• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shkencë-Teknologji

Mashtrimi i ri me Inteligjencën Artificiale: Të telefonojnë me zërin e fëmijës tuaj dhe tё marrin kursimet

1 Qershor, 2026
në Shkencë-Teknologji
A A
Mashtrimi i ri me Inteligjencën Artificiale: Të telefonojnë me zërin e fëmijës tuaj dhe tё marrin kursimet
26
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një nënë nga Kalifornia humbi mijëra dollarë pasi mori një telefonatë që dukej sikur vinte nga vajza e saj në rrezik. Vetëm më vonë ajo kuptoi se zëri që dëgjoi nuk ishte i vajzës, por një kopje e krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

Ekspertët paralajmërojnë se mashtrimet e njohura si “voice cloning” (klonimi i zërit) po përhapen me shpejtësi në të gjithë botën. Me vetëm disa sekonda regjistrim zanor, programe të avancuara të Inteligjencës Artificiale mund të krijojnë një kopje pothuajse perfekte të zërit të kujtdo.

Sipas FBI-së, amerikanët humbën më shumë se 893 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar nga mashtrime të lidhura me Inteligjencën Artificiale, përfshirë klonimin e zërit, email-et mashtruese të krijuara nga AI, mashtrimet romantike dhe forma të tjera të reja të krimit kibernetik.

Si funksionon mashtrimi?

Mashtruesit gjejnë një regjistrim të shkurtër të viktimës së ardhshme. Shpesh mjaftojnë vetëm disa sekonda audio të publikuara në Facebook, Instagram, TikTok ose video familjare në internet.

Më pas, programet e AI-së krijojnë një kopje pothuajse identike të zërit.

Telefonata zakonisht vjen në një moment paniku.

Një prind dëgjon zërin e djalit ose vajzës që bërtet:

“Mami, më kanë rrëmbyer!”

ose

“Babi, jam arrestuar, më duhen para menjëherë!”

Pas kësaj hyn në linjë një person tjetër që pretendon se është polic, avokat ose rrëmbyes dhe kërkon para urgjentisht.

Qëllimi është që viktima të mos ketë kohë të mendojë.

“Nuk kishte kohë për të reflektuar. Mendova vetëm se duhej të shpëtoja djalin tim,” tregoi një avokat nga Filadelfia që u bë objektiv i një mashtrimi të tillë vitin e kaluar.

Sot është pothuajse e pamundur ta dallosh

Deri pak vite më parë, zërat artificialë kishin pauza të çuditshme ose tingëllonin mekanikë.

Por teknologjia ka avancuar aq shumë sa edhe specialistët e kanë të vështirë të dallojnë nëse një zë është real apo i krijuar nga kompjuteri.

Henry Ajder, ekspert i mediave të krijuara nga Inteligjenca Artificiale, thotë se shumica e njerëzve nuk kanë më mundësi ta kuptojnë ndryshimin.

“Për personin e zakonshëm është e padrejtë të presësh që ta dallojë. Edhe unë vetë e kam të vështirë. Shumica e njerëzve nuk munden,” thotë ai.

Madje teknologjitë më të avancuara mund të ndryshojnë në kohë reale zërin e mashtruesit, duke krijuar një bisedë të plotë interaktive që tingëllon krejtësisht autentike.

Ndonëse rastet e publikuara janë kryesisht në SHBA dhe Europën Perëndimore, ekspertët paralajmërojnë se kjo teknologji mund të përdoret kudo.

Sot të rinjtë publikojnë çdo ditë video, mesazhe zanore dhe transmetime live në rrjetet sociale, materiale tё mjaftueshme për të krijuar një kopje të zërit tashmё janë më të disponueshme se kurrë.

Mjaftojnë disa sekonda nga një video në TikTok apo Instagram që një mashtrues të krijojë një kopje bindëse të zërit të një djali, vajze, bashkëshorti apo prindi.

Si të mbroheni?

Ekspertët këshillojnë të mos përqendroheni te pyetja nëse zëri është i vërtetë apo jo.

Më e rëndësishme është të dalloni shenjat klasike të mashtrimit:

A po ju kërkojnë para menjëherë?

A po ju vendosin nën presion kohor?

A po ju kërkojnë të mos njoftoni askënd?

A po ju kërkojnë të dërgoni para në mënyra të pazakonta?

Nëse merrni një telefonatë të tillë, mos veproni menjëherë.

Telefononi personin në numrin e tij të zakonshëm. Dërgoni një mesazh. Kontaktoni një familjar tjetër që mund të konfirmojë vendndodhjen e tij.

Një tjetër masë e thjeshtë është krijimi i një fjale sekrete familjare, një kod që e dinë vetëm anëtarët e familjes dhe që mund të përdoret për të verifikuar identitetin në situata emergjente.

Siç shprehet eksperti Henry Ajder:

“Është shumë më mirë që mamaja, vëllai ose miku juaj të qeshë me ju sepse menduat se ishte robot, sesa të përfundoni duke vrapuar drejt bankomatit për t’i dërguar paratë një mashtruesi.”

Burimi: CNN

Postimi i mëparshëm

“Zvërneci” i Administratës Publike – Loja me TND-të

Postimi i rradhës

Oficeri i CIA-s arrestohet me 40 milionë dollarë në ar – kishte lidhje me numrin 2 të Pentagonit

  • Më të fundit
Ukraina nën zjarr: Të paktën 22 të vrarë në sulmin më të madh rus të ditëve të fundit

Ukraina nën zjarr: Të paktën 22 të vrarë në sulmin më të madh rus të ditëve të fundit

2 Qershor, 2026
Nuk është vetëm problem shqiptar/ Puseta “zhduk” kalimtaren nga rruga

Nuk është vetëm problem shqiptar/ Puseta “zhduk” kalimtaren nga rruga

2 Qershor, 2026
Gjermania ka humbur atë që dinte të bënte më mirë

Gjermania ka humbur atë që dinte të bënte më mirë

2 Qershor, 2026
Pushimet verore 2026? Përgatituni për bileta më të shtrenjta, më pak fluturime dhe më shumë vonesa

Pushimet verore 2026? Përgatituni për bileta më të shtrenjta, më pak fluturime dhe më shumë vonesa

1 Qershor, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Ukraina nën zjarr: Të paktën 22 të vrarë në sulmin më të madh rus të ditëve të fundit

Ukraina nën zjarr: Të paktën 22 të vrarë në sulmin më të madh rus të ditëve të fundit

2 Qershor, 2026
Nuk është vetëm problem shqiptar/ Puseta “zhduk” kalimtaren nga rruga

Nuk është vetëm problem shqiptar/ Puseta “zhduk” kalimtaren nga rruga

2 Qershor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.