Prej disa kohësh po vihet re një praktikë e çuditshme: Presidenti i Republikës po dërgon për botim në Fletoren Zyrtare edhe dekretet për dhënie dekoratash.
Në numrat e fundit janë publikuar disa të tilla, ku jepen tituj si “Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik” apo “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për figura nga fusha të ndryshme. Deri këtu, gjithçka normale – dhёnia e dekoratave ёshtё pjesë e rolit të Presidentit.
Ajo që nuk është normale është vendi ku po përfundojnë këto dekrete.
Fletorja Zyrtare përdoret për ligje, vendime dhe akte që kanë efekt për të gjithë, që duhet të njihen publikisht sepse krijojnë rregulla apo detyrime. Dekoratat janë diçka krejt tjetër: janë akte personale mirёnjohjeje pёr kontributin e dhёnё, që vlejnë vetëm për personin që i merr. Patjetёr qё tё gjithё duhet tё njihen me vlerёsimin qё i bёhet njё figure tё njohur, por pёr kёtё shёrbejnё faqja zyrtare e institucionit, komunikimi me mediat dhe rrjete sociale tё Presidencёs.
Madje edhe vetë dekretet e thonë qartë: “ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, duke mos e lidhur fare aktin me botimin në Fletoren Zyrtare.
E megjithatë, botohen.
Kjo krijon një situatë absurde, ku një akt që nuk ka asnjë nevojë ligjore për publikim, trajtohet njësoj si një ligj apo vendim qeverie.
Dhe kur kjo vjen nga institucioni që duhet të jetë garant i Kushtetutës, pritshmëria është minimale: të paktën të dihet dallimi mes një akti që duhet botuar dhe atij qё nuk ka pse tё botohet.
Sepse në fund tё fundit, mё shumё se dekoratat qё jep Bajrami, na intereson serioziteti i nёpёrkёmbur i godinёs ku do bujtё edhe pёr njё vit.


© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.






