• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Mimoza Ahmeti dhe shenjtoret e Edi Ramës

23 Qershor, 2026
në Shënim
A A
Mimoza Ahmeti dhe shenjtoret e Edi Ramës
121
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ferma e PS-së

129 mijë euro ishte çmimi që Mimoza Ahmeti fitoi pasi ndenji mbyllur për 81 ditë te “Ferma VIP”. Mimoza u fut në “kafazin” e Vizion Plus-it më 26 mars të këtij viti, në një fundjavë të zakonshme të Shqipërisë, që nuk njihte as protesta me flamingo dhe as flamingo që shëtisnin në bulevard.

Mimoza Ahmeti dukej e hutuar në përfundim të “garës”. Ishte falënderuese, mirënjohëse dhe me një shikim të përhumbur sikur donte të bënte pyetjen: “A ia vlejti e gjitha kjo për këtë çek tabakaje parash?”. Sikur ajo ta dinte që kishte kaluar nga epoka e “gomarit” në atë të “flamengos” për vetëm disa ditë, kur gjendej brenda në fermë, do të ishte shokuar. Sigurisht, kjo ka ndodhur më pas, kur ka parë revolucionin Anti Fermё.

Për 81 ditë që shkrimtarja dhe poetja kontraverse Ahmeti duhet të bindte publikun, fermerët dhe produksionin që duhet të ishte ajo fituesja e parave trofe, 15 deputete të Partisë Socialiste shkarkuan pa asnjë mundim 129 mijë euro në kartë-debitin e tyre:

  1. Marjana Koçeku
  2. Zegjine Caushi
  3. Bora Muzhaqi
  4. Sara Mila
  5. Erjona Ismaili
  6. Brisilda Çakerri
  7. Alma Selami
  8. Xhenis Çela
  9. Klodiana Spahiu
  10. Kiduina Zaka
  11. Ilva Gjuzi
  12. Hatixhe Konomi
  13. Ana Nako
  14. Enriketa Jaho
  15. Besa Spaho

Katër deputetet e para, çmimin 129 mijë euro e kanë rrogën e dhjetë muajve punë, kur u duhet të vishen, sfilojnë dhe votojnë çdo “Paketë malesh” që vendos në dispozicion miratimi “Partia kundër Flamengove”. Nё ndërkohë, Marjana Koçekut i duhet plot një legjislaturë rrogë parlamentare që ta fitojë e vetme këtë çmim. Edhe Elisa Spiropalit, Belinda Ballukut apo Ogerta Manastirliut, pavarësisht se nuk kanë nevojë jetike për këtë rrogë “faraonike”.

Faraonike, sepse nuk e merr asnjë pedagoge apo akademike në Shqipëri rrogën e deputetes Romina Kuko. Asnjë doktoreshë ose mjeke në Shqipëri nuk paguhet në katër muaj sa paguhet Albana Koçiu, e cila e fut në portofolin e saj digjital në vetëm një muaj.

A e dini se Olta Xhaçka, Iris Luarasi, Adea Pirdeni dhe Lindita Nikolla paguhen në 30 ditë sa dy vjet punë të Mimoza Ahmetit apo të Manjola Nallbanit, këngëtares së njohur dhe pedagoges së njohur të Universitetit të Arteve?

Të gjitha deputetet e PS-së, pa përjashtuar ato të PD-së dhe tezen e kryetarit të LSHB-së, ofendojnë me pagën e tyre mujore çdo mësuese në Republikën e Shqipërisë.

Shenjtoret e Edi Ramës

Për të përfituar privilegjet e pamerituara të deputetes, gratë dhe vajzat e partisë në pushtet janë gati të sakrifikojnë shumë për të mbajtur në piedestalin e pushtetit Edi Ramën. Edhe statusin hyjnor të të qёnurit grua.

Deputetja Marjana Koçeku, papritur vendosi të bëjë një jetë parlamentare etikisht dhe moralisht të përsosur, duke u larguar nga “shtrigat” e Partisë Socialiste dhe duke u rikthyer tek shenjtorёt e saj. Ajo u betua për “Shtatë Shenjtorët” se tash e tutje do të përfaqësojë me dinjitet ata që e zgjodhën. Pardje, në kulmin e Algoritmit të Revoltës, kur Edi Rama ka nevojë homeriane për thyerjen e vëmendjes, Marjana Koçeku doli në protestë kundër kryeministrit të Shqipërisë, mu përballë godinës së tij. Një ditë më parë, Marjana mori vëmendjen e “algoritmit” duke kërcënuar Safet Bajrin, që nga frika vrapoi dhe e denoncoi deputeten në SPAK.

Që të shpëtojë nga burgu, Marjana duhet të lërë mandatin dhe 3-4 mijë euro në muaj rrogë qyl. Që të lërë grupin socialist dhe Edi Ramën në Parlament, Marjana duhet të bëjë një kërkesë zyrtare te kryetari i Kuvendit, me lëndë: Kërkesë për largim nga Grupi Parlamentar i PS. Marjana Koçeku nuk na ka treguar asnjë letër zyrtare deri sot, përveç flamingove, shenjtorёve dhe kaçakëve të maleve që qeshin me të…

Sa herë nxehet situata dhe kërkohet një ç’vëmendësim, Elisa Spiropali është aty. Bashkë me bagazhin e saj letrar, i thellë aq sa pusi artistik i Edi Ramës. Dëshira e saj për reformimin e Partisë së Edi Ramës është aq e madhe sa dëshira e tij për shuarjen e protestës. Elisa është shembulli më kuptimplotë i funksionimit të pushtetit makiavelik politik. Marrë nga “rruga” e demonstratave politike, pa asnjë ditë eksperiencë pune, u vendos në drejtimin e doganave shqiptare, për t’i ruajtur ato nga joshja e papërballueshme e milionave të kontrabandës. Prej asaj kohe, Elisa Spiropali e ndërroi Skënderbeun e Sabri Godos me atë të Partisë Socialiste. Ndërsa Edi Rama e shndërroi vajzën imcake të G99-ёs nga drejtoreshë në deputete, nga deputete në ministre Parlamenti, ministre të Jashtme, kryeparlamentare dhe në fund i caktoi detyrën konfidenciale të “opozitares” së tij.

Belinda Balluku qëndron disa shkallë më poshtë intimitetit politik që Skënderbeu ka me Mamicën. Për këtë ajo është më shumë se xheloze. Balluku duket se është armike e përbetuar e Spiropalit, e cila ka bërë shumë më herët se ajo akrobaci me trarët e doganave, më vonë edhe me ligjet, porse vetëm asaj i duhet të paraqitet në SPAK.

Në korrik 2024 Lindita Nikolla papritur dha dorëheqjen. U sëmur dhe u shërua pa u marrë akoma vesh arsyeja e largimit të saj nga drejtimi i Parlamentit. Por dorëheqja e atëhershme, për t’i hapur rrugën Elisa Spiropalit, një “peshe të rëndë” në politikën shqiptare, është një përgjigje për të shpjeguar mesazhet e Mamicës në FB-në e mbushur plot me miq dhe algoritëm “fake” opozitar.

Olta Xhaçka, një tjetër “shenjtore” e kryeministrit, tre herë ministre, deputete me rrogë të plotë, e akuzuar dhe e involvuar për afera biznesi me shumë miliona. Porti i Limionit, vetulla e Dhërmiut, hoteli i Leskovikut, ka në CV-në e saj këshilltarin special Amant Josifin, ndërsa ky i fundit këshillohej sa me shefen, sa me ortakun e tij, për aksionet shumëmiliardëshe.

Albana Koçiu si imazh serioz administrativ dhe Iris Luarasi si kuruese e imazhit televiziv, Adea Pirdeni si “pianistja” antikorrupsion, janë rrogëtaret e vonëta të parlamentit socialist. Ato janë thirrur nën armë dhe mbi rroga në kohën kur u plagosën në betejat politike luftëtarët e radhës së parë të Edi Ramës.

Një bie, 15 ngrihen është parimi rikuperues në radhët e zonjave të PS-së, ku algoritmi zëvendësues femëror nuk gabon kurrë. Qëllon gjithnjë në shenjë, edhe kur Rama kërkon në rrugicat e humbura të Roskovecit, ashtu edhe në qelitë e ish-Metalurgjikut, në IEVP Elbasan.

Mimoza dhe revolucioni

Të gjithë mezi presin të dëgjojnë se çfarë mendon apo ç’do të thotë Moza për Revolucionin e papritur që filloi jashtë Fermës së saj.

Revolucioni që kërkon të çojë gërmadhash gjithçka që funksionon keq në këtë vend. Gjithçka që Moza Ahmeti ka folur për dekada apo vite më parë dhe askush nuk e dëgjoi. Por qeshi me të, derisa në fund ajo bëri sikur u “pajtua” me të keqen dhe u bë një ndër ne, të nënshtruarit. U fut në “Big Ferma”.

Moza Ahmeti tregoi se sa vlejnë 15 shenjtoret e Edi Ramës në Parlament, apo ndoshta të gjitha bashkë në një ditë apo muaj page. I tregoi oligarkut të Fermës, opinionistëve të trukuar prej tij, se sa vlejnë në të vërtetë para një “revolucionareje”. Se Moza Ahmeti është simboli i revolucionit që po shemb padrejtësinë, pikërisht në çastin kur ajo ishte mbyllur brenda saj.

Çfarë do të thotë dhe çfarë do të bëjë Moza Ahmeti nuk ndikon më në revolucionin e nisur, ashtu si paratë që ajo fitoi në burgun televiziv, që kanë zero vlerë përbri emrit të saj.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Pishë Poro: Nga hiri i pyllit te miliardat e betonit

Postimi i rradhës

Teatri Kombëtar mbyll me sukses edicionin e 9-të të festivalit teatror TK RIN ART

Postimi i rradhës
Teatri Kombëtar mbyll me sukses edicionin e 9-të të festivalit teatror TK RIN ART

Teatri Kombëtar mbyll me sukses edicionin e 9-të të festivalit teatror TK RIN ART

  • Më të fundit
Martesat “boshe” po marrin fund: Pse gjithnjë e më shumë të moshuar po divorcohen pas dekadash së bashku

Martesat “boshe” po marrin fund: Pse gjithnjë e më shumë të moshuar po divorcohen pas dekadash së bashku

24 Qershor, 2026
Fjala e Komisionerit Kubilius në Samitin Evropian për Mbrojtjen dhe Sigurinë

Fjala e Komisionerit Kubilius në Samitin Evropian për Mbrojtjen dhe Sigurinë

23 Qershor, 2026
Aktivistja polake që hetonte korrupsionin në Ekuador u vra, miqtë hedhin poshtë versionin e vetëvrasjes

Aktivistja polake që hetonte korrupsionin në Ekuador u vra, miqtë hedhin poshtë versionin e vetëvrasjes

23 Qershor, 2026
Qatargate: Belgjika kërkon heqjen e imunitetit për ish-Komisionerin Avramopoulos

Qatargate: Belgjika kërkon heqjen e imunitetit për ish-Komisionerin Avramopoulos

23 Qershor, 2026

Postimet e fundit

Martesat “boshe” po marrin fund: Pse gjithnjë e më shumë të moshuar po divorcohen pas dekadash së bashku

Martesat “boshe” po marrin fund: Pse gjithnjë e më shumë të moshuar po divorcohen pas dekadash së bashku

24 Qershor, 2026
Fjala e Komisionerit Kubilius në Samitin Evropian për Mbrojtjen dhe Sigurinë

Fjala e Komisionerit Kubilius në Samitin Evropian për Mbrojtjen dhe Sigurinë

23 Qershor, 2026
Aktivistja polake që hetonte korrupsionin në Ekuador u vra, miqtë hedhin poshtë versionin e vetëvrasjes

Aktivistja polake që hetonte korrupsionin në Ekuador u vra, miqtë hedhin poshtë versionin e vetëvrasjes

23 Qershor, 2026
Qatargate: Belgjika kërkon heqjen e imunitetit për ish-Komisionerin Avramopoulos

Qatargate: Belgjika kërkon heqjen e imunitetit për ish-Komisionerin Avramopoulos

23 Qershor, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Martesat “boshe” po marrin fund: Pse gjithnjë e më shumë të moshuar po divorcohen pas dekadash së bashku

Martesat “boshe” po marrin fund: Pse gjithnjë e më shumë të moshuar po divorcohen pas dekadash së bashku

24 Qershor, 2026
Fjala e Komisionerit Kubilius në Samitin Evropian për Mbrojtjen dhe Sigurinë

Fjala e Komisionerit Kubilius në Samitin Evropian për Mbrojtjen dhe Sigurinë

23 Qershor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.