• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Opinion

Reflektim nga Serbia: Kryeministri bëhet gati të dalë në protestë…

17 Korrik, 2026
në Opinion
A A
Reflektim nga Serbia: Kryeministri bëhet gati të dalë në protestë…
2
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ka deklarata politike që konsumohen brenda ditës. Ka të tjera që mbeten, sepse zbulojnë mënyrën se si pushteti e sheh realitetin. Intervista e Kryeministrit Edi Rama për Euronews Serbia i përket kategorisë së dytë.

Sipas tij, shqiptarët nuk protestojnë sepse janë të varfër, të papërfaqësuar, të lodhur nga korrupsioni, nga mungesa e llogaridhënies apo nga perceptimi i padrejtësisë. Ata protestojnë sepse “jetojnë më mirë”. Protesta, sipas kësaj logjike, nuk është simptomë e krizës, por faturë e suksesit të qeverisë.

Retorikë e çartur, apo Kryeministri mendon se çfarë thotë në Serbi, nuk e dëgjojnë në Shqipëri?

Në çdo demokraci funksionale ekziston një rregull i pashkruar: protestat shpërthejnë kur krijohet një hendek midis asaj që qytetarët presin dhe asaj që pushteti ofron. Ky hendek mund të krijohet nga varfëria, nga korrupsioni, nga padrejtësia, nga arroganca politike ose nga kombinimi i të gjithave.

Historia nuk e njeh akoma rastin kur protesta bëhet se qytetarët ndjehen të kënaqur.

Nëse logjika e Kryeministrit do të ishte universale, atëherë Franca ku ai shkon shpesh, do të ishte vendi më i kënaqur në botë, sepse proteston shpesh. Në të kundërt, regjimet ku nuk protestohet fare do të duhej të konsideroheshin modelet më të pasuksesshme të demokracisë. Por historia e shekullit XX na mëson krejt të kundërtën.

Protesta është oksigjeni i demokracisë. Ajo nuk dëshmon domosdoshmërisht mirëqenie; dëshmon ekzistencën e një konflikti midis qytetarit dhe pushtetit.

Por deklarata e Kryeministrit Rama ngre një pyetje shumë më të madhe:

Kush jeton më mirë? Shqiptarët apo klasa politike?

Nëse qeveria pretendon se standardi i jetesës është rritur aq shumë sa protestat janë bërë luks, atëherë është e drejtë të kërkohet transparencë e plotë mbi standardin e jetesës së vetë qeverisë.

Sa është pasuria e vёrtetё e Kryeministrit? Sa është pasuria e vёrtetё e ministrave? Sa është pasuria e vёrtetё e deputetëve të Partisë Socialiste? Sa prej tyre kanë parë pasuritë e tyre të shumëfishohen gjatë ushtrimit të pushtetit? Sa kompani përfitojnë nga kontratat publike dhe kush janë pronarët përfitues? Sa prej tyre kanë lidhje direkte ose indirekte me njerëz të afërt me pushtetin?

Në një demokraci, këto nuk janë pyetje opozitare. Janë pyetje kushtetuese.

Pikërisht për këtë arsye, raportet ndërkombëtare kanë insistuar vazhdimisht mbi nevojën për transparencë të pasurisë, konfliktit të interesit dhe financimit politik në Shqipëri.

Në debatin publik shqiptar është përmendur shpesh edhe një raport i misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it, sipas të cilit janë ngritur shqetësime dhe pretendime publike mbi pasurinë dhe burimet financiare të elitës politike. Këto pretendime kanë qarkulluar gjerësisht në diskursin politik dhe mediatik.

Pikërisht për këtë arsye, mënyra e vetme për t’i mbyllur njëherë e mirë është transparenca e plotë institucionale, e verifikueshme dhe e auditueshme. Në mungesë të saj, çdo deklaratë për “sukses” mbetet politikë, jo provë.

Nëse qytetarët jetojnë më mirë, atëherë duhen parë treguesit.

Pse Shqipëria vazhdon të humbasë popullsi në ritmet më të larta në Evropë?

Pse emigracioni mbetet zgjedhja e mijëra të rinjve?

Pse bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtore?

Pse pensionistët vazhdojnë të renditen ndër grupet më të ekspozuara ndaj varfërisë? Pse raportet ndërkombëtare vazhdojnë të evidentojnë korrupsionin si një nga pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik?

Pse perceptimi publik mbi drejtësinë nuk ecën paralelisht me retorikën e reformës?

Nëse të gjitha këto janë pasoja të suksesit, atëherë vetë koncepti i suksesit ka nevojë për një përkufizim të ri.

Edhe metafora e “flamingove”, e përdorur për të relativizuar motivet e protestës, meriton vëmendje.

Historia politike na mëson se asnjë protestë nuk fillon dhe nuk vazhdon për javë të tëra vetëm për një simbol, qoftë ky luan, tigër apo shqiponjë. Simbolet janë shkëndija; zemërimi kolektiv është karburanti. Kur qeveria e redukton protestën në një episod apo në një objekt të vetëm, ajo rrezikon të mos shohë arsyen e vërtetë që e mban protestën gjallë.

Në këtë pikë, deklarata e Edi Ramës “kap” paradoksalen.

Ai pranon se njerëzit “kanë të drejtë” të kërkojnë më shumë. Ai pranon se “mund të jetë shumë më mirë”. Por njëkohësisht refuzon të pranojë se vetë qeverisja mund të jetë pjesë e problemit.

Është një mënyrë si ajo e strucit, për të pranuar simptomën dhe për të mohuar diagnozën.

E në fund mbeten tre pyetjet e thjeshta:

Nëse shqiptarët jetojnë sot më mirë se kurrë, pse vazhdojnë të largohen?

Nëse qeverisja ka qenë kaq e suksesshme, pse mosbesimi ndaj institucioneve mbetet kaq i lartë?

Dhe, nëse protestat janë çmimi i suksesit, pse pushteti përpiqet kaq shumë t’i minimizojë ato?

Kur Kryeministri thotë “njerëzit “kanë të drejtë” të kërkojnë më shumë”, a mos vallë ai po bëhet gati t’i bashkohet protestës?!

Nëse kryeministri nuk po bën propagandë, ai duhet të dalë në bulevard, bashkë me të “palumturit nga mirëqënia” – qytetarët e tij.

Nëse jo, ai do vazhdojë të ngujohet në paradoksin e tij, ndërkohë që propaganda u thotë qytetarëve se po jetojnë më mirë, por realiteti i tyre u flet ndryshe.

Intervista e plotë e Ramës për Euronews Serbia:

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Christopher Nolan sfidoi detin, akullin dhe shkretëtirën për “Odisean”: Si u xhirua filmi më i vështirë i karrierës së tij

Postimi i rradhës

Anglia ndalon pijet energjike për fëmijët nën 16 vjeç

Postimi i rradhës
Anglia ndalon pijet energjike për fëmijët nën 16 vjeç

Anglia ndalon pijet energjike për fëmijët nën 16 vjeç

  • Më të fundit
Anglia ndalon pijet energjike për fëmijët nën 16 vjeç

Anglia ndalon pijet energjike për fëmijët nën 16 vjeç

17 Korrik, 2026
Reflektim nga Serbia: Kryeministri bëhet gati të dalë në protestë…

Reflektim nga Serbia: Kryeministri bëhet gati të dalë në protestë…

17 Korrik, 2026
Christopher Nolan sfidoi detin, akullin dhe shkretëtirën për “Odisean”: Si u xhirua filmi më i vështirë i karrierës së tij

Christopher Nolan sfidoi detin, akullin dhe shkretëtirën për “Odisean”: Si u xhirua filmi më i vështirë i karrierës së tij

17 Korrik, 2026
Peter Magyar në Hungari themelon “Agjencinë për Rikthimin e Pasurive të Fituara në Mënyrë të Paligjshme” / A duhet të bëhet “nesër” kjo edhe në Shqipëri?

Peter Magyar në Hungari themelon “Agjencinë për Rikthimin e Pasurive të Fituara në Mënyrë të Paligjshme” / A duhet të bëhet “nesër” kjo edhe në Shqipëri?

17 Korrik, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Anglia ndalon pijet energjike për fëmijët nën 16 vjeç

Anglia ndalon pijet energjike për fëmijët nën 16 vjeç

17 Korrik, 2026
Reflektim nga Serbia: Kryeministri bëhet gati të dalë në protestë…

Reflektim nga Serbia: Kryeministri bëhet gati të dalë në protestë…

17 Korrik, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.