• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Opinion

Pensioni që nuk mjafton, shteti që nuk e mbron

29 Korrik, 2026
në Opinion
A A
Pensioni që nuk mjafton, shteti që nuk e mbron
5
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shtetet e Bashkuara, Michael Flynn, gjeneral-lejtnant në pension dhe ish-këshilltar për sigurinë kombëtare, paditi qeverinë federale sepse Ushtria i kishte mbajtur rreth 38 mijë dollarë nga pagesat e pensionit, pa i garantuar më parë, sipas pretendimit të tij, njoftim të rregullt dhe mundësi për t’u mbrojtur. Çështja përfundoi me marrëveshje dhe shteti pranoi ta kompensonte, pavarësisht historisë politike të Flynn-it, polemikave që e shoqërojnë dhe debatit nëse paratë i ishin mbajtur me të drejtë apo jo. Gjykata pa një qytetar përballë administratës dhe pranoi se pretendimi për cenimin e procesit të rregullt duhej marrë seriozisht.

Në Shqipëri, pensionisti nuk ka nevojë të “përplaset” me ushtrinë apo me një institucion të fuqishëm federal që t’i rrezikohen paratë. Ato mund të humbasin gjatë rrugës nga shteti deri te sporteli ku duhet t’i marrë.

Rasti i fundit në filialin e Postës Shqiptare në Durrës e tregoi këtë në mënyrën më të rëndë. Ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana u arrestuan, pasi dyshohen se gjatë muajve prill dhe maj 2026 përvetësuan 69 milionë lekë të rinj, të destinuara për pensionet dhe ndihmat sociale të qytetarëve në Shijak dhe Krujë. Gjykata la në burg ish-drejtoreshën, ndërsa për dy punonjëset e tjera caktoi masën “arrest në shtëpi”; hetimet vijojnë edhe për persona të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Nuk bëhet fjalë thjesht për një vjedhje në arkën e një institucioni. Janë prekur para që u përkasin njerëzve me më pak mundësi për të mbrojtur veten, pensionistëve dhe familjeve që jetojnë me ndihmë sociale, për të cilët edhe vonesa e një pagese mund të thotë ilaçe të pablera, faturë energjie të papaguar apo ushqime të marra me listë. Për shumë prej tyre pensioni nuk është një e ardhur që plotëson jetesën, por e vetmja e ardhur që duhet të mbulojë gjithçka.

Qeveria deklaronte se në fund të vitit 2025 pensioni mesatar urban me vite të plota pune ishte 27 350 lekë, ai urban i pjesshëm rreth 15 850 lekë, ndërsa pensioni rural 11 500 lekë. Nga janari 2026 u shtuan përkatësisht 1 800, 800 dhe 1 000 lekë në muaj, por edhe pas kësaj ndërhyrjeje shumat mbeten larg kostos sё pёrditshme të jetesës, sidomos për një të moshuar që paguan ilaçe, energji, ujë, ushqim dhe shpesh ndihmon edhe familjen e papunë.

Mbi këtë varfëri të përditshme, shteti vazhdon të vendosë nga një bonus herë pas here dhe ta paraqesë si kujdes të madh social. Në qershor u miratua një tjetër shpërblim prej 5 mijë lekësh, ndërsa administrimi dhe pagesa iu ngarkuan sërish Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Postës Shqiptare dhe bankave. Vetëm pak ditë më pas, publiku mësoi se pikërisht brenda një filiali të Postës dyshohej se ishin zhdukur qindra milionë lekë të destinuara për pensione dhe ndihma sociale.

Kjo ngjarje nuk mund të mbyllet vetëm me arrestimin e tri punonjëseve. Një shumë e tillë nuk zhduket për dy muaj pa lënë gjurmë në rakordime, raportime, lëvizje fondesh dhe kontrolle të brendshme. Posta thotë se parregullsitë u zbuluan nga mekanizmat e saj të kontrollit, por një sistem serioz nuk duhet të reagojë vetëm pasi mungesa ka arritur në 69 milionë lekë. Duhet të shpjegojë si u krijua hapësira, kush kishte detyrimin ta kontrollonte dhe përse alarmi nuk u ngrit më herët.

Pensioni nuk është dhuratë që qeveria ia çon të moshuarit përmes postierit dhe as një favor që mund të shoqërohet me fotografi e falënderime politike. Është e drejtë e fituar nga puna dhe kontributet e një jete, ndaj shteti ka detyrimin jo vetëm ta llogarisë drejt, por ta ruajë deri në qindarkën e fundit dhe ta çojë në kohë te njeriu që i takon.

Në Amerikë u hap një proces i tërë sepse një gjeneral pretendoi se shteti i kishte prekur pensionin pa i dhënë mundësinë të dëgjohej. Në Shqipëri, të moshuarit marrin një pension me të cilin mezi mbijetojnë dhe tani mësojnë se edhe ai mund të përvetësohet brenda institucionit që duhet t’ua dorëzojë.

Arrestimet mund të ndëshkojnë personat që do të shpallen fajtorë, por nuk mjaftojnë për të rikthyer besimin. Shteti duhet të tregojë se ku ishin kontrollet, kush nuk veproi, si do të rikuperohen paratë dhe çfarë do të ndryshojë që pensionisti të mos presë me ankth nëse pensioni i tij ka mbërritur apo është zhdukur në ndonjë zyrë gjatë rrugës.

Në një vend ku pensioni nuk mjafton për të jetuar, vjedhja e tij nuk është thjesht krim financiar. Është t’i marrësh një të moshuari atë pak dinjitet që i ka mbetur.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

SHBA dhe Arabia Saudite bombardojnë objektivat e një grupi proiranian në Irak, 20 të vrarë

  • Më të fundit
Pensioni që nuk mjafton, shteti që nuk e mbron

Pensioni që nuk mjafton, shteti që nuk e mbron

29 Korrik, 2026
SHBA dhe Arabia Saudite bombardojnë objektivat e një grupi proiranian në Irak, 20 të vrarë

SHBA dhe Arabia Saudite bombardojnë objektivat e një grupi proiranian në Irak, 20 të vrarë

29 Korrik, 2026
Operacioni sekret me të cilin SHBA rekrutoi mbi 1.600 shkencëtarë nazistë pas Luftës së Dytë Botërore

Operacioni sekret me të cilin SHBA rekrutoi mbi 1.600 shkencëtarë nazistë pas Luftës së Dytë Botërore

29 Korrik, 2026
Konfirmohet zyrtarisht: Ermal Beqiri arrestohet në Francë

Konfirmohet zyrtarisht: Ermal Beqiri arrestohet në Francë

29 Korrik, 2026

Postimet e fundit

Pensioni që nuk mjafton, shteti që nuk e mbron

Pensioni që nuk mjafton, shteti që nuk e mbron

29 Korrik, 2026
SHBA dhe Arabia Saudite bombardojnë objektivat e një grupi proiranian në Irak, 20 të vrarë

SHBA dhe Arabia Saudite bombardojnë objektivat e një grupi proiranian në Irak, 20 të vrarë

29 Korrik, 2026
Operacioni sekret me të cilin SHBA rekrutoi mbi 1.600 shkencëtarë nazistë pas Luftës së Dytë Botërore

Operacioni sekret me të cilin SHBA rekrutoi mbi 1.600 shkencëtarë nazistë pas Luftës së Dytë Botërore

29 Korrik, 2026
Konfirmohet zyrtarisht: Ermal Beqiri arrestohet në Francë

Konfirmohet zyrtarisht: Ermal Beqiri arrestohet në Francë

29 Korrik, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Pensioni që nuk mjafton, shteti që nuk e mbron

Pensioni që nuk mjafton, shteti që nuk e mbron

29 Korrik, 2026
SHBA dhe Arabia Saudite bombardojnë objektivat e një grupi proiranian në Irak, 20 të vrarë

SHBA dhe Arabia Saudite bombardojnë objektivat e një grupi proiranian në Irak, 20 të vrarë

29 Korrik, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.