• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Rubrika artistike Kinema

“Më të paaftët marrin më shumë para” – Joni Shanaj shpërthen ndaj politikave për kinematografinë shqiptare

7 Qershor, 2026
në Kinema
A A
“Më të paaftët marrin më shumë para” – Joni Shanaj shpërthen ndaj politikave për kinematografinë shqiptare

Joni Shanaj, Foto: shtypi.net

9
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa prej javësh në Shqipëri flitet për “luftë hibride”, dezinformim dhe sulme ndaj interesave kombëtare, regjisori Joni Shanaj ngre një pyetje krejt tjetër: po sikur një nga fushat ku kjo luftë të jetë zhvilluar prej dekadash të jetë vetë kinematografia shqiptare?

Në një reagim të gjatë publik, Shanaj argumenton se dëmi më i madh nuk vjen gjithmonë nga sulmet e dukshme politike apo mediatike, por nga mënyra se si është formësuar ndër vite imazhi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve përmes filmit. Sipas tij, për dekada me radhë, në një pjesë dërrmuese të prodhimeve ndërkombëtare ku shfaqet Shqipëria ose personazhi shqiptar, vendi është paraqitur përmes stereotipeve negative, si një hapësirë inferioriteti, prapambetjeje dhe mungese vlerash.

Por për Shanajn problemi nuk ndalet te mënyra se si na kanë parë të tjerët. Sipas tij, po aq dëmtues ka qenë edhe trajtimi që institucionet shqiptare i kanë bërë vetë filmit vendas, duke krijuar një sistem ku shpesh financohen mediokriteti dhe klientelizmi, ndërsa autorët dhe projektet me vlerë reale mbeten në periferi.

“Nëse qeveria dhe institucionet duan të kuptojnë se si funksionon lufta hibride në Shqipëri, le të studiojnë seriozisht atë që ka ndodhur me filmin shqiptar gjatë këtyre dekadave”, shkruan regjisori.

Në statusin e tij, Shanaj ndalet te mënyra e financimit të filmave, zhdukja graduale e infrastrukturës së vjetër kinematografike, trajtimi i trashëgimisë së Kinostudios, mungesa e politikave afatgjata dhe projektligji i ri për kinematografinë, për të cilin shpreh kritika të forta.

Më poshtë reagimi i plotë i regjisorit Joni Shanaj:

Lufta hibride ndaj filmit shqip

Prej kohësh jam duke insistuar për vëmendjen që shoqëria shqiptare, media dhe qeveria duhet të kenë për filmin dhe kinemarografinë shqiptare.

Ndaj filmit shqip është ushtruar dhe po ushtrohet çdo ditë luftë hibride nga segmente të errët, okultë vit pas viti, me ose pa vetëdije të implikuar brenda qeverisë.

Nqs qeveria shqiptare, institucionet e shtetit si dhe vendet partnere duan të sqarojnë së bashku me qeverinë shqiptare elementët e luftës hibride, të ngjarë në Shqipëri, i rekomandoj të studiojnë dhe hulumtojnë seriozisht mbi çfarë ka ndodhur dhe ndodh me filmin shqiptar.

Le të marrim si simbol filmin shqip.

Disa observime:

Pothuaj 99% e fimave të krijuar nga shqiptarë dhe të huaj me të paktën një producent jo shqiptar, ku vendi ynë është në fokus apo qoftë dhe një personazh i vetëm shqiptar në të gjithë botën mbarë, këndvështrimi, perspektiva. trajtimi i shqiptarit dhe Shqipërisë në cilindo pozicion dhe qëndrim kanë qenë nxirës, denigrues dhe përçmues, duke e nxjerrë vendin dhe popullin tonë si inferior, injorant, pa vlera, pa vetédije nën trajtimin më të egër poshtërues dhe negativ.

Një qëndrim i tillë i ngjashëm si i shqiptarit në filmin e luftêz hibride ndaj Shqipërisë është ushqyer dhe vënë në efikasitet nga ana tjetër me konsekuencë ndaj autorëve krijues vendas nga Ministritë e një pas njëshme të Kulturës së Shqipërisë.

Një qëndrim i përgjthshëm ndaj kulturës që shihet hapur edhe në vendosjen e emrit KULTURË të dikasterit krahas një morie detyrasg dhe emërtimesh në vite por edhe vetë lokacionit dhe ndërtesës ku ndodhet ajo sa herë në një anë sa herë në një anë tjetër të periferisë.

Filmat qe jane financuar me me shume leke ne Shqiperi kane dale filmat me te dobet.

Filmat qe jane financuar me me pak leke, kane fale filmat me te mire. Arsyeja eshte qe ata qe arrijne te vjelin lekun me te madh detyrimisht ne Shqiperi do te jene njerezit me te paafte.

Duke qene se filmat e financuar me me shume leke dhe me me shume bashkeproduksione kane dale deshtime te plota ne 30 vite, filmat vertet te mire qe nuk kane qene pjese e kesaj skeme duhet te zhduken dhe te mos permenden qe ekzistojne.

Kjo sepse padashje del ne pah sekreti i punes ne art: cilesia nuk lidhet detyrimisht me sasine e parase se investuar.

Ekuacioni i lidhjes buxhet dhe cilesi nuk qendron ne rastin tone.

Do te qendronte natyrisht ne te kunderten, ata qe kane sjelle kualitet me buxhete te vogla normalisht do duhej grafualisht te provohen me buxhete me te larta.

Ne Shqiperi ndodh e kunderta. Mos guxo te areish sukses sepse heren tjeter ke automatikisht ulje buxheti.

Ne kete taktike QKK ka qene rregullisht konseguente.

Ministria dhe shteti njohin natyrisht vetem gjeneruesit fondemedhenj te pacavureve pa shije skandaloze. Keta jane te morepriturit, te dashurit dhe te shtrenjtet e cdo qeverie.

Me te paaftet qe zakonisht jane perjetesisht me hajdutet dhe normalisht me grada kolonel spiunet e shteteve te tjera ose zakonisht ndonje konsull shqiptar mafieje lokale te gjendur ne ndonje shtet fqinj.

Kinostudio Shqipëria e Re dhe departamenti u prodhimit të filmit në Radio Televizionin Shqiptar u mbyllën.

Regjisorët, skenaristët peofesionistë dhe kompozitorët filmit nisën të ndahen një nga një nga jeta për shkak të moshës në kohën që asetet teknike dhe aftësia e specialistëve, kuadeit dytésor u zhduk së bashku me dijet profesionale të përftuara.

Plejada e aktorëve kinemarografikë té filmit u zhduk duke u zëvendësuar vetëm me celebritete televizivë ose në rastin më të mirë aktorë komedianë të estradave televizive.

Filmat shqiptarë të periudhës së komunizmit u shpallën të gjithë pa përjashtim propagandë. Vitet 1992-1997 u ndaluan. Më pas u përdorën nga televizionet si.mall pa zot, fut doreën në thes dhe shfaq, pa asnjë kurim redaksiinal.

Shija e publikut u bë çorbë pa dalluar më njeri filmin e realizuar mirë nga filmi i realizuar keq edhe i asaj kohe. Autorët nuk përfituan asnjë cent nga ‘e drejta e autorit’ e njohur botërisht, por edhe u anatemuan.

Në kohën ku e gjithë Europa Lindore në proçesin e integrimit u kthye në fushë xhirimesh dhe shërbimesh, Shqipëria nga viti 1990 e deri më sot për afërsisht 40 vite e humbi këtë shans.

Sot mazhoranca aktuale pas 12 vite në pushtet nëpërmjet një drafti po propozon këtë zgjidhje 40 vite të vjetër si Risi mrekullibërëse në kohën kur ka patur të gjithë mundësitë të realizojë këtë plan kaq gjenial pa qenë nevoja të presë 12 vjet. Sot patjetër që në sfetën e industrive të shërbimeve Shqipëria ka stafe teknike të cilët përndryshe në mungesë të punëve që premtohen të krijohen nga skema e ‘cash rebate’ punojnë rregullisht brenda tregut audiovizual ekzisten në Shqipëri, që nga sektorët e reklamave, marketingut, videove content dhe reels të kompanive, biznesit, politikës e deri te videot muzikore, dasmat, festa familjare dhe të biznesit.

Mqs qeveria me ne fund po kupton ç’është lufta hibride, le të shpresojmë se pjesë të kësaj lufte ka patur segmente të emëruara të saj dhe gjithë zinxhirin e punëve deri në propozimet e projektligjeve për Kinematografinë, si aset po aq i rëndësishëm kombëtar sa zonat e mbrojtura, natyra, në çfarë pasurish natyra njerëzore krijon, akoma më e madhe dhe e gjerë se deti.

Nuk kemi një shifër të përafërt për të ditur sa lekë qarkullohet në Shqipëri në sektorin audiovizual që nga vlogjet, podcastet e deri te reklamat e kompanive më të mëdha prezente në Shqipëri, tregu i dasmave dhe eventeve familjare dhe pruvate dhe gjithçka tjetër e gjendur në treg që nga motuon graphics virtuale deri tek VFX dhe animacioni 3D.

Filmi mbetet një segment shumë i vogël për t’u parë me sytë e një sektori kaq eksperimental kthimi pëmbys i një ligji që funksionoi mjaft mirë për 30 vite, duke e zëvendësuar me një produkt të nxituar të arnuar në një kohë të paqartë konfliktesh interesash të pa adresuar si dhe luftërash hibride në Shqipëri.

Lufta hibride nuk prek vetëm qeverinë por në total gjithë interesat e Shqipërisë.

Filmi shqip është një prej interesave më kyç për konfigurimin e brendshëm në palcë të ndërgjegjes të saj, fjala është për vlerën kulturore me interes kombëtar të Shqipërisë.

Përveç dy marrëveshjeve shumë të rëndësishme ndërshtetërore si ato të kryera nën insitsimin e Italisë dhe mes Francës dhe vendit tonë, që mbeten me rëndësi nui ekziston asnjë marrëveshje tjetër dypalëshe mes Shqipërisë dhe vendeve tona aleate të rangut të parë të veçantë, si vendet të cilat kryeministri permend si shtete aleate ndaj interesave të së cilëve sot sipas tij po zhvillohet luftë hibride në Shqipëri.

Në video shpjegoj se si disa rregulla, ndryshime statutesh dhe detyrime ligjore, ku përfshihet dhe projektligji aktual për kinematografinë kanë shkatërruar ekosistemin e raportit të filmit cilësor shqip me shoqërinë.

Bërja de facto me detyrim e bashkëproduksioneve per projektet e filmit artistik te metrazhit te gjate, ka nxjerre jashte loje jo vetëm lirshmërinë dhe vitalitetin e filmit si dhe interesat e autorëve shqiptarë, por dhe cdo bashkepunim me Amerikanet, vendi nr i kinematografise ne bote.

Nqs Shqipëria do kishte qenë vend kaq pro Amerikan sa pretendon KM, nuk do kishte ndaluar de facto dhe de jure me sa ka mundur bashkeprodhimet e kompanive shqiptare me ato amerikane te filmit.

Po, ka patur një luftë hibride ndaj Shqipërisë, me luftëtarë të flaktë segmente brenda qeverisë.

Postimi i mëparshëm

Për herë të parë Rama duket i shqetësuar nga ata që nuk i përkasin askujt

  • Më të fundit
“Më të paaftët marrin më shumë para” – Joni Shanaj shpërthen ndaj politikave për kinematografinë shqiptare

“Më të paaftët marrin më shumë para” – Joni Shanaj shpërthen ndaj politikave për kinematografinë shqiptare

7 Qershor, 2026
Për herë të parë Rama duket i shqetësuar nga ata që nuk i përkasin askujt

Për herë të parë Rama duket i shqetësuar nga ata që nuk i përkasin askujt

7 Qershor, 2026
Kosovё: Zgjedhjet/Balotazhi për 18 komuna pёrfundon – Pjesёmarrje rreth 28%

Kosova voton sot, mbi 2 milionë qytetarë zgjedhin parlamentin e ri

7 Qershor, 2026
“Bota po qan për paqe” – Çfarë tregon vizita e Papa Leos në Spanjë për prioritetet e tij

“Bota po qan për paqe” – Çfarë tregon vizita e Papa Leos në Spanjë për prioritetet e tij

7 Qershor, 2026

Postimet e fundit

“Më të paaftët marrin më shumë para” – Joni Shanaj shpërthen ndaj politikave për kinematografinë shqiptare

“Më të paaftët marrin më shumë para” – Joni Shanaj shpërthen ndaj politikave për kinematografinë shqiptare

7 Qershor, 2026
Për herë të parë Rama duket i shqetësuar nga ata që nuk i përkasin askujt

Për herë të parë Rama duket i shqetësuar nga ata që nuk i përkasin askujt

7 Qershor, 2026
Kosovё: Zgjedhjet/Balotazhi për 18 komuna pёrfundon – Pjesёmarrje rreth 28%

Kosova voton sot, mbi 2 milionë qytetarë zgjedhin parlamentin e ri

7 Qershor, 2026
“Bota po qan për paqe” – Çfarë tregon vizita e Papa Leos në Spanjë për prioritetet e tij

“Bota po qan për paqe” – Çfarë tregon vizita e Papa Leos në Spanjë për prioritetet e tij

7 Qershor, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

“Më të paaftët marrin më shumë para” – Joni Shanaj shpërthen ndaj politikave për kinematografinë shqiptare

“Më të paaftët marrin më shumë para” – Joni Shanaj shpërthen ndaj politikave për kinematografinë shqiptare

7 Qershor, 2026
Për herë të parë Rama duket i shqetësuar nga ata që nuk i përkasin askujt

Për herë të parë Rama duket i shqetësuar nga ata që nuk i përkasin askujt

7 Qershor, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.