• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Opinion

33 rekomandimet e Fatmir Xhafajt: një SPAK që raporton para politikës, jo një SPAK që heton politikën

16 Korrik, 2026
në Opinion
A A
33 rekomandimet e Fatmir Xhafajt: një SPAK që raporton para politikës, jo një SPAK që heton politikën

Desada Metaj

7
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Desada Metaj

Ndërkohë që situata politike në vend, prej muajsh është tashmë në një ferment intensiv, shkak dhe synim i së cilës është metoda e vjetër e të bërit politikë, kundër politikës së vjetër, pikërisht ajo, politika e vjetër, vazhdon e pashqetësuar, modusin e saj të kalcifikuar të të vepruarit. Ndoshta tani larg syrit të vëmendshëm të publikut, si një “ujk” që vetëm mjegull kërkon, ajo vazhdon të gërryejë edhe atë pak republikë dhe institucione që kanë mbetur nga trupi i bërë zhele prej babëzisë me pushtetin dhe eliminimin e çdo mundësie, qoftë edhe potenciale, që mund ta rrezikojë. E fundit në radhë është edhe ishulli i vetëm i drejtësisë, SPAK.

Nëse çdo pasdite, protesta e qytetarëve kërkon një “Shqipëri të re”, apo edhe “burg” për të korruptuarit në PS dhe PD, çdo paradite, një komision i Kuvendit, i drejtuar nga Fatmir Xhafa, kujdeset me zellin e një burokrati hetues që vjen prej frymës së para 1990, të zhbëjë, tashmë me forcën e mandateve të Kuvendit, dhe të vendosë nën thundër edhe SPAK-un. I ndihmuar në këtë rast jo vetëm prej amullisë dhe jointeresit në këto kohë për punimet në Kuvend, por pse jo, edhe nga një apati publike së paku e drejtuesit aktual të SPAK. Ky i fundit, në daljen e përvitshme para Kuvendit, pavarësisht se u kujdes të përdorë fjali klishe, para deputetëve, në pamje të parë la përshtypjen e relaksimit të marrëdhënieve midis SPAK-ut dhe politikës. Në fakt, nuk duhet të jetë kështu, sepse nuk ka si të jetë kështu. Raporti midis tyre është ai ku SPAK kontrollon politikën (deputetë, ministra dhe kryeministra), dhe jo deputetë e qeveri të kontrollojnë e udhëzojnë punën e SPAK. Fatkeqësisht, përshtypja e lënë nga ky i fundit në raportimin para Kuvendit, është pikërisht kjo e dyta. Akoma më shumë e konfirmon këtë sjellje edhe përmbajtja e rezolutës që Kuvendi po përpiqet ta miratojë.

Janë plot 33 rekomandime që Xhafa ka përpiluar, me dinakërinë e një hetuesi të vjetër, që mes pasazhesh klishe, shpesh të vjedhura nga raporte ndërkombëtare, të infiltrojë edhe disa rekomandime që tejkalojnë vijat e kuqe të ndarjes së pushteteve, dhe krijimin e një raporti institucional, të një monitorimi pothuajse në kohë reale të punës së SPAK, dhe shndërrimin e këtij të fundit thjesht në një levë të zgjatur të Kuvendit, që si e tillë, ta ketë pothuajse të pamundur, ose të vetë-censurohet, nëse puna i shkon të godasë kastën politike. Nëse lexohen rekomandimet e Xhafës për Klodian Brahon, nuk i shpëton dot konkluzionit se tashmë shefi i ri i SPAK-ut është Fatmir Xhafaj. Kaq të imta, të shumta, të detajuara, shpesh të kota, por të afta të sugjestionojnë krijimin e një varësie psikologjike mes Xhafës dhe SPAK-ut. Që kjo të mos mbetet thjesht një konkluzion spekulativ apo edhe paranojak, le t’i hedhim një sy secilit prej rekomandimeve, një nga një. Janë plot 33, aq sa mosha e Krishtit — dhe nuk do të donim ta paralelizonim me fatin e therorit të parë, edhe pse dëshira e tradhtarit Xhafa është pikërisht kjo: të vrasë SPAK-un. 

Në rekomandimin 1, udhëzohet SPAK të finalizojë çështjet e hetuara përmes orientimit të burimeve njerëzore. Kjo është një ndërhyrje e pastër në punën e brendshme të SPAK. Xhafa shfaqet si drejtuesi i SPAK, i merakosur pse çështjet nuk finalizohen, dhe i kërkon “vartësit” Braho që të shpërndajë prokurorë e hetues në dosje, që të përshpejtohet puna. A thua se drejtuesi i SPAK nuk e di këtë mundësi? Veç kësaj, paragjykohet puna e prokurorëve të dosjeve konkrete, duke i etiketuar si përtacë në punën e tyre.

Në rekomandimin 2, udhëzohet SPAK të forcojë kapacitetet për hetime financiare dhe pasurore paralele, që të identifikohen pasuritë e krimit. Ndërkohë që kjo mundësi është në varësi të hetimeve dhe provave, dhe nuk bëhet me normë, siç dikur bënte prokurori Xhafaj në komunizëm.

Rekomandimi 3 udhëzon reduktimin e hendekut midis sekuestrimeve dhe konfiskimeve, përmes ndjekjes së plotë gjyqësore të masave pasurore dhe rritjes së cilësisë së provueshmërisë. Kjo është tamam situata ku Xhafa u thotë 20 prokurorëve të SPAK se janë të paaftë të hetojnë, se deri tani nuk kanë mbledhur prova cilësore, etj. A nuk është kjo detyrë e secilit prokuror, sipas parimit të pavarësisë së prokurorit të çështjes?

Në rekomandimin 4 udhëzohet që korrupsioni qeveritar të mos luftohet vetëm me përgjegjësi individuale, por edhe me konfiskime të pasurisë. Shumë dakord, po a nuk është kjo një çështje që duhet të rezultojë rast pas rasti, sipas hetimeve, dhe që nuk mund të bëhet me “urdhër peshku”, qoftë ky edhe një peshkaqen politik si Xhafa?

Rekomandimi 5 udhëzon rritjen e cilësisë së dosjeve të dërguara në gjykatë. Nënkuptohet që ish-prokurori Xhafaj gjykon se hetimet e SPAK deri tani janë me mangësi, jo cilësore, dhe se duhet më shumë thellim. Kësaj i thonë t’i marrësh në provim prokurorët e SPAK si studentë të vitit të parë të drejtësisë, nën presionin se mund të ngelen në klasë.

Rekomandimi 6 udhëzon të konsolidohen rezultatet e hetimit në çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë të gjitha hallkat e veprimtarisë kriminale. Tipikisht, qëndrim prej drejtuesi prokurorie, që udhëzon hetimin e çdo dosjeje të secilit prokuror dhe drejton edhe ku duhet të orientohen hetimet. Po pavarësia e prokurorit të çështjes ku humbi?

Rekomandimi 7 udhëzon SPAK të përmirësohet për të dhënat statistikore institucionale, sidomos për masat e sigurimit. Xhafaj kërkon që të dhënat për masat e sigurimit t’i ketë, pse jo, çdo mëngjes për mëngjes në dorë, madje siç i kërkon ai. Përse i duhen Xhafës këto statistika? Çfarë interesi të drejtëpërdrejtë ka Kuvendi për punën e SPAK?

Rekomandimi 8 shfaq fytyrën e vërtetë të Xhafës dhe të pushtetit. Udhëzon SPAK-un të zbusë dorën në aplikimin e masave të sigurisë (arrestit në burg), gjoja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Po a nuk vendosen masat e sigurimit nga gjykatat? Prokuroria duhet të jetë autonome, mundësisht ekstremisht agresive kundër fenomenit të korrupsionit qeveritar dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Ia kërkon Kushtetuta këtë qasje. Xhafa, me kompani, udhëzon të lihen mënjanë Kushtetuta dhe ligji, dhe t’i referohen qeverisë dhe Xhafës.

Rekomandimi 9 vazhdon me të njëjtën gjatësi vale. I kërkohet SPAK të nxjerrë nga paraburgimi të pandehurit, nga meraku i shkeljes së proporcionalitetit. Edhe këtu, kjo është kompetencë e gjykatave dhe jo e SPAK. Çdo i pandehur e ka mundësinë të shkojë në gjykatë për çdo ankesë. Ajo që shfaqet në këtë rekomandim është fakti se Xhafa, me kompani, tashmë vendosen në krah të të kriminelëve të dyshuar, si avokatë të tyre, duke aluduar për abuzim nga SPAK. E njëjta qasje edhe në rekomandimin 10, duke udhëzuar SPAK që të mos aplikojë burgimin si masë ndëshkimi, po masat e tjera alternative. Duket si rekomandim i studios së avokatisë “Xhafa and Co.” më shumë sesa rekomandim i interesit publik, për të ndëshkuar fenomenin kriminal dhe korruptiv të shokëve të Xhafës.

Rekomandimi 11 përsërit edhe njëherë merakun e Xhafës për të pasur statistika të hollësishme, mundësisht çdo vit, në muajin mars. Tipikisht, mendësia e mykur e hetuesve të vjetër të komunizmit, që i intereson të dijë se çfarë po bën SPAK, a po bëhet gati të sulmojë qeverinë apo krimin, dhe të marrë masa paraprakisht. Mundësisht të paralajmërojnë Xhafajn për këtë. Statistikat duhen, po i duhen punës së brendshme të SPAK. Llogaridhënia e SPAK bëhet së pari para gjykatave dhe jo para Xhafës, që mund t’i përpunojë statistikat e palexueshme për publikun, si mjet i rritjes së presionit ndaj SPAK, që ky i fundit të dekurajohet kur guxon të hetojë politikën e korruptuar.

Rekomandimin 12 duhet ta ketë nxjerrë nga skutat e thella të punës së tij të dikurshme në komunizëm, kur i kërkon SPAK “të bashkëpunojë” me agjencitë e tjera ligjzbatuese. Me fjalë të tjera, e konsideron SPAK si një agjenci administrative që duhet të lërë mënjanë ligjin dhe t’u nënshtrohet memorandumeve me agjencitë e ekzekutivit. Është pa drojë, mendësia që nuk njeh ndarjen e pushteteve. SPAK dhe drejtësia nuk bashkëpunojnë. Ai duhet të zbatojë kompetencat ligjore, pa iu nënshtruar mëshirës së agjencive të ekzekutivit. Këto të fundit janë objekt hetimi prej SPAK dhe jo partnerë në hetim. Nëse ndonjëra prej tyre nuk i përgjigjet kërkesave të SPAK për të dhëna, prova, dokumenta, rruga është një dhe e vetme: të procedohen penalisht për shpërdorim detyre.

Rekomandimi 13 udhëzon të plotësohen vendet në BKH. Sigurisht që nuk mund të ngelet jashtë kontrollit BKH. Po a ka pavarësi politike SPAK dhe BKH? Meraku i vetëm i Xhafës duhet të ishte nëse ka nevojë për burime të tjera njerëzore SPAK, dhe nëse po, t’i alokonte fondet përkatëse. Kaq, dhe asgjë më shumë. Pjesa tjetër është çështje e pavarësisë administrative të SPAK dhe jo interes i Xhafës që mesa duket e ka gati “ushtrinë” për të plotësuar gendet vakante në BKH.

Rekomandimi 14 udhëzon SPAK të reduktojë ngarkesën dhe të raportojë te Xhafa. Ndërkohë që një dosje evadohet vetëm kur hetimet përfundojnë, dhe hetimi nuk është çështje që bëhet me plan dhe normë, si në hetuesinë e Xhafës në komunizëm.

Rekomandimi 15 udhëzon të përdoret sistematikisht hetimi financiar për krimin e rëndë. E drejtë, po kush ka thënë se SPAK nuk e ka bërë? Dhe a ka thënë ndonjë fjalë Xhafa se, para 1 muaji, kur SPAK bëri hetime financiare për çështjen Zvërnec, teksa bllokoi llogaritë e transaksionit, i pari që e sulmoi ishte shefi i Xhafës, Rama? A nuk duhej rekomanduar që, kundër penguesit të hetimeve financiare, SPAK të fillonte hetime dhe procedime agresive? Këtë Xhafa nuk ka guxim ta thotë.

Rekomandimi 16 udhëzon SPAK që të rrisë bashkëpunimin me homologët ndërkombëtarë. Deri tani askush nuk ka thënë se SPAK ka mungesë besimi nga partnerët. Përkundrazi, ky është “maja e diamantit” e suksesit të SPAK. Xhafa e shkruan si udhëzim, thjesht për të mos lënë asnjë hapësirë të punës së SPAK pa e prekur, dhe kështu të krijojë raportin e varësisë hierarkike politikë–drejtësi.

Rekomandimi 17 udhëzon SPAK të bëjë publike raportet e monitorimit dhe auditimit, dhe strukturën e pagave në SPAK. E kujt i duhet, dhe pse i duhet kjo? Për të krijuar lëndë dhe hapësirë për ta sulmuar SPAK edhe për gjëra periferike? Ashtu siç Edi Rama bëri për pagat e gjyqtarëve? Apo për të gjetur se prokurimet në SPAK bëhen si prokurimet e qeverisë, dhe kështu ta paralelizojë me qeverinë e korruptuar?

Rekomandimi 18 udhëzon që sistemi elektronik i brendshëm i dosjeve të SPAK të jetë i aksesueshëm edhe për Xhafën. Kjo kujton përpjekjen e disa kohëve më parë, kur u tentua të hakerohej sistemi i SPAK, për të marrë të dhëna sensitive nga dosjet e SPAK. Çfarë interesi ka pikërisht Xhafa me këtë çështje, vallë? Pse i djeg miza nën kësulë? 

Rekomandimi 19 udhëzon forcimin e masave për ruajtjen fizike të personelit dhe pavarësinë funksionale nga kërcënimet. Po a nuk është detyrim i gardës, policisë së shtetit, SHISH-it dhe agjencive të tjera kjo kompetencë?

Rekomandimi 20 ka edhe një afat: brenda vitit 2026, të paraqesë në Kuvend (te Xhafaj domethënë) informacion mbi marrëdhënien midis SPAK dhe prokurorisë së zakonshme, lidhur me kalimin e dosjeve nga njëra tek tjetra. Dikush t’i thotë Xhafës se, në republikën e Kushtetutës dhe të ndarjes së kompetencave, kjo është çështje strikt procedurale dhe jo diskrecioni.

Rekomandimi 21 udhëzon SPAK t’i japë Xhafës të dhënat statistikore mbi punën e përditshme hetimore të SPAK: sa hetime ka, sa zgjasin hetimet, sa raste pafajësie ka, shkaqet e pafajësive, sa konfiskime dhe sa sekuestrime, si dhe “analizën e faktorëve që kanë ndikuar në procedimet që nuk kanë prodhuar rezultatet e pritshme”. As më shumë e as më pak, veçse i kërkohet SPAK që për çdo çështje konkrete të raportojë te “Shef Fatmiri”.

Rekomandimi 22 është edhe cinik, veç të tjerash. Udhëzohet SPAK që, bashkë me prokurorinë dhe KQZ-në, të përfundojnë analizën e problemeve të zgjedhjeve. Ndërkohë që bëhet fjalë për krim zgjedhor, sipas ODIHR-it, ku SPAK ka vetëm detyrimin të çojë sa më shpejt hetimet përpara. Këto analiza të përbashkëta nuk janë gjë tjetër veçse një kapak i rëndë mbi sarkofagun e krimit zgjedhor, meqë, po qe se ra faji, autorë të dyshuar janë qeveria dhe mazhoranca, ku bën pjesë Xhafa.

Rekomandimi 23 udhëzon SPAK që, bashkë me KLP-në, të kërkojë ndryshime në rregullat e zgjedhjes së Drejtorit të BKH-së. Në fakt, nuk ka asnjë nevojë për ndryshim rregullash. Problemin e shkaktojnë njerëzit, siç ishte rasti i ish-drejtueses Hajnaj, që si vartëse e tij dhe nën frymëzimin e politikanëve shqiptarë, nuk donte të shqitej nga karrigia e drejtorit, edhe pse rregullat ishin të qarta.

Rekomandimi 24 është tipikisht të zhytesh në hetimin e një dosjeje konkrete. Kërkohet transparencë dhe verifikueshmëri e procesit të marrjes në pyetje të dëshmitarëve. Në fakt, nuk duket si rekomandim prej Xhafës ky, sepse i pari që e ka elaboruar ka qenë Edi Rama, që në kulmin e hetimeve ndaj Ballukut, në mbledhjen e grupit parlamentar të tij, kuturisi të shprehej se pyetja e dëshmitarëve në SPAK duhet të bëhet edhe me regjistrim video. Kjo ide nuk ka dalë nga mendja e dikujt që sheh filma me avokatë në Netflix. Aludimi është i qartë: SPAK është represiv, persekutor, dhunon dëshmitarë dhe u merr atyre dëshmi nën presion. Ekzaktësisht ajo çka thonë avokatët e krimit dhe të korrupsionit qeveritar.

Rekomandimi 25 udhëzon SPAK të përmirësojë teknikat e hetimit lidhur me kriptomonedhat. Ironi e rëndë: një hetues komunizmi që udhëzon se si duhet të hetojnë prokurorët e SPAK në kohën e inteligjencës artificiale. Sa e besueshme mund të jetë një kujdes i tillë, në mos e shtyrë nga nevoja për ta delegjitimuar SPAK-un, si një institucion që vizatohet me shumë simptoma të drejtësisë së vjetër?

Rekomandimi 26 udhëzon SPAK të forcohet lidhur me identifikimin dhe konfiskimin e aseteve me origjinë kriminale jashtë vendit. Domethënë, hedh dyshime se SPAK nuk ka bërë punën si duhet për pasuritë kriminale që ndodhen jashtë vendit. Këtu vë në diskutim edhe punën e agjencive ligjzbatuese të vendeve të tjera. Nuk është lajthitje, por dikush t’i thotë se, në shtetet e tjera, nuk është SPAK, por homologët e tyre, që vendosin mbi pasuritë që ndodhen në territorin e tyre.

Rekomandimi 27 udhëzon SPAK të përgatisë një listë nominale të grupeve kriminale, brenda dhe jashtë vendit. Është e ngjashme me listën e 40 bandave dhe 4 familjeve kriminale që hartoi Xhafa kur ishte ministër i Brendshëm. E hartoi, por nuk bëri asgjë. Për më shumë, kjo listë u përdor si kërcënim ndaj tyre, që këta të bashkëpunonin në zgjedhjet e radhës me pushtetin e Xhafës dhe të Ramës, për vota. Pak a shumë, e njëjta histori me OFL-në e famshme, apo jo?

Rekomandimi 28 përsërit merakun e masave të sigurimit (arrestit me burg) në këto 5 vitet e fundit, sipas udhëzimeve të gjykatave më të larta. Vazhdon përsëri meraku se politika e SPAK ka abuzuar me arrestin në burg, dhe kërkohet që SPAK “të zbusë dorën”.

Rekomandimi 29 udhëzon SPAK se si duhet t’i marrë provat. Guxim i madh t’i tregosh SPAK si duhet t’i marrë provat, kur rregullat janë ligjore dhe janë në Kodin e Procedurës Penale. Në fakt, nuk është se Xhafaj nuk e di; thjesht e ka merakun te provat që merren nga celularët e sekuestruar nga SPAK. A nuk u bë gjithë ajo betejë në Gjykatën Kushtetuese, dhe ku të gjithë politikanët e lidhur me krimin u investuan që përgjimet e Sky ECC apo mesazhet të mos përdoreshin? Ky është meraku i Xhafës në rekomandimin 29.

Rekomandimi 30 është përsëritje e qartë e merakut të Xhafës për ta nxjerrë SPAK si spekulues dhe abuzues me hetimet e tij, jo vetëm me masat e sigurimit (arrestit në burg), por edhe për provat (celularët e famshëm), dhe del qartazi si avokat mbrojtës i të pandehurve. Është i treti rekomandim që përsërit të njëjtën gjë, provë që dëshmon interesin e vërtetë të Xhafës dhe të mazhorancës politike që ai përfaqëson.

Rekomandimi 31 është cinizëm ekstrem. Udhëzohet SPAK të rrisë efektivitetin dhe qëndrueshmërinë për ndjekjen penale, për hetimet në nivele të larta politike, sipas rekomandimeve të BE-së. Ekzaktësisht i kërkohet SPAK të hetojë qeverinë, ministra, deputetë, kryeministrin. Po asnjë fjalë se, në rastin Balluku, pengesa e vetme ishte pikërisht mazhoranca e Xhafës, që nuk ia hoqi imunitetin. Tallje dhe fyerje inteligjence më të madhe nuk mund të ketë.

Rekomandimi 32 udhëzon SPAK jo vetëm të përgatisë statistika, siç i kërkon Xhafa, por edhe t’ia dërgojë ato Kuvendit elektronikisht. Po normal, se shefit të ri të SPAK, Xhafës, duhet t’i jepen të dhënat e gatshme, apo jo?

Rekomandimi 33 udhëzon që, për të gjitha 32 rekomandimet e mësipërme, të përgatiten masat dhe afatet e zbatimit të tyre. Fare normale, apo jo? Çdo udhëzim, në kohën e komunizmit, a nuk mbyllej me një urdhër kërcënues?

Ja pra, kjo është ajo çka po gatit Fatmir Xhafaj dhe qeveria, lidhur me asgjësimin, neutralizimin, dhe më shumë akoma, për nënshtrimin e SPAK. Ka udhëzuar gjithçka, edhe atë që nuk i përket dhe nuk duhet të fusë hundët. Ndërkohë, asnjë fjalë për pengesat që SPAK-ut Xhafaj and Co i kanë nxjerrë. Asnjë fjalë për fenomenin kriminal që ka pushtuar Shqipërinë, për pastrimin e parave të krimit, për shitjen e territorit të Shqipërisë bandave me shumë para, për mbrojtjen me imunitet të ministrave dhe kryeministrave, për kundërshtimin e masave të SPAK, për pezullimin nga detyra të ministrave të proceduar, për fenomenin e “The Albanian Files”, për “yllin” e shndritshëm të AKSHI-t, dhe fenomenin Agasi, apo për goditjen në publik të punës së SPAK, duke dekoruar Jurgis Cyrbjen, të sapodalë nga burgu ku e kishte dërguar SPAK. Asnjë fjalë për garancitë e qëndrimit në detyrë për prokurorët e SPAK, e me radhë.

Nëse kjo rezolutë miratohet në këtë formë, nuk do të kemi më thjesht një dokument parlamentar. Do të kemi një precedent të rrezikshëm, ku politika i jep vetes të drejtën të udhëzojë institucionin që Kushtetuta e ka krijuar pikërisht për ta hetuar politikën. Dhe kur i hetuari fillon t’i shkruajë manualin hetuesit, nuk kemi më ndarje pushtetesh, por përmbysje të saj.

Ndoshta kjo është arsyeja pse beteja për SPAK-un është sot beteja më e rëndësishme institucionale në Shqipëri. Sepse dita kur politika arrin ta kthejë edhe këtë institucion në një vartës të saj, nuk do të jetë thjesht humbja e SPAK-ut. Do të jetë dita kur edhe iluzioni i fundit se në Shqipëri ekziston një pushtet i aftë të kontrollojë politikën, do të marrë fund.

Burimi: Marrë nga VNA

Postimi i mëparshëm

Lojë “administrative”: Gjyqtarja Ema Shaholli rrëzon urdhrin e rektorit Artan Hoxha, rikthen në detyrë Dorina Hoxhën në mes të garës për KLGJ

Postimi i rradhës

Një arritje shqiptare me jehonë ndёrkombёtare: Prof. Dr. Edvin Prifti njofton miratimin e “Spike Protect”

Postimi i rradhës
Një arritje shqiptare me jehonë ndёrkombёtare: Prof. Dr. Edvin Prifti njofton miratimin e “Spike Protect”

Një arritje shqiptare me jehonë ndёrkombёtare: Prof. Dr. Edvin Prifti njofton miratimin e "Spike Protect"

  • Më të fundit
Një arritje shqiptare me jehonë ndёrkombёtare: Prof. Dr. Edvin Prifti njofton miratimin e “Spike Protect”

Një arritje shqiptare me jehonë ndёrkombёtare: Prof. Dr. Edvin Prifti njofton miratimin e “Spike Protect”

16 Korrik, 2026
33 rekomandimet e Fatmir Xhafajt: një SPAK që raporton para politikës, jo një SPAK që heton politikën

33 rekomandimet e Fatmir Xhafajt: një SPAK që raporton para politikës, jo një SPAK që heton politikën

16 Korrik, 2026
Nis pёrplasja për tё shtrirё ndikimin nё KLGJ dhe KLP/ Rektori i UT pezullon dekanen e Fakultetit tё Drejtёsisё Dorina Hoxha qё mblidhte vota pёr veten

Lojë “administrative”: Gjyqtarja Ema Shaholli rrëzon urdhrin e rektorit Artan Hoxha, rikthen në detyrë Dorina Hoxhën në mes të garës për KLGJ

16 Korrik, 2026
Modeli i ri i banesave që mund të ndihmojë të rinjtë të mos largohen nga vendi

Modeli i ri i banesave që mund të ndihmojë të rinjtë të mos largohen nga vendi

16 Korrik, 2026

Postimet e fundit

Një arritje shqiptare me jehonë ndёrkombёtare: Prof. Dr. Edvin Prifti njofton miratimin e “Spike Protect”

Një arritje shqiptare me jehonë ndёrkombёtare: Prof. Dr. Edvin Prifti njofton miratimin e “Spike Protect”

16 Korrik, 2026
33 rekomandimet e Fatmir Xhafajt: një SPAK që raporton para politikës, jo një SPAK që heton politikën

33 rekomandimet e Fatmir Xhafajt: një SPAK që raporton para politikës, jo një SPAK që heton politikën

16 Korrik, 2026
Nis pёrplasja për tё shtrirё ndikimin nё KLGJ dhe KLP/ Rektori i UT pezullon dekanen e Fakultetit tё Drejtёsisё Dorina Hoxha qё mblidhte vota pёr veten

Lojë “administrative”: Gjyqtarja Ema Shaholli rrëzon urdhrin e rektorit Artan Hoxha, rikthen në detyrë Dorina Hoxhën në mes të garës për KLGJ

16 Korrik, 2026
Modeli i ri i banesave që mund të ndihmojë të rinjtë të mos largohen nga vendi

Modeli i ri i banesave që mund të ndihmojë të rinjtë të mos largohen nga vendi

16 Korrik, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Një arritje shqiptare me jehonë ndёrkombёtare: Prof. Dr. Edvin Prifti njofton miratimin e “Spike Protect”

Një arritje shqiptare me jehonë ndёrkombёtare: Prof. Dr. Edvin Prifti njofton miratimin e “Spike Protect”

16 Korrik, 2026
33 rekomandimet e Fatmir Xhafajt: një SPAK që raporton para politikës, jo një SPAK që heton politikën

33 rekomandimet e Fatmir Xhafajt: një SPAK që raporton para politikës, jo një SPAK që heton politikën

16 Korrik, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.