• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë

28 Maj, 2026
në Aktualitet, Bota
A A
Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë
22
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një reportazh tronditës i “The New York Times” ka ngritur alarmin mbi përhapjen e modelit kinez të kontrollit shtetëror, mbikëqyrjes së qytetarëve dhe kufizimit të lirive, duke treguar se si Pekini po eksporton teknologjinë dhe filozofinë e tij të kontrollit social në vende të tjera të botës. Një zhvillim që shumë analistë paralajmërojnë se mund të kthehet në precedent edhe për demokraci të brishta apo shtete me institucione të dobëta.

Rasti që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare vjen nga Ishujt Solomon në Paqësor, ku policia kineze ka tentuar të zbatojë metoda të mbikëqyrjes së popullsisë të frymëzuara drejtpërdrejt nga sistemi autoritar i presidentit Xi Jinping.

Gjithçka nisi kur oficerë policie kinezë mbërritën në fshatin Fighter One, një zonë e qetë në periferi të kryeqytetit Honiara, me pretendimin se do të ndihmonin komunitetin të përballej me problemet e të rinjve të dhunshëm dhe kriminalitetit lokal. Por ajo që pasoi shkaktoi frikë dhe reagime të forta.

Sipas reportazhit, policët kinezë u kërkuan banorëve të plotësonin formularë me emra, adresa dhe data lindjeje të çdo anëtari të familjes. Madje propozuan edhe mbledhjen e gjurmëve të gishtërinjve dhe pëllëmbëve të duarve – një praktikë e pazakontë dhe shumë e diskutueshme në një shtet që nuk ka as ligje për mbrojtjen e të dhënave personale.

Pas këtij projekti qëndronte i ashtuquajturi “Fengqiao Experience”, një sistem mbikëqyrjeje komunitare i krijuar në epokën e Mao Ce Dunit dhe i ringjallur sot nga Xi Jinping si pjesë e kontrollit të Partisë Komuniste mbi shoqërinë kineze.

Në Kinë, ky model përdoret për monitorimin e qytetarëve nëpër lagje dhe pallate, kategorizimin e familjeve sipas “rrezikshmërisë”, kontrollin e pakicave etnike si ujgurët dhe tibetianët, si edhe mbikëqyrjen e kishave, organizatave dhe kompanive private. Sistemi shoqërohet me rrjete të mëdha kamerash inteligjente, njohje fytyre dhe mbledhje të dhënash biometrike.

“The New York Times” shkruan se Kina po përpiqet të krijojë një alternativë ndaj modelit perëndimor të sigurisë. Ndryshe nga SHBA që ofron aleanca ushtarake për mbrojtje nga kërcënimet e jashtme, Pekini po eksporton mjete dhe teknologji që ndihmojnë qeveritë të kontrollojnë popullsinë brenda vendit.

Ky model po gjen terren sidomos në vende me prirje autoritare ose me demokraci të dobëta në Afrikë, Azi dhe Paqësor, ku stabiliteti i regjimit shihet si prioritet më i madh sesa liritë civile.

Sipas një studimi të “Carnegie Endowment for International Peace”, Kina ka organizuar që nga viti 2000 rreth 900 trajnime policore për të paktën 138 vende, duke përfshirë taktika kundër protestave, kontrollin e turmave dhe mbikëqyrjen e kufijve.

Në Ekuador, Pekini ka financuar mijëra kamera mbikëqyrjeje që sipas ekspertëve janë përdorur për monitorimin e kundërshtarëve politikë. Në Afrikën e Jugut, një njësi policore e trajnuar nga Kina është akuzuar për intimidim dhe eliminim të rivalëve politikë gjatë qeverisjes së Jacob Zuma. Ndërsa në Xinjiang, miliona ujgurë janë ekspozuar ndaj mbledhjes së ADN-së, skanimeve të syrit dhe regjistrimeve zanore.

Në Ishujt Solomon, ndikimi kinez është rritur ndjeshëm që prej vitit 2019, kur qeveria ndërpreu marrëdhëniet me Tajvanin dhe njohu Pekinin. Pas kësaj, Kina financoi stadiume, spitale, rrugë, ndërtime dhe dërgoi policë e pajisje anti-trazira. Në vitin 2022 u nënshkrua edhe një marrëveshje sigurie mes dy vendeve, që sipas dokumenteve të publikuara i jep Kinës të drejtën të dërgojë policë, forca të armatosura dhe personel sigurie për të “rikthyer rendin”.

Por tentativa për të aplikuar sistemin “Fengqiao” shkaktoi reagime të forta. Politikanë lokalë dhe analistë paralajmëruan se Ishujt Solomon rrezikojnë të kthehen në “laborator” të praktikave autoritare kineze.

“Ky model është kundër normave tona. Njerëzit nuk do ta pranojnë lehtë të spiunohen nga fqinjët e tyre”, deklaroi Celsus Talifilu, sot sekretar special i kryeministrit të ri të vendit.

Edhe në Australi pati reagime të forta. Analistët e “Australian Strategic Policy Institute” paralajmëruan se Kina po përdor “shërbimet komunitare” si fasadë për të eksportuar teknika kontrolli dhe mbikëqyrjeje autoritare.

Pas presionit publik, projekti pilot u pezullua dhe të dhënat biometrike nuk u mblodhën kurrë. Por shqetësimet mbeten të mëdha.

Reportazhi i “The New York Times” ngre një debat që shkon përtej Paqësorit: deri ku mund të shkojë përdorimi i teknologjisë në emër të “sigurisë”, dhe sa e rrezikshme bëhet kur shteti nis të kontrollojë jo vetëm veprimet, por edhe jetën private të qytetarëve.

Një debat me tё cilin shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë, pritet tё përballen gjithnjë e më shumë në vitet e ardhshme, teksa rritet përdorimi i kamerave inteligjente, databazave biometrike dhe kontrollit dixhital në emër të rendit dhe sigurisë publike.

(Burimi: Përshtatur nga NYT)

Postimi i mëparshëm

Vendet nordike paralajmërojnë BE-në: Mos hiqni ndalimin për shpimet e naftës dhe gazit në Arktik

Postimi i rradhës

Familja ku “hanё” njëri-tjetrin, jo mё miliardat publike: Çfarë po ndodh te “perandoria” FINMAN?

Postimi i rradhës
Familja ku “hanё” njëri-tjetrin, jo mё miliardat publike: Çfarë po ndodh te “perandoria” FINMAN?

Familja ku “hanё” njëri-tjetrin, jo mё miliardat publike: Çfarë po ndodh te “perandoria” FINMAN?

  • Më të fundit
Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

29 Maj, 2026
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

29 Maj, 2026
A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

29 Maj, 2026
Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

29 Maj, 2026

Postimet e fundit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

29 Maj, 2026
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

29 Maj, 2026
A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

A po e “vret” Brukseli konkurrencën e lirë në Shqipëri?

29 Maj, 2026
Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

Çfarë tregojnë 50 vite studime për lumturinë e prindërve qё rrisin fёmijё vetëm

29 Maj, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Sekreti mesdhetar për ta mbajtur shtëpinë të freskët gjatë valëve të të nxehtit

29 Maj, 2026
NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

NATO: “Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë”

29 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.