Filmi i shumëpritur “The Odyssey” i regjisorit Christopher Nolan duket se po ndikon jo vetëm në interesin për mitologjinë greke, por edhe në zgjedhjet e prindërve për emrat e fëmijëve. Të dhënat më të fundit të Zyrës Kombëtare të Statistikave (ONS), tregojnë se emrat e frymëzuar nga legjendat e Greqisë së lashtë po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet në Uells.
Sipas studimit, zgjedhja e emrit është një nga mënyrat e para përmes së cilës prindërit shprehin identitetin dhe vlerat e familjes së tyre.
Pesë emrat më të preferuar për vajza
Në krye të listës renditet Penelope, emri i bashkëshortes besnike të Odiseut në mitologjinë greke.
Më pas vijnë:
- Athena – perëndesha e mençurisë, guximit dhe luftës;
- Poppy – lule e lidhur me perëndeshën Demetra dhe vajzën e saj Persefoni;
- Hallie – emër që lidhet me një nimfë detare në mitologjinë greke;
- Lily – simbol i pastërtisë dhe amësisë, i lidhur me perëndeshën Hera.
Emrat më të preferuar për djem
Ndër djemtë dominon emri Alexander, i frymëzuar nga Aleksandri i Madh, mbreti legjendar i Maqedonisë së lashtë.
Lista vijon me:
- Myles;
- Tomos;
- Otis;
- Theodore, një emër me origjinë greke që do të thotë “dhuratë e Zotit”, nga fjalët greke theos (Zot) dhe doron (dhuratë).
Ekspertët vlerësojnë se sukseset e filmave dhe serialeve me tematikë historike apo mitologjike ndikojnë shpesh në zgjedhjet e prindërve, duke rikthyer në modë emra klasikë që mbartin histori mijëravjeçare.
Të dhënat bazohen në statistikat zyrtare të emrave të foshnjave në Angli dhe Uells, të publikuara nga ONS në korrik 2026.






