• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

“Zvërneci” i Administratës Publike – Loja me TND-të

1 Qershor, 2026
në Shënim
A A
“Zvërneci” i Administratës Publike – Loja me TND-të
255
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, pa frikë mund të thuhet se ligji nuk shkelet më fshehurazi, por hapur dhe pa frikën e “tutorëve” të tij. Tashmë në përzgjedhjen e administratës publike, përjashtimi nuk përbën më përjashtim, por rregull. Administrata publike shqiptare ka kohë që ka hyrë në këtë fazë: në fazën e zhbërjes së saj të plotë, si rezultat i fiktivitetit të emërimeve brenda saj me metodën “Është yni, jepja!”.

DAP, Departamenti i Administratës Publike, prej gati një dekade u drejtua nga Albana Koçiu, “arkitektja” e administratës dhe zëvendëskryeministrja që ka sot Shqipëria. Armata e punonjësve të çdo niveli të administratës publike është “pjellë” e saj. Nëse administrata e shtetit shqiptar ka një nivel mizerabël, që në shumë raste është e pamundur të vlerësohet me nota minimale profesionale, ka një arsye, shkak dhe burim: DAP-i.

Si zgjidhen drejtorët e lartë?

Ligji 152/2013 “Për nëpunësin civil” ka përcaktuar rregulla strikte për emërimin e drejtuesve “të mëdhenj” të administratës së shtetit, atyre që praktikisht kanë në dorë çdo gjë. Ata që sot kanë “frikë” të firmosin… prej SPAK-ut.

Trupa e Nivelit të Lartë Drejtues, me akronimin TND, ajo që nxjerr drejtorët dhe sekretarët e përgjithshëm të administratës, është propaganduar gjithmonë se zgjidhet përmes meritës, filtrimit profesional dhe një procesi që garanton karrierën pa kapje politike.

Në praktikë, ky sistem përzgjedhës është një makineri e palodhur që prodhon vetëm TND me porosi. Porosi nga lart, porosi nga majtas, porosi “mavi”, madje jo rrallë edhe porosi nga “i Madhi”.

Duke manipuluar VKM-në 118/2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, qeveria mbush vendet kyçe të administratës me drejtorët dhe sekretarët e përgjithshëm që do.

Kjo ndodhi edhe këtë herë, në 2026, ku nëpërmjet marifetit me VKM, qeveria hapi procedurën e pranimit të “drejtpërdrejtë” për 11 pozicione “drejtorësh”. Të gjithë të paracaktuarit e saj ishin kandidatë jashtë shërbimit civil, edhe pse pranimi i drejtpërdrejtë në TND është një klauzolë përjashtimore që lejohet vetëm në dy raste.

“Dy rastet” janë parashikuar për të qenë një mekanizëm emergjence, një valvul sigurie për situata të jashtëzakonshme, por për vite me radhë, qeveria ka bërë të kundërtën e ligjit. VKM-të e saj fillojnë me të njëjtën fjalë: “përjashtimisht”, ashtu si kjo e vitit 2026, ku “përjashtimi” është në të vërtetë një zgjedhje e kontrolluar e “shërbëtorëve” të qeverisë në poste kyçe të drejtimit administrativ të “Punëve të Shqipërisë”.

Mekanizmi i “peshkimit” dhe procesi i konkurrimit

Por si mbushet administrata e ulët, e mesme, për më tepër ajo e lartë me persona të “peshkuar” si me magji? Si ka mundësi që gjithnjë grepi qeveritar, kap dhe zë “peshkun” e vet, e asnjëherë të krahut tjetër? Cili është mekanizmi që garanton “zgjedhjen e duhur” në konkurrimin e hapur?

Në qendër të mekanizmit qëndron një strukturë që teorikisht është garantore e meritës, ndërsa në praktikë është krejt e kundërta e saj. Komisioni Kombëtar i Përzgjedhjes për TND-në, është një trupë me 9 anëtarë, i ndërtuar për të qenë i balancuar, i pavarur dhe profesional.

Drejtori i DAP e ka kryesuar gjithnjë këtë komision, që ka përfaqësues nga ASPA, shkurtim i Shkollёs Shqiptare tё Administratёs Publike dhe, më e rëndësishmja është, që kjo përbërje ka 5 “personalitete të pavarura”.

Në këtë pikë, ligji bëhet i qartë: këta persona duhet të kenë integritet, të mos kenë lidhje politike dhe të jenë figura që garantojnë standard profesional dhe moral. Pra, ky Komision është filtri i fundit — barriera që duhet të ndalojë çdo deformim të procesit. Dhe ky filtër ka emra konkretë. Pesë “personalitetet e pavarura” që mbajnë në dorë shumicën vendimmarrëse për këtë vit deri në gjysmën e tij, e që zgjedhin drejtorët e lartë janë: Aleksandër Xhuvani, Eglantina Zyka, Klesta Hysi, Erald Pashaj dhe Valbona Treska.

Këta të pavarur bashkuan pesë votat e tyre “puritane” me ato të Enkela Dudushit, drejtuese e DAP, Ismail Shehut, që ishte sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë, por që tashmë ka qarkulluar me të njëjtën detyrë te Ministria e Bujqësisë, dhe dy përfaqësuesve nga ASPA, për të “gjetur” 11 “drejtorë” nga 47 kandidatët e kualifikuar nga faza e dytë e konkurrimit.

Lista me 47 kandidatë
Lista me 9 fitues

Gossip-i i korridoreve të administratës

Lista me emrat e fituesve dhe të humbësve, flet vetë. Aty gjen persona dhe personazhe, emrat e të cilëve qarkullojnë në thashethemnajën e administratës, profile që njihen, figura për të cilat flitet me “saktësi”.

Edhe këtë herë emrat e fituesve qarkulluan ende pa u shpallur, por ky zakon e tejkaloi “gossip-in” e zakonshëm të korridoreve të administratës. Komentet kësaj here përfshinë më tepër “informacione” se zakonisht.

U përfol se vetë kryeministri kishte ndërhyrë për të mos kualifikuar një kandidat të premtuar. Në një nga daljet e tij publike ai e përmendi pa emër këtë rast.

Nga një hulumtim i listës nuk del asnjë emër “kryekomunar” diku në një njësi administrative, por shquhet një emër me “peshë” që nuk është kualifikuar në listёn fituese.

Bledar Dervishaj, ish-këshilltari kryesor juridik i Presidentit Meta, tashmë me mantelin e avokatit, është një prej kandidatëve “humbës”. Në muajt e fundit ai është parë shpesh në prononcime mediatike në “mbrojtje” teorike të neneve qeveritare, duke shpjeguar Kushtetutën apo Kodin e Procedurës Penale.

Dervishaj, nuk zgjodhi të jetë avokat i Ilir Metës, por i Hava Delibashit, zëvendëses së Mirlinda Karçanaj, por edhe kjo, me sa duket, nuk e ka bindur Ramën për kualifikimin e tij si fitues të TND-së, që do t’i jepte automatikisht një post në administratën e lartë socialiste.

Pesë Noterët

Jo vetëm gossip-i, por vetë faktet e mbështesin perceptimin se çdo gjë është e paracaktuar në përzgjedhjen e kandidatëve që kalojnë më pas në postet e larta drejtuese të administratës publike. Rasti i 9 të përzgjedhurve të fundit nuk bën përjashtim.

Ata u morën si “outsider”, edhe pse ka kandidatë të mëparshëm të TND-së, të trajnuar, të përzgjedhur, që presin në listë, apo në “shportë”, siç i quan vetë sistemi. Por ata as nuk emërohen, as nuk përdoren. Thjesht mbahen në pritje pa asnjë arsye ose shpjegim, ndërkohë që hapen konkurse të reja si ky i fundit, ku “peshkohen” individë nga jashtë sistemit të TND-sё, në shkelje të hapur dhe të përvitshme të ligjit.

Pse ndodh kjo? Edhe për këtë qarkullon një përgjigje thuajse bindëse: Sepse lista ekzistuese e “TND”-ve që presin nuk është e kontrollueshme sa një listë e re, me prurje që binden. Lista e vjetër i takon një “epoke” të vjetër brenda të njëjtit pushtet. 9-shja e fundit e tregon më së miri këtë.

Por në këtë gjueti TND-sh me oreks momental pushteti, pesë emrat e pavarur të Komisionit që përzgjedhin sipas konkurrimit, nuk janë thjesht anëtarë të tij. Ata janë vetë vendimi që vulos fatin e administratës publike.

A ishin 5 komisionerë apo 5 “noterë”, ata që përzgjodhën 9 drejtorët e rinj të administratës publike?

A munden ta thyejnë ata tabunë e një procesi që për vite me radhë ka funksionuar mbi “përjashtime” të vazhdueshme dhe mbi një sistem që favorizon hyrjet e kontrolluara nga jashtë?

Sepse ligji u jep komisionerëve jo vetëm kompetencë, por edhe përgjegjësi. Ata janë vendosur aty pikërisht për të ndaluar deformimin që pushteti e ka në ADN-në e vet. Janë pikërisht ata, që supozohet se janë aty si një “digë”, kufi apo doganë, për të garantuar që procesi të mos kthehet në instrument politik.

Pesë “personalitetet e pavarura” me shumicë vendimmarrëse përsëri zhgënjyen! Ata përzgjodhën ekipin që kërkoi “federata e pushtetit”. Noterizuan emrat e sjellë në tavolinë prej tij.

“Zvërneci” i Administratës Publike

Kur edhe personalitetet e pavarura, shumicë në një Komision (5 me 4), që përzgjedh të ardhmen e administratës publike – i dorëzohen pushtetit – ky është momenti kur çdo proces formal bie. Kur konkursi nuk është më garë, por skenografi, për të mos e rënduar me fjalën “farsë”.

Në një sistem normal, kjo do të ishte një akuzë e rëndë. Në Shqipëri, është kthyer në një bindje kolektive brenda administratës; ku nëpunësit civilë nuk besojnë më te sistemi; nuk besojnë më te ngritja në detyrë; nuk besojnë se mund të arrijnë dikur në majat e drejtimit përmes punës dhe meritës.

Pushteti i vitit të konkurrimit ka mbytur gjithçka. Askush nuk beson më në garën e drejtë të konkurrimit publik. Përcaktimi i emrave me taraf politik është kthyer tashmë në pranim dhe dështim të njëkohshëm. Sepse futja e individëve brenda administratës në shkelje të parimit të meritokracisë dhe shpartallimi i besimit për mundësinë e ngritjes në detyrë, është vrasja e heshtur e shërbimit civil.

Një administratë nuk rrënohet vetëm nga korrupsioni. Rrënohet kur humbet besimin. Kur njerëzit brenda saj e kuptojnë se loja është e mbyllur dhe rezultati i “shitur”. Dhe kur kjo ndodh, sistemi nuk reformohet më. Thjesht mbijeton, duke u degraduar çdo muaj e vit pak më shumë, deri në pikën e administratës që kemi sot.

E shpartalluar. E dhunuar. E papërgatitur dhe e hutuar, si policët pardje në Zvërnec!

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Skandali Epstein vazhdon të sjellё pasoja: Universiteti Columbia largon një tjetër drejtues tё përfshirë në pranimin e të dashurës së miliarderit

Postimi i rradhës

Mashtrimi i ri me Inteligjencën Artificiale: Të telefonojnë me zërin e fëmijës tuaj dhe tё marrin kursimet

Postimi i rradhës
Mashtrimi i ri me Inteligjencën Artificiale: Të telefonojnë me zërin e fëmijës tuaj dhe tё marrin kursimet

Mashtrimi i ri me Inteligjencën Artificiale: Të telefonojnë me zërin e fëmijës tuaj dhe tё marrin kursimet

  • Më të fundit
Ukraina nën zjarr: Të paktën 22 të vrarë në sulmin më të madh rus të ditëve të fundit

Ukraina nën zjarr: Të paktën 22 të vrarë në sulmin më të madh rus të ditëve të fundit

2 Qershor, 2026
Nuk është vetëm problem shqiptar/ Puseta “zhduk” kalimtaren nga rruga

Nuk është vetëm problem shqiptar/ Puseta “zhduk” kalimtaren nga rruga

2 Qershor, 2026
Gjermania ka humbur atë që dinte të bënte më mirë

Gjermania ka humbur atë që dinte të bënte më mirë

2 Qershor, 2026
Pushimet verore 2026? Përgatituni për bileta më të shtrenjta, më pak fluturime dhe më shumë vonesa

Pushimet verore 2026? Përgatituni për bileta më të shtrenjta, më pak fluturime dhe më shumë vonesa

1 Qershor, 2026

Postimet e fundit

Ukraina nën zjarr: Të paktën 22 të vrarë në sulmin më të madh rus të ditëve të fundit

Ukraina nën zjarr: Të paktën 22 të vrarë në sulmin më të madh rus të ditëve të fundit

2 Qershor, 2026
Nuk është vetëm problem shqiptar/ Puseta “zhduk” kalimtaren nga rruga

Nuk është vetëm problem shqiptar/ Puseta “zhduk” kalimtaren nga rruga

2 Qershor, 2026
Gjermania ka humbur atë që dinte të bënte më mirë

Gjermania ka humbur atë që dinte të bënte më mirë

2 Qershor, 2026
Pushimet verore 2026? Përgatituni për bileta më të shtrenjta, më pak fluturime dhe më shumë vonesa

Pushimet verore 2026? Përgatituni për bileta më të shtrenjta, më pak fluturime dhe më shumë vonesa

1 Qershor, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Ukraina nën zjarr: Të paktën 22 të vrarë në sulmin më të madh rus të ditëve të fundit

Ukraina nën zjarr: Të paktën 22 të vrarë në sulmin më të madh rus të ditëve të fundit

2 Qershor, 2026
Nuk është vetëm problem shqiptar/ Puseta “zhduk” kalimtaren nga rruga

Nuk është vetëm problem shqiptar/ Puseta “zhduk” kalimtaren nga rruga

2 Qershor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.