• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Lajme Shqipëria

Gjenerata Z në Shqipëri ka protestues, por edhe zheni: Laura Kërtalli, arkitektja e “kullës” së ndryshimit

27 Qershor, 2026
në Shqipëria
A A
Gjenerata Z në Shqipëri ka protestues, por edhe zheni: Laura Kërtalli, arkitektja e “kullës” së ndryshimit
24
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Jemi mësuar të gjejmë shembuj kampionësh dhe zhenish nëpër botë, kur i kemi këtu mes nesh. Ashtu si protestat që i huazonim si modele nga jashtë, pa e ditur se origjinalen më të bukur dhe më demokratike e kishim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Edhe shembujt e Gjeneratës Z vazhdojmë t’i kërkojmë në rrugët e algoritmit botëror, ndërkohë që ata po rriten para syve tanë.

Rinia jonë protestuese, nga disa birbo analistësh bashkë me kryeministrin zeqinist, është goditur këto javë se nuk ka vlera, nuk ka sharm, nuk ka nivel, duke u tallur me të si “analfabete” dhe duke ironizuar edhe me germën “Zh”, sikur një brez i tërë të mund të përkufizohej me batuta televizive.

Sa e vërtetë është kjo, e tregon çdo mbrëmje, live, me zë, figurë, potencial dhe gjenialitet, vajza nga Shijaku me shami. Pikërisht ajo që vetë Edi Rama e ftoi në Kryeministri në vitin 2024, e dekoroi me Medaljen e Ekselencës dhe e dëgjoi me admirim teksa mbante një nga fjalimet më të veçanta të ceremonisë, duke cituar edhe vargje në arabisht nga Kurani. Ndoshta atë ditë kryeministri nuk e kishte menduar se pas vetëm pak kohёsh e njëjta vajzë do të ngjitej në podiumin e protestës për ta sfiduar publikisht.

Laura Kërtalli quhet protestuesja që shkel me potencën e dijeve të saj çdo skeptik dashakeq të kësaj proteste me tharm rinor.

Laura me shami. Laura me kulturë të thellë. Laura vajzë. Laura arkitekte. Laura recituese. Laura protestuese.

Një vajzë me shumë dimensione, që të bën të ndihesh në siklet kur e dëgjon teksa reciton me një shqipe të pastër Nolin, Ali Asllanin, Migjenin apo autorë të tjerë, duke i sjellë ata në qendrën sizmike të protestës sikur të ishin shkruar për ditët që po jetojmë. Tek ajo nuk ka recitim mekanik, por përjetim, kuptim dhe një aftësi e rrallë për ta kthyer letërsinë në mesazh politik, pa e deformuar atë.

Laura Kërtalli, me shaminë e fesë islame, mposht paragjykimin që në sekondat e para. Mjafton të mbyllësh sytë dhe të dëgjosh fjalimet e saj. Nuk dëgjon një identitet fetar që kërkon të dominojë hapësirën publike, por dëgjon një shqiptare që flet për dinjitetin, drejtësinë, lirinë dhe përgjegjësinë qytetare. Është pikërisht ai kombinim mes besimit, kulturës dhe qytetarisë që rrëzon shumë stereotipe të ndërtuara me vite.

Ajo është studente e Arkitekturës, por duket se ka zgjedhur të projektojë diçka shumë më të madhe se ndërtesat. Në bulevard po ndërton me fjalë, me kulturë dhe me guxim arkitekturën morale të një brezi që refuzon të trashëgojë cinizmin politik të prindërve të tij.

Edhe një fakt tjetër e dallon Laurën nga shumë bashkëmoshatarë të saj. Asaj iu ofrua një bursë e plotë studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një mundësi që për shumicën e të rinjve konsiderohet ëndërr, por ajo zgjodhi ta refuzonte dhe të vazhdonte studimet në Shqipëri. Ishte një zgjedhje që sot merr një kuptim edhe më të madh, sepse vajza që mund të kishte ndërtuar jetën larg, vendosi të qëndrojë këtu për të luftuar për vendin e saj.

Në një kohë kur pyetjet më tё shpeshta janë “ku janë organizatorët?”, “kush janë?”, “kush do ta drejtojë ndryshimin?”, përgjigjet nuk gjenden nëpër kulisa apo në ndonjë zyrë partie, por në mes të turmës që proteston.

Ja ku shndrit në sheshin e protestës Laura Kërtalli.

Një vajzë që nuk ka pushtet, por ka autoritet.

Një vajzë që nuk ka strukturë partie, por ka ndikim.

Një vajzë që nuk flet me sloganet e politikës, por me gjuhën e dijes.

Ndoshta është ende herët për të folur për udhëheqës politikë të Gjeneratës Z, por është e pamundur të mos dallosh se te Laura Kërtalli gjenden shumë nga cilësitë që shqiptarët kanë kërkuar prej vitesh: kulturë, qytetari, guxim, integritet dhe aftësi për të frymëzuar.

Nëse kjo protestë do të lërë pas edhe një brez të ri figurash publike, Laura Kërtalli duket se është një prej emrave që nuk mund të anashkalohet.

Ja qё ndryshimi jo gjithmonё vjen me megafon.

Vjen me një vajzë të re nga Shijaku, me shami në kokë, me libra në duar dhe me një zë që arrin të dëgjohet më fort se gjithë zhurma e politikës shqiptare.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit.

Postimi i mëparshëm

Ministri ceremonial i Brendshëm vazhdon delegimin veror të përgjegjësisë

  • Më të fundit
Gjenerata Z në Shqipëri ka protestues, por edhe zheni: Laura Kërtalli, arkitektja e “kullës” së ndryshimit

Gjenerata Z në Shqipëri ka protestues, por edhe zheni: Laura Kërtalli, arkitektja e “kullës” së ndryshimit

27 Qershor, 2026
Ministri ceremonial i Brendshëm vazhdon delegimin veror të përgjegjësisë

Ministri ceremonial i Brendshëm vazhdon delegimin veror të përgjegjësisë

27 Qershor, 2026
The Albanian Files/ Hakmarrja arkitekturore e godinave tё heshtura: Kur pretenca ngatёrrohet me parathёnien e njё libri

The Albanian Files/ Hakmarrja arkitekturore e godinave tё heshtura: Kur pretenca ngatёrrohet me parathёnien e njё libri

27 Qershor, 2026
Europa nën vapën ekstreme: Gjermania drejt 40°C, rekordet e temperaturave po thyhen në gjithë kontinentin

Europa nën vapën ekstreme: Gjermania drejt 40°C, rekordet e temperaturave po thyhen në gjithë kontinentin

27 Qershor, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Gjenerata Z në Shqipëri ka protestues, por edhe zheni: Laura Kërtalli, arkitektja e “kullës” së ndryshimit

Gjenerata Z në Shqipëri ka protestues, por edhe zheni: Laura Kërtalli, arkitektja e “kullës” së ndryshimit

27 Qershor, 2026
Ministri ceremonial i Brendshëm vazhdon delegimin veror të përgjegjësisë

Ministri ceremonial i Brendshëm vazhdon delegimin veror të përgjegjësisë

27 Qershor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.