kontestuara”, ndërsa atë të kryeministrit, po.

10 ditë më vonë, më 22 qershor, Haçkaj dhe një aktivist tjetër, goditën përsëri me dy padi penale në drejtim të SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës.

Në SPAK kallëzuan autorët e “mospërfundimit të impiantit të ujërave të zeza në Kashar, një impiant që duhet të pastrojë ujërat e ndotura të Tiranës, ujëra që derdhen të patrajtuara në lumin Ishëm” dhe padia kundër Gjergj Lucës, i cili sipas aktivistëve u kap “mat” me një auto videoklip ku shfaqej teksa “shfrytëzonte të miturit me punë të rëndë fizike”.

Më 18 qershor aktivisti Haçkaj, e “përndoqi” përsëri kryeministrin teksa i vendosi një pusullë me flamingo në tabelën e aktivitetit tё Art Basel në Zvicër.

Aktivitetin anti-Rama, Florian Haçkaj e kulmoi me videon “F×ck you too Edi Rama!”, ku ai i mbushur me zemërim gozhdoi fjalët e shpenguara të Edi Ramës, të lëshuara në një intervistë të Financial Times, me titull “I’m not the Godfather”/ “Nuk jam kumbari”.

Edi Rama nuk e dinte se ç’do shkaktonte me dy fjali në intervistën me prestigjiozen Financial Times, ku ai u justifikua se nuk kishte të bënte me gjithë rrëmujën korruptive për të cilën kishte filluar protesta. Ai tha:

“People say I’m the leader of all this. I tell them: ‘fuck you’. It’s as simple as that,” he said. “It’s not up to me to prove I’m not the Godfather, it’s up to them to prove I am the Godfather.” që përkthehet në shqip: “Njerëzit thonë se unë jam kreu i gjithë kësaj. Unë u them: ‘fuck you’. Është kaq e thjeshtë”, tha ai. “Nuk më takon mua të provoj se nuk jam Kumbari; u takon atyre të provojnë se jam Kumbari.”

Aktivisti Florian Haçkaj nuk e përmbajti dot veten kur regjistroi në videon përvëluese të tij përgjigjen “F×ck you too Edi Rama” duke shtuar në shqip përveç disa sharjeve në shqip edhe një histori të rëndë personale, mbi vdekjen e babait të tij 12 vite më parë.

Eliminimi i videos së Haçkajt që po bënte namin me algoritmin e saj, u bë mision imediat i kryeministrit, që me ndihmën e stafit të tij, e copëtoi videon në pjesë fjalish, për ta asgjësuar këtë “bombë digjitale”, që duhej ç’aktivizuar me kujdes.

Kryeministri e harroi “armën” e tij të përdorimit të emocioneve familjare, si rrugëdalja e shpeshtë nga lufta me kundërshtarët politikë, dhe “akuzoi” aktivistin për përdorimin e një historie të dështuar mjekësore shqiptare, të babait që i kishte ndërruar jetë në Austri. Po ashtu u përpoq ta zbuste të vërtetën e madhe të mjekësisë së shkatërruar në Shqipëri, duke thënë se ai vetë ishte operuar dy herë në spitalet shqiptare. Por kryeministri shqiptar, nuk mundi t’i tregonte aktivistit protestues se sa kurime specifike kishte kryer bashkëshortja e tij dhe ai vetë në klinikat evropiane, ku përfshihet edhe lindja e pinjollit të fundit me mbiemër Rama.

Nëse një dekadë më parë, aktivisti Haçkaj, ishte habitur kur i treguan në spitalin austriak, se aty kuroheshin e shtroheshin shumë deputetë shqiptarë, çfarë mund të ketë ndodhur shumë vite më pas? A ka mbetur ndonjë syresh i regjistruar në QSUT?

Kryeministri nuk e përmendi me emër Florian Haçkajn, as faktin se daja i tij është vetë doktori demokrat Halim Kosova, i njohur në shoqërinë tonë, për maturinë dhe profesionalizmin e tij.

Mos përmendja e emrit të aktivistit që ka jetuar me meritë dhe sukses 23 vite në shtetet më të sofistikuara të Evropës si, Gjermania, Zvicra, Austria apo Belgjika, mund të rrezikonte “algoritmin e moralit”. Ai duhet të dilte vulgarisht anonim.

Një protestues i qytetëruar, me familje dhe karrierë të shkëlqyer s’mund të kishte emër. As s’mund të ishte Protesta kundër tij. Sepse protesta duhet të ishte vulgare, e pashkolluar, njëkëmbëshe…. e papërgatitur për të kuptuar horizontet evropiane për të cilat po luftonte prej 13 vjetësh kryeministri.

Por “hasmi” i kryeministrit qëlloi zviceran, me “pushkë” shqiptare dhe llogore në Zurich. Nga atje ai lufton çdo ditë dhe natë, me demonët e Edi Ramës, algoritmin e largimit të tij.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Pse të moshuarit qajnë më shpesh? Nuk është dobësi, por pesha e një jete të tërë

  • Më të fundit
Hasmi zviceran i kryeministrit: Si arriti Florian Haçkaj t’i prishë “algoritmin” Edi Ramës

Hasmi zviceran i kryeministrit: Si arriti Florian Haçkaj t’i prishë “algoritmin” Edi Ramës

29 Qershor, 2026
Pse të moshuarit qajnë më shpesh? Nuk është dobësi, por pesha e një jete të tërë

Pse të moshuarit qajnë më shpesh? Nuk është dobësi, por pesha e një jete të tërë

29 Qershor, 2026
A e kemi harruar vendin e verës në tryezë? Pse po zhduket një traditë shekullore e të ngrënit mirë

A e kemi harruar vendin e verës në tryezë? Pse po zhduket një traditë shekullore e të ngrënit mirë

28 Qershor, 2026
Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton pranon fajësinë për mbajtje të paligjshme të informacionit të klasifikuar

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton pranon fajësinë për mbajtje të paligjshme të informacionit të klasifikuar

28 Qershor, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Hasmi zviceran i kryeministrit: Si arriti Florian Haçkaj t’i prishë “algoritmin” Edi Ramës

Hasmi zviceran i kryeministrit: Si arriti Florian Haçkaj t’i prishë “algoritmin” Edi Ramës

29 Qershor, 2026
Pse të moshuarit qajnë më shpesh? Nuk është dobësi, por pesha e një jete të tërë

Pse të moshuarit qajnë më shpesh? Nuk është dobësi, por pesha e një jete të tërë

29 Qershor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.