• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Shënim

Regjizori i Misseve shtypi me makinë një fëmijë. Ai është i pafajshëm!

25 Maj, 2026
në Shënim
A A
Regjizori i Misseve shtypi me makinë një fëmijë. Ai është i pafajshëm!
43
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Petri Bozo është shoferi i aksidentit tragjik që përfundoi me vdekjen e një fëmije 7-vjeçar, sot në mëngjes në Mengël të Elbasanit. “Babai” i konkurseve të bukurisë për mëse 30 vjet, Petri në moshën 61-vjeçare udhëtonte si një mesoburrë i suksesshëm, me një status të lakmuar shoqëror, i martuar dhe baba i dy fëmijëve të rritur.

Inxhinierja e njohur dhe ish-deputetja socialiste për vitet 2021-2025, Luljeta Bozo, nuk do të merrte lajm më të keq në mëngjesin e sotëm sesa ai kur i thanë: “Petri, ka shtypur një fëmijë me makinë…!”.

Luljeta në moshën 84-vjeçare, me një karrierë të qetë por të shkëlqyer, jeton ditët e moshës së tretë, me pensionin e saj të majmë, krahasuar me një pensionist të zakonshëm.

Për Petrin si njeri, prind, bashkëshort është për të ardhur vërtet keq. Shpirti i tij e di se në ç’rrugë pa kthim është nisur.

Për Luljetën si nënë, si grua, si gjyshe, keqardhja është akoma më e madhe. Ditët e saj të pleqërisë së qetë morën fund. Bota i është përmbysur, bashkë me atë të djalit të saj.

Për Bozot, nënë dhe bir, me ofiqet e dy karrierave që lundruan nëpër “detrat” e çdo pushteti, nuk mund të ketë empati; të dy janë “varrёmihësit” e ngjarjes së sotme.

Aksidenti

Aksi rrugor “Elbasan-Librazhd”, që lidh Tiranën me juglindjen, kalon në fshatin Mengël. Në një buzë rruge të tij, vetëm 3 metra nga asfalti i rrugës nacionale, gjendet dera e shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”. Një shkollë ku shkojnë çdo ditë qindra fëmijë të zonës përreth.

Pak minuta para orës 8 të mëngjesit, shoferi Petri Bozo udhëtonte në kahun nga Tirana në drejtim të Korçës, i vetëm. Një vogëlush 7-vjeçar me nënën e tij në krah po shkonte në shkollë, në të njëjtin drejtim ku ecte makina e tij. Në një fraksion kohe, fëmija merret para nga automjeti dhe përfundon nën të.

Është i paqartë momenti i aksidentit, edhe pse një patrullë policie raportohet se ishte jo më larg se 300 metra. Nëse fëmija u shkëput nga duart e nënës dhe vrapoi duke dalë në rrugën e makinës; apo nëse shoferi ishte me shpejtësi relativisht të madhe dhe nuk arriti të ndalojë në kohë kur fëmija po kalonte nga një krah i rrugës për në tjetrin ku ishte shkolla e tij.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes tregojnë se fëmija i shpëtoi nënës nga dora dhe kaloi rrugën me vrap, duke u përplasur nga automjeti që drejtohej nga Petri Bozo. Sipas tyre, makina ka qenë duke lëvizur me shpejtësi.

Një burrë nga zona deklaroi në media: “E nxorën fëmijën nga poshtë makinës me shumë kujdes, kurse ai shoferi thoshte: ‘Unë jam në rrugë nacionale. Kam të drejtën time. Kam qenë me 10 km/orë’”.

Një grua tjetër dëshmoi: “E kanë parë që ishte me shpejtësi të madhe, sapo është shkëputur nga postblloku i policisë. Erdhën gjithë burrat nga lokali, e ngritën makinën që nxorën fëmijën… ishte bërë fëmija gjak nga goja, gjak nga koka. Thirrën ambulancën, nuk erdhi ambulanca. E morën me makinë të rastit e çuan në spital. Ka ardhur ambulanca pas çerek ore, nga momenti që fëmija u nis në spital.”

Të gjithë banorët e zonës treguan për gazetarët se rruga në atë pjesë të saj ishte shumë e rrezikshme dhe kishin ndodhur me dhjetëra aksidente, por askush nuk vinte dorë.

Policia, nga ana e saj, doli me komunikatën e zakonshme ku Petri Bozo identifikohej si i dyshuari me inicialet P.B. “Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, përfundonte ajo.

Pishina me peshkaqenë

Në dosjen “AKSHI”, një dëshmitare i rrëfeu SPAK se asaj i ishte thënë në një takim, që kishte “hyrë në një pishinë peshkaqenësh” për pjesëmarrjen e saj në tenderat publikë.

Pishina me peshkaqenë u fut në memorien publike si vendi ku të hanin, në mos një herë, herën tjetër, peshkaqenët e lëshuar nga pronari i pishinës: pushteti.

Jo vetëm rruga që kalon në fshatin Mengël, por të gjitha rrugët që përshkruajnë Shqipërinë cep më cep, janë “pishina” të mbushura me shoferë apo makina “peshkaqenë” të çdo lloji, nga ata më tё egrit deri tek ata më të mëdhenjtë.

Çdokujt në rrugët e Shqipërisë mund t’i ndodhë nga çasti në çast versioni “doli papritur, u hodh te rrotat e makinës”. Ndodh edhe në “superstradat”, ashtu si në rrugicat e lagjeve, ndodh në rrugët nacionale, porsi në labirinthet rurale.

Shumica prej shqiptarëve me patentë “Made in Albania” e shkulin tabelën “lejohet 40 km/orë” sapo kalojnë me “sukses” një postbllok policie. Thuajse të gjithë nuk i respektojnë tabelat sinjalizuese, si ato kufizuese edhe ato ndaluese. Tabelat, nga ana e tyre, janë vendosur për të munduar “peshkaqenët” deri në padurim.

Asnjë i huaj nuk vozit i qetë apo rehat në rrugët tona të mbushura me “peshkaqenë” që ne i quajmë shoferë. Shumë prej tyre refuzojnë të guidojnë mjetet e tyre në Shqipëri.

Edukata jonë automobilistike është si edukata morale që e shohim në komunikimin ndërqytetar dhe ndërfshatar nga mbrëmja në mbrëmjen tjetër bashkë me mëngjesin.

Edukata jonë automobilistike është si edukata demokratike dhe ajo politike. Nuk ekziston. Të gjitha “edukatat” kërkojnë gjak nëpër pishinat me peshkaqenë.

Për këtë shkak, “peshkaqeni” Petri Bozo është i pafajshëm. Ai është një ndër ne! Ai gjeti të kafshojë një fëmijë të pafajshëm në mëngjes dhe, për këtë, ai do dënohet.

Në fillim do përpiqet të pendohet, me kalimin e kohës, ngjarja, Petri dhe dënimi do harrohen. Sepse jeta shqiptare është e mbushur me kafshime peshkaqenësh.

Engjëjt dhe djajtë

Fëmija i Elbasanit, si ata të Durrësit, si shumë fëmijë që fatkeqësisht “kafshohen” çdo ditë nga “peshkaqenët” e rritur nëpër rrugë e kudo nëpër Shqipëri, nuk kanë asnjë faj. Ata shkojnë lart në qiell për të parë se si askush nuk përpiqet të ndërpresë këtë masakër në “pishinën” e madhe Shqipëri.

Në vitin 2018, mediat raportuan se banorët e zonës së Mengëlit dhe rrethinave bllokuan rrugën aty ku sot ndodhi aksidenti fatal, sepse kërkonin që shkolla e fëmijëve të tyre “Sulejman Rranci” të mos mbyllej, siç kishte planizuar qeveria. Banorët në atë kohë i bënë thirrje deputetit qeveritar të zonës, Taulant Balla. Shkolla u rihap, bashkë me “pishinën” vetëm disa metra larg oborrit të saj.

Asnjë masë nuk u mor për sigurinë rrugore aty pranë. Asnjë semafor këmbësori nuk u vendos për engjëjt e “Sulejman Rrancit” në Mengël, ashtu si ai që është vendosur për ata te “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Asnjë sinjalistikë serioze kufizuese për të ruajtur jetën e tyre, por dhe atë të prindërve që i marrin dhe sjellin me sakrifica për në shkollë.

Tragjedia e sotme ka fajtorët e saj.

Deputetja Bozo harroi dhe i shërbeu politikës së “djajve” me figurën dhe votën e saj. Ajo nuk foli kur e dinte se rrugët e Shqipërisë janë një pishinë me peshkaqenë gati për të kafshuar engjëj. Dhe kjo nuk është harresë karrexhatash, kjo është harresë djajsh!

Shoferi Bozo është aq i pafajshëm sa të gjithë shoferët shqiptarë. Ata nuk duan të vrasin fëmijë, por rregullat për t’i rritur ata jashtë pishinës së “gjakut” i kanë vrarë.

Argëtuesi i pushtetit Bozo harroi se spektaklet e shëmtuara të bukurisë janë vetëm një makiazh, trukim i ditëve të zymta të shqiptarëve dhe gënjeshtër për vajzat e varfra të shkollave pa “semafor”. Dhe kjo nuk është harresë e vogël artistike, kjo është harresë djajsh.

Ata banorë që bllokuan dhe zhbllokuan rrugën në vitin 2018, harruan se lejuan hapjen e dyerve të parajsës për fëmijët e tyre. U kënaqën me shkollën, por harruan “pishinën me peshkaqenë”.

Ndaj sot, u prezantuam me një të fajshëm që është engjëll dhe një të pafajshëm që të gjithë e tregojnë me gisht – si djall!

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

“Ringjallja e Krishtit” shtyhet, publikohet fotoja e parë e Jezusit të ri në filmin e Mel Gibson

  • Më të fundit
Regjizori i Misseve shtypi me makinë një fëmijë. Ai është i pafajshëm!

Regjizori i Misseve shtypi me makinë një fëmijë. Ai është i pafajshëm!

25 Maj, 2026
“Ringjallja e Krishtit” shtyhet, publikohet fotoja e parë e Jezusit të ri në filmin e Mel Gibson

“Ringjallja e Krishtit” shtyhet, publikohet fotoja e parë e Jezusit të ri në filmin e Mel Gibson

25 Maj, 2026
Suedia me plan urgjent për lindjet: Dyfishohen procedurat IVF falas

Suedia me plan urgjent për lindjet: Dyfishohen procedurat IVF falas

25 Maj, 2026
Gaz lotsjellës me ujë për opozitën? Policia hap tender 50 milionë lekë për “neutralizimin” e turmave

Gaz lotsjellës me ujë për opozitën? Policia hap tender 50 milionë lekë për “neutralizimin” e turmave

25 Maj, 2026

Postimet e fundit

Regjizori i Misseve shtypi me makinë një fëmijë. Ai është i pafajshëm!

Regjizori i Misseve shtypi me makinë një fëmijë. Ai është i pafajshëm!

25 Maj, 2026
“Ringjallja e Krishtit” shtyhet, publikohet fotoja e parë e Jezusit të ri në filmin e Mel Gibson

“Ringjallja e Krishtit” shtyhet, publikohet fotoja e parë e Jezusit të ri në filmin e Mel Gibson

25 Maj, 2026
Suedia me plan urgjent për lindjet: Dyfishohen procedurat IVF falas

Suedia me plan urgjent për lindjet: Dyfishohen procedurat IVF falas

25 Maj, 2026
Gaz lotsjellës me ujë për opozitën? Policia hap tender 50 milionë lekë për “neutralizimin” e turmave

Gaz lotsjellës me ujë për opozitën? Policia hap tender 50 milionë lekë për “neutralizimin” e turmave

25 Maj, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Regjizori i Misseve shtypi me makinë një fëmijë. Ai është i pafajshëm!

Regjizori i Misseve shtypi me makinë një fëmijë. Ai është i pafajshëm!

25 Maj, 2026
“Ringjallja e Krishtit” shtyhet, publikohet fotoja e parë e Jezusit të ri në filmin e Mel Gibson

“Ringjallja e Krishtit” shtyhet, publikohet fotoja e parë e Jezusit të ri në filmin e Mel Gibson

25 Maj, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.