• Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
Kryefaqja Drejtësi-Ligj

Skandal në drejtësi: Akuza “bombë” e prokurores Kalanxhi: “Ju po mbroni krimin”

7 Gusht, 2026
në Drejtësi-Ligj
A A
Skandal në drejtësi: Akuza “bombë” e prokurores Kalanxhi: “Ju po mbroni krimin”
1.2k
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Fjalët e fundit të prokurores Anjeza Kalanxhi para KLP-së, që e dënoi me “Vërejtje publike”, ishin këto:

“Mesazhi qё u pёrcoll sot ёshtё mesazhi qё krimi mund tё vazhdojё tё bёjё ndёrhyrje, se nё fund tё ditёs ndёshkohet ai qё denoncon ndёrhyrjen dhe jo ndёrhyrja.”

Më 26 korrik, një mbledhje e tensionuar u zhvillua në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Mbledhja ishte epilogu i një sage të gjatë përplasjesh brenda sistemit të prokurorisë, ku në mes qëndronte e paepur magjistratja, prokurore në Korçë, Anjeza Kalanxhi.

ILD, me Artur Metanin në krye, e dërgoi dy herë para KLP-së “kryeneçen” nga Elbasani, për t’i dhënë një mësim të mirë. Herën e parë nuk e arriti, të dytën po. Me 5 vota pro dhe 4 kundër, Anjeza Kalanxhi u dënua me masën disiplinore “Vërejtje publike”.

Votuan “pro” kërkesës së ILD-së: Erind Gërmenji, Moisi Duda, Vatë Staka, Sokol Stojani dhe Erind Mërkuri. Votuan “kundër”, pra për rrëzimin e kërkesës: Mirela Bogdani, Zeqir Hoda, Arta Mandro dhe Erion Fejzulla.

Çështja “Kalanxhi”

Më 31.10.2024, gjyqtari Genti Shala, asokohe në Gjykatën e Apelit në Tiranë, liroi nga masa e “arrestit në burg”, duke e kthyer në arrest shtëpie, të dyshuarin Juxhin Kulla, një personazh shumë i njohur i botës së krimit në Korçë.

Kulla akuzohej nga Prokuroria e Korçës për vepra penale që lidheshin me trafikun e drogës. Prokurorja e re Anjeza Kalanxhi kishte kërkuar vendosjen e masës “arrest me burg” për famëkeqin Juxhin Kulla, masë që Gjykata e Korçës e kishte pranuar.

Në përplasje me prokuroren Kalanxhi për këtë masë të rëndë sigurie, i pandehuri Juxhin Kulla ishte shprehur para saj: “Pa merak se nesër do dal nga burgu, më nxjerr Tirana…”

Prokurorja Kalanxhi, “të nesërmen”, pa që i pandehuri i saj kishte pasur të drejtë. Tirana e liroi dhe ai e dinte mirë këtë. Gjyqtari Genti Shala ndryshoi masën e sigurimit nga burg në shtëpi për banditin e njohur korçar, i cili sfidoi hapur prokuroren e tij.

Prokurorja nuk e “gëlltiti” dot këtë fyerje me nëntekst të fortë kriminal. Nëse një i pandehur të thotë me siguri “do dalë nesër”, e nesërmja me siguri mund të ofrojë surpriza të pakëndshme për ty si prokuror.

Anjeza Kalanxhi, një magjistrate e sapoemëruar në vitin 2023, e parrahur me prapaskenat e drejtësisë së burrave me pushtet në sistemin e drejtësisë, filloi të kërkojë të drejtën e saj.

Ajo iu drejtua ILD-së për këtë shkelje të gjyqtarit Genti Shala, duke e përshkruar çështjen e ndryshimit të masës si skandal dhe incidentin me të pandehurin Juxhin Kulla si provë të vërtetimit të tij.

Gjyqtari Genti Shala (majtas), Juxhin Kulla (djathtas)

Ajo nuk u mjaftua me ankesën në ILD, por iu drejtua edhe KLP-së, KLGJ-së, Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Nga ana tjetër, gjyqtari Genti Shala mori “masat” e tij. Si më i vjetër, me rrënjë të thella në sistem, ai lëvizi të gjithë gurët dhe çudia ndodhi. Prokurorja Kalanxhi, nga akuzuese në ILD, u kthye në të akuzuar prej saj.

Artur Metani vendosi një nga më të besuarat e tij në “zhbirilimin” e çështjes, prokuroren inspektore Lindita Ziguri.

Ziguri hetoi dhe “zbuloi” se Anjeza Kalanxhi jo vetëm që kishte dëmtuar sekretin hetimor duke dërguar ankesën dhe mbi 20 akte të dosjes hetimore “lart e poshtë”, përfshirë Ambasadën Amerikane, por këtë e kishte bërë duke firmosur ankesat sikur të ishte ajo drejtuese e Prokurorisë së Korçës dhe jo kolegia e saj, Dhorina Theodhori.

Këto ishin shkelje që Ziguri ia raportoi Artur Metanit dhe ky i dërgoi para KLP-së me propozimin për një “vërejtje publike” për magjistraten Anjeza Kalanxhi.

Hetimi i KLP-së ndaj Kalanxhit zgjati 1 vit. Kërkesa e ILD-së u rrëzua më 2 tetor 2025, nga një përbërje tjetër e KLP-së, nga ajo që është sot.

Artur Metani e ankimoi vendimin e rrëzimit të propozimit për dhënien e masës disiplinore në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, si gjykata kompetente që gjykonte kësi lloj çështjesh.

Një tjetër “kolos” i drejtësisë së re është drejtues i kësaj gjykate, Ardian Dvorani.

Gjykata Administrative, më 24 mars 2026, dha vendim. Pasi e shqyrtoi çështjen dhe vërejti shkelje të rënda në analizën e KLP-së, vendosi kthimin e çështjes për rishqyrtim, duke urdhëruar KLP-në për “caktimin, brenda kufijve të diskrecionit të saj, të marrjes së një mase të përshtatshme dhe proporcionale në raport me shkeljen.”

Burgu apo seanca plenare nr. 313?

Me një simbolikë që përkon rastësisht me burgun 313 në Tiranë, u zhvillua seanca plenare nr. 313 në Polin e Drejtësisë. Në diskutime me dyer të mbyllura dhe të hapura vetëm për shpalljen e vendimit, KLP vendosi 5 me 4 në favor të Artur Metanit, Genti Shalës dhe Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela.

Anjeza Kalanxhi akuzoi këtë të fundit në fjalimin e saj bombë menjëherë pasi u dha vendimi:

“E nderuar kryetare ndjesё! Nёse mundem meqё u pёrmbyll ky proces, doja tё thoja dy fjalё tё fundit. Duke qёnё se nё 3 vite qё ushtroj kёtё profesion, pothuajse dy vjet i kam kaluar nё presionin e njё procedimi disiplinor, qёndrimi im ka qёnё jo shumё aktiv me thёnё tё drejtёn. Sepse kam pas besim te drejtёsia qё do tё bёhej nga ky Kёshill. Megjithatё, doja tё thoja qё lufta, ose mё saktё beteja ime nё kёtё procedim disiplinor ka qёnё nё njё pabarazi totale armёsh, ku pёrballja ime nuk ka qёnё nё fakt me Inspektorin e Lartё tё Drejtёsisё qё pёr shkak tё ligjit e ka kompetencё funksionale, por ka qёnё ekskluzivisht me Prokrorin e Pёrgjithshёm. Prandaj dhe unё kam kёrkuar pёrjashtimin e z. Sokol Stojani i cili jo vetёm shfaqi haptazi qёndrimin e tij tё njёanshёm, por duhet mbajtur nё konsideratё dhe mendova se ky Kёshill do ta kishte mbajtur nё konsideratё qё prej 1 viti Prokurori i Pёrgjithshёm ka bёrё deklarata tё vazhdueshme publike duke kёrkuar nga ky Kёshill qё ndaj meje tё merrej masё disiplinore. Dhe jo mё larg se nё mbledhjen e kaluar, Prokurori i Pёrgjithshёm, nё raportimin e tij nё komisionin parlamentar, pёrdori njё gjuhё tё ashpёr dhe madje intimiduese ndaj kёtij Kёshilli, duke kёrkuar qё ky Kёshill tё vendosi ndaj meje minimalisht njё masё disiplinore sado e lehtё qё tё ishte. Dhe normalisht ky proces nuk mund tё jetё absolutisht njё proces ligjor dhe i drejtё nё kushtet kur 1 votё, pёr mua nuk mund tё jetё kurrsesi 1 votё e paanshme, ndёrkohё qё z. Sokol Stojani ёshtё pёrfaqёsuesi i Prokurorit tё Pёrgjithshёm dhe qёndrimi i Prokurori tё Pёrgjithshёm ka qёnё evident pёrgjatё gjithё vitit. Fakt qё ai e pranoi dhe vetё nё komisionin parlamentar dhe me deklaratat qё bёri. Qё nuk po pretendoj tё ishte nё mbёshtetje jo vetёm timen, por tё gjithё prokurorёve tё shkallёs sё parё. Por pёrkundrazi, jo vetёm qё nuk ka qёnё asnjёherё mbёshtetje, por pёrkundrazi i ka atakuar gjatё gjithё kohёs, edhe mua personalisht. Mua pёr kёtё mё vjen shumё keq dhe sigurisht qё kjo masё nuk ka asnjё ndikim nё veprimtarinё time si prokurore, qoftё dhe kjo dita e fundit qё unё ushtroj profesionin. Se me sa kuptoj me forcёn e votave unё dhe mund tё largohem nga sistemi se nuk kam asnjё pishman. Sepse e kam ushtruar funksionin me moral tё lartё, pёrkushtim, ndёrgjegje dhe nё zbatim me pёrpikmёri tё ligjit. Por e vetmja gje qё mё vjen keq ёshtё pёr mesazhin qё u pёrcoll sot. Qё tё vёrtetёn e vendimi qё unё atakova e dinё tё gjithё. Dhe mesazhi qё u pёrcoll sot ёshtё mesazhi qё krimi mund tё vazhdojё tё bёjё ndёrhyrje, se nё fund tё ditёs ndёshkohet ai qё denoncon ndёrhyrjen dhe jo ndёrhyrja. Gjithsesi, ju falёnderoj!”.

Me mbarimin e fjalës së saj, ajo u largua, e shoqëruar nga murmuritjet mospranuese të burrave që votuan kundër saj.

Në votimin anti-Kalanxhi ra në sy mungesa e dy anëtarëve të KLP-së, të cilët kishin arsye “objektive” për të mos qenë aty. Mungoi një grua, prokurorja Ledina Riza, që zgjodhi të mos solidarizohej me gratë anëtare të KLP-së, por me shokun e saj në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe një burrë i lënduar Olger Eminaj, i cili, megjithëse e njihte mirë çështjen, Korçën dhe të vërtetën e saj, nuk kishte fuqi të kundërshtonte.

Magjistratja Anjeza Kalanxhi mori masën “vërejtje publike” pse ajo nuk pranoi të heshtë para një padrejtësie të gatuar nga “Burrat që urrejnë grate” në sistemin e drejtësisë.

Në sistemin e shqyer të drejtësisë, shkelja e rregullave të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit hetimor ishin shkaku ligjor që u dënua prokurorja Kalanxhi.

Ajo dha “alarmin” se një gjyqtar në Tiranë ishte në xhep të një banditi në Korçë.

Gjyqtari në fjalë, pas kësaj kambane, u promovua. Genti Shala është një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë. Një shkallë më poshtë, në apelin e “përlyer” prej tij, me siguri do të jetë pas pak muajsh Olsian Çela, Prokurori i Përgjithshëm.

Të dy do të kontrollohen në punën e tyre konfidenciale nga Artur Metani, që me çështjen “Kalanxhi” tregoi se jo vetëm nuk fle, por është më vigjilent se të gjithë për të ruajtur status quo-në e një sistemi drejtësie të kalbur.

Dёgjoni fjalёn e znj. Kalanxhi nё mbledhjen e KLP:

Link-u i seancёs sё plotё plenare publikuar nga KLP

© Ky është artikull ekskluziv i KontrasT.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” / Artikulli mund të ripublikohet vetёm i shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Postimi i mëparshëm

Studimi: Pse taksistët dhe shoferët e ambulancave preken më rrallë nga Alzheimer? Shkencëtarët zbulojnë rolin e “hartës mendore” të trurit

  • Më të fundit
Skandal në drejtësi: Akuza “bombë” e prokurores Kalanxhi: “Ju po mbroni krimin”

Skandal në drejtësi: Akuza “bombë” e prokurores Kalanxhi: “Ju po mbroni krimin”

7 Gusht, 2026
Studimi: Pse taksistët dhe shoferët e ambulancave preken më rrallë nga Alzheimer? Shkencëtarët zbulojnë rolin e “hartës mendore” të trurit

Studimi: Pse taksistët dhe shoferët e ambulancave preken më rrallë nga Alzheimer? Shkencëtarët zbulojnë rolin e “hartës mendore” të trurit

7 Gusht, 2026
“Bie” Raiffeisen Bank: Denoncohet “Ali Baba” me 40 hajdutë

“Bie” Raiffeisen Bank: Denoncohet “Ali Baba” me 40 hajdutë

6 Gusht, 2026
Pagat minimale në Europë në vitin 2026: Ku renditet Shqipëria dhe sa vlejnë realisht të ardhurat?

Pagat minimale në Europë në vitin 2026: Ku renditet Shqipëria dhe sa vlejnë realisht të ardhurat?

6 Gusht, 2026

Postimet e fundit

Skandal në drejtësi: Akuza “bombë” e prokurores Kalanxhi: “Ju po mbroni krimin”

Skandal në drejtësi: Akuza “bombë” e prokurores Kalanxhi: “Ju po mbroni krimin”

7 Gusht, 2026
Studimi: Pse taksistët dhe shoferët e ambulancave preken më rrallë nga Alzheimer? Shkencëtarët zbulojnë rolin e “hartës mendore” të trurit

Studimi: Pse taksistët dhe shoferët e ambulancave preken më rrallë nga Alzheimer? Shkencëtarët zbulojnë rolin e “hartës mendore” të trurit

7 Gusht, 2026
“Bie” Raiffeisen Bank: Denoncohet “Ali Baba” me 40 hajdutë

“Bie” Raiffeisen Bank: Denoncohet “Ali Baba” me 40 hajdutë

6 Gusht, 2026
Pagat minimale në Europë në vitin 2026: Ku renditet Shqipëria dhe sa vlejnë realisht të ardhurat?

Pagat minimale në Europë në vitin 2026: Ku renditet Shqipëria dhe sa vlejnë realisht të ardhurat?

6 Gusht, 2026

Na ndiqni në

KontrasT.al

KontrasT.al - Është një platformë mediatike që informon dhe argëton ndjekësit në 24/7. Lajmi, ngjarja dhe opinioni vijnë për lexuesit me ngjyra më të qarta - në tablonë e realitetit dhe kontraditave të tij.

Shfleto sipas kategorive

  • Aktualitet
  • Argëtim
  • Bota
  • Destinacione
  • Drejtësi-Ligj
  • Ekonomi-Biznes
  • Foto-Lajm
  • Horoskopi
  • Investigim
  • Kinema
  • Kosova
  • Kronika e zezë
  • Ku të shkojmë
  • Kuriozitete
  • Kursi këmbimit
  • Lajme
  • Lajme rozë
  • Letërsi
  • Misc
  • Modë
  • Moti
  • Muzikë
  • Opinion
  • Politikë
  • Portret
  • Psikologji
  • Rubrika artistike
  • Satirë
  • Shënim
  • Shkencë-Teknologji
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Sport
  • Stil jetese
  • Të tjera
  • Teatër
  • Video

Lajmet më të fundit

Skandal në drejtësi: Akuza “bombë” e prokurores Kalanxhi: “Ju po mbroni krimin”

Skandal në drejtësi: Akuza “bombë” e prokurores Kalanxhi: “Ju po mbroni krimin”

7 Gusht, 2026
Studimi: Pse taksistët dhe shoferët e ambulancave preken më rrallë nga Alzheimer? Shkencëtarët zbulojnë rolin e “hartës mendore” të trurit

Studimi: Pse taksistët dhe shoferët e ambulancave preken më rrallë nga Alzheimer? Shkencëtarët zbulojnë rolin e “hartës mendore” të trurit

7 Gusht, 2026
  • Rreth nesh
  • Reklamo
  • Politikat e privatësisë
  • Na kontaktoni

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Nuk ka të dhëna
Shiko të gjithë rezultatet
  • Kryefaqja
  • Lajme
    • Shqipëria
    • Kosova
    • Bota
  • Aktualitet
    • Drejtësi-Ligj
    • Politikë
    • Ekonomi-Biznes
    • Kronika e zezë
  • Shënim
  • Investigim
  • Rubrika artistike
    • Muzikë
    • Kinema
    • Teatër
    • Letërsi
    • Portret
    • Ku të shkojmë
  • Psikologji
  • Argëtim
    • Satirë
    • Showbiz
    • Lajme rozë
    • Stil jetese
    • Modë
  • Sport
  • Buqetë
    • Video
    • Shkencë-Teknologji
    • Horoskopi
    • Moti
    • Destinacione
    • Foto-Lajm
    • Kursi këmbimit
    • Kuriozitete
  • sq
    • sq
    • en
    • it

© 2025 KontrasT.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.