• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Ekonomi-Biznes

24 orë punë në ditë, 72 orë në ditë taksa, 94 orë në ditë propagandë – kronikë nga ekonomia që sfidon kohën

26 Prill, 2026
në Ekonomi-Biznes, Politikë
A A
24 orë punë në ditë, 72 orë në ditë taksa, 94 orë në ditë propagandë – kronikë nga ekonomia që sfidon kohën
6
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një avokat australian është paditur pasi ka arritur të bëjë atë që deri më sot konsiderohej e pamundur: të punojë më shumë orë sesa ka një ditë.

Keith Redenbach, drejtues i firmës Redenbach Legal në Sydney, i ka faturuar Këshillit Bashkiak të Broken Hill rreth 10 milionë dollarë australianë (afërsisht 6.9 milionë dollarë amerikanë), për shërbime ligjore në një mosmarrëveshje me një kompani arkitekture. Ajo që e çoi çështjen në gjykatë nuk ishte vetëm shuma, por mënyra se si ishte ndërtuar ajo.

Sipas faturimeve të paraqitura:

  • më 19 shtator 2019 ai kishte punuar 34.5 orë në një ditë,
  • më 6 dhjetor 2018 kishte punuar 31.12 orë,
  • më 18 prill 2019 kishte arritur në 25.5 orë pune.

Këshilli Bashkiak e paditi në Gjykatёn e Lartё tё New South Wales për mbifaturim të ekzagjeruar. Redenbach i mohoi akuzat, duke këmbëngulur se raportimet e tij ishin të sakta. Ai i shpjegoi “ditët e gjata” me diferencat e zonave kohore ndërkombëtare, përdorimin e një sistemi faturimi me bazë në SHBA dhe disa gabime administrative.

Për datën më të diskutuar, 19 shtatorin 2019, ai deklaroi se kishte punuar nga shtëpia ndërsa rikuperohej nga një operacion. Sipas tij, kishte qenë në shtrat, duke punuar ndërkohë që në shtëpi i sillnin materiale. Madje, periudha përkonte edhe me një moment personal të vështirë, pasi i kishte ngordhur qeni.

Gjykata nuk u bind. Gjyqtarja Elisabeth Peden e cilësoi si një dëshmitar “thellësisht jo bindës”, duke theksuar se kishte dhënë prova që ajo i konsideronte të pavërteta. Vendimi u dha në favor të Këshillit Bashkiak, duke i hapur rrugë dëmshpërblimit ndaj institucionit publik.

Në një realitet normal, rasti do të mbyllej këtu: një përpjekje e dështuar për të zgjatur kohën dhe për të rritur faturën, e rrëzuar nga një gjykatë që vendos kufij mes absurdit dhe faktit.

Por historia merr një kuptim tjetër kur lexohet nga këtu.

Sepse në Shqipëri, raporti mes kohës dhe detyrimeve ndaj shtetit nuk matet gjithmonë me të njëjtën logjikë. Prej kohësh, kemi kaluar nga aritmetika e zakonshme në një version më fleksibël të saj, ku orët nuk janë më njësi fikse, por kategori të interpretueshme.

Në këtë llogari të re, shteti punon pa ndërprerje për qytetarin, qytetari supozohet të prodhojë më shumë sesa koha reale i lejon, ndërsa barra fiskale ndërtohet mbi një realitet që ekziston më shumë në letër sesa në jetën e përditshme. Shifrat zgjerohen, përkufizimet zgjaten dhe koha fillon të marrë një kuptim të ri.

Justifikimet e Redenbach – zonat kohore, sistemet e faturimit, gabimet administrative – tingëllojnë çuditërisht të njohura. Janë të njëjtat mekanizma që përdoren shpesh edhe në gjuhën e politikave publike, vetëm se me emra më të sofistikuar: reforma, digjitalizim, rritje kapacitetesh.

Dallimi qëndron te reagimi. Në Australi, një gjykatë vendos një vijë të qartë dhe e ndan pretendimin nga realiteti. Në Shqipëri, kjo vijë është më e paqartë. Qytetari mbetet dëshmitari i përhershëm i kësaj aritmetike, dhe asnjёherё nuk del dikush ta rrёzojё atё.

Në fund, rasti i një avokati që pretendon të ketë punuar 34.5 orë në një ditë duket më pak si një anomali dhe më shumë si një pasqyrë. Jo sepse është i zakonshëm, por sepse ideja që qëndron pas tij – zgjerimi i realitetit për të justifikuar një faturë – nuk është aspak e panjohur.

Dhe kështu, ndërsa një gjykatë në Australi vendos kufij të qartë për kohën, tek ne ora nuk mat sa jetojmë, por sa na llogaritet për t’u taksuar.

Postimi i mëparshëm

Të shtënat në hotelin ku ndodhej Trump: Presidenti evakuohet, një i armatosur në pranga

  • Më të fundit
24 orë punë në ditë, 72 orë në ditë taksa, 94 orë në ditë propagandë – kronikë nga ekonomia që sfidon kohën

24 orë punë në ditë, 72 orë në ditë taksa, 94 orë në ditë propagandë – kronikë nga ekonomia që sfidon kohën

26 Prill, 2026
Të shtënat në hotelin ku ndodhej Trump: Presidenti evakuohet, një i armatosur në pranga

Të shtënat në hotelin ku ndodhej Trump: Presidenti evakuohet, një i armatosur në pranga

26 Prill, 2026
Fundi i epokës Orbán: Lë parlamentin pas humbjes historike, Hungaria hyn në një kapitull të ri

Fundi i epokës Orbán: Lë parlamentin pas humbjes historike, Hungaria hyn në një kapitull të ri

26 Prill, 2026
“Turp” dhe jo zëvendësime: Italia refuzon idenë për të marrë vendin e Iranit në Botëror

“Turp” dhe jo zëvendësime: Italia refuzon idenë për të marrë vendin e Iranit në Botëror

26 Prill, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

24 orë punë në ditë, 72 orë në ditë taksa, 94 orë në ditë propagandë – kronikë nga ekonomia që sfidon kohën

24 orë punë në ditë, 72 orë në ditë taksa, 94 orë në ditë propagandë – kronikë nga ekonomia që sfidon kohën

26 Prill, 2026
Të shtënat në hotelin ku ndodhej Trump: Presidenti evakuohet, një i armatosur në pranga

Të shtënat në hotelin ku ndodhej Trump: Presidenti evakuohet, një i armatosur në pranga

26 Prill, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.