• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Politikë

Ministri ceremonial i Brendshëm vazhdon delegimin veror të përgjegjësisë

29 Qershor, 2026
në Politikë
A A
Ministri ceremonial i Brendshëm vazhdon delegimin veror të përgjegjësisë
46
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Pak më shumë se një muaj më parë, kontrasT.al bёri njё shkrim pёr njё urdhёr delegimi tё ministrit tё Brendshёm Lamallari, që në atë kohë mund të dukej si një episod i izoluar administrativ. Me Urdhrin nr. 82, datë 24 prill 2026, Besfort Lamallari ia delegoi zëvendësministres Anisa Ruseti të drejtën për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Qendra për Zhvillimin Multifunksional, Tiranë”.

Por nga dje nuk kemi më një rast të vetëm.

Në Fletoren Zyrtare, u botua Urdhri nr. 119, datë 15 qershor 2026, me të cilin Besfort Lamallari përsërit saktësisht të njëjtin veprim, kësaj radhe për projektin “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë“, duke deleguar kompetencën për nënshkrimin e marrëveshjes jo më te zëvendësministrja, por te Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, Simon Zereçi.

Ndryshon vetëm emri i projektit dhe personat që firmosin.

Edhe këtë herë ministri nuk e vendos vetë firmën mbi marrëveshjen me Korporatën e Investimeve Shqiptare, por është po ai që, me urdhrin e tij, ngarkon Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës të ndjekin procedurat e dorëzimit të pronave, të bashkëpunojnë me Korporatën, të përcaktojnë nevojat dhe specifikimet teknike, si edhe të zbatojnë çdo detyrim që rrjedh nga marrëveshja. Pra, nuk firmos dokumentin kryesor, por firmos aktin që detyron të gjithë të tjerët ta zbatojnë atë.

Nga pikëpamja juridike, delegimi i kompetencës është një instrument i njohur nga ligji. Askush nuk e konteston këtë.

Por delegimi nuk është krijuar që ministri të shmangë sistematikisht firmën e tij mbi aktet që mbartin përgjegjësi publike. Ai ekziston për të garantuar funksionimin normal të administratës në raste të caktuara, jo për t’u kthyer në një mënyrë pune.

Një herë mund të jetë rastësi. Dy herë fillon të ngjajë si zgjedhje.

Ҫuditёrisht zgjedhja përsëritet gjithmonë në marrëdhëniet me Korporatën e Investimeve Shqiptare dhe projektet që lidhen me transferimin e pronave shtetërore.

Atëherë ministri ka detyrimin t’u japë një shpjegim qytetarëve. Pse nuk firmos vetë? Nuk ka kohë? Nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë? Ka rezerva për projektet? Apo thjesht nuk dëshiron që emri i tij të figurojë mbi dokumente që nesër mund të prodhojnë pasoja ligjore?

Në të drejtën administrative mund të delegosh kompetencën e ushtrimit të një funksioni, por nuk delegon dot përgjegjësinë politike. Në fund të ditës, askush nuk do të pyesë drejtorin e Policisë apo komandantin e Gardës përse u transferuan prona shtetërore te Korporata. Përgjegjësia do të mbetet mbi ministrin që drejton institucionin.

Besfort Lamallari nuk ka asnjë problem të jetë figura publike e Ministrisë së Brendshme sa herë që kamerat janë të pranishme.

Ministri i Brendshëm, i dukshëm vetëm në shëtitjet ceremoniale ndërkombëtare, duket sikur mezi pret të ndodhë ndonjë ngjarje kriminale me pasoja, vetëm për t’u shfaqur në spitale pranë të plagosurve apo familjeve të efektivëve të Policisë së Shtetit, në rolin e solidarizuesit institucional. Ndërkohë, kur vjen momenti për të firmosur aktet që mbartin përgjegjësi politike dhe ligjore, zgjedh t’ua delegojë të tjerëve.

Njё ministёr nuk mund të zgjedhë të jetë protagonist vetëm në fotografi dhe spektator në aktet që prodhojnë përgjegjësi.

Një ministër nuk emërohet për të deleguar sistematikisht firmën e tij. Emërohet pikërisht për ta vendosur atë.

Nëse një marrëveshje është e ligjshme, ai duhet ta firmosë vetë. Nëse nuk është dakord me të, duhet ta refuzojë. Nëse ka rezerva, duhet t’i bëjë publike.

Por nuk mund të zgjedhë rrugën e tretë: të mbajë postin, ndërsa firmën ta mbajnë të tjerët. Kjo sjellje nuk ul përgjegjësinë e tij. Përkundrazi, e bën edhe më të dukshme.

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Gjenerata Z në Shqipëri ka protestues, por edhe zheni: Laura Kërtalli, arkitektja e “kullës” së ndryshimit

Postimi i rradhës

The Albanian Files/ Hakmarrja arkitekturore e godinave tё heshtura: Kur pretenca ngatёrrohet me parathёnien e njё libri

  • Më të fundit
Anglia ndalon pijet energjike për fëmijët nën 16 vjeç

Anglia ndalon pijet energjike për fëmijët nën 16 vjeç

17 Korrik, 2026
Reflektim nga Serbia: Kryeministri bëhet gati të dalë në protestë…

Reflektim nga Serbia: Kryeministri bëhet gati të dalë në protestë…

17 Korrik, 2026
Christopher Nolan sfidoi detin, akullin dhe shkretëtirën për “Odisean”: Si u xhirua filmi më i vështirë i karrierës së tij

Christopher Nolan sfidoi detin, akullin dhe shkretëtirën për “Odisean”: Si u xhirua filmi më i vështirë i karrierës së tij

17 Korrik, 2026
Peter Magyar në Hungari themelon “Agjencinë për Rikthimin e Pasurive të Fituara në Mënyrë të Paligjshme” / A duhet të bëhet “nesër” kjo edhe në Shqipëri?

Peter Magyar në Hungari themelon “Agjencinë për Rikthimin e Pasurive të Fituara në Mënyrë të Paligjshme” / A duhet të bëhet “nesër” kjo edhe në Shqipëri?

17 Korrik, 2026

Postimet e fundit

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Anglia ndalon pijet energjike për fëmijët nën 16 vjeç

Anglia ndalon pijet energjike për fëmijët nën 16 vjeç

17 Korrik, 2026
Reflektim nga Serbia: Kryeministri bëhet gati të dalë në protestë…

Reflektim nga Serbia: Kryeministri bëhet gati të dalë në protestë…

17 Korrik, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.